Feta Ramadan Koka, gjysmë shekulli në roje të jetës

90

Nga  Bajram Mehmet Koçi

Të  shkruash për njerëz të ndërgjegjshëm  që tanë kohën  e punës  ja kushtojnë  komunitetit për të cilin janë angazhuar është një detyrë dhe obligim  qytetar , që mund të shkruaj çdo   njeri që ka pasion për të vlersuar punën dhe kontributin e tij  që ka dhënë për shoqërinë , për të cilin po marr laps e letër për  të shkruar këtë artikull të shkurter.

Quhet Fetah Ramadan Koka. Është nga lagja Plepë e Okshtunit të Vogël rrethi Dibër, sot Bulqizë. Ka lindur ne vitin 1952 në një familje të madhe atdhedashëse, bujare, mikpritëse dhe patriote e cila pati ndihmuar shumë  luftën Nacionalçlirimtare me bujari, bukë, ushqim veshmbathje pa u kursyer asnjëherë. Babai i Fetait, Ramadani ka qënë veteran i luftës Nacionalçirimtare, partizan shëmbullor  dhe pas çlirimit të vendit babai i Fetait Ramadani  tanë jetën e tij ka pas qenë aktivizuar në shumë detyra shoqërore të kohës, pa ndjerë asnjëherë lodhje  I cili ishte një ndër intelektualet më të shquar të fshatit Okshtunë, pamvarsisht me shkollë të mesme, kurse moshatarët e Ramadanit ishin pa shkollë fare, se ashtu ka pas qënë koha. Në kohën pas clirimit, Okshtuni  si zonë e thelle malore e rrethit të Dibrës, ka qënë pa plotësuar me kuadro të mesëm në arsim dhe shëndetësi,  për të lartë s`behej fjalë fare.
Të gjithë kuadrot ishin jabanxhi, kryesisht arsimtarë që shërbejshin në Okshtunin e vogël dhe strehoheshin te Ramadan Koka, të cilët ishin shumë të kënaqur nga trajtimi dhe respekti që  gjenin në këtë familje bujaree mikpritëse. Ramadani mezi priste që ti rritej djali i parë Fetai që ta dërgonte në shkollë  për ta përgatitur për kuadër që ti shërbente Okshtunit, e ma gjerë.
Fetai mbasi mbaroi shkollën fillore në Okshtunin e Vogël  me arsimtarin e talentuar të ndjerin Bilal Salku, shkollën 8 vjeçare e mbaroi në Ostren të Madh shkëlqyeshëm. Në atë kohë në Okshtun nuk kishte shkollë 8 vjeçare. Babai i Fetait i kërkoi Seksonit të Arsimit të asaj kohe bursë për ta çuar Fetain në shkollën e mesme mjekësore në Vlorë e cila ju aprovua pa asnjë pretendim se Fetai i plotësonte të gjitha kushtet për me e vazhduar  më tej  prespektivën e jetës, se ishte një djalë shumë i zgjuar dhe i shkathët. Dhe shkollën e mesme në Vlore 4( katër ) vjet e mbaroi shkëlqyeshëm  dhe  e meritonte të vazhdonte studimet më tej në fakultetin e Mjeksisë, por Fetai si një djalë i zgjuar që ishte duke parë dhe vlersuar gjëndjen ekonomike të prindërve të tij  për tu ardhur në ndihmë më shpejtë se ishte  djali i parë i Ramadanit, ndërpreu shkollën dhe u kthye në Okshtun për t`i shërbyer atij komuniteti sa më shpejtë, që e priste me padurim duke numëruar vitet dhe ditët. Seksioni i shëndetësisë së asaj kohe dhe me aprovimin e Komitetit Ekzekutiv të asaj kohe  e caktojnë ndihmës mjek  në vendlindjen e tij Okshtun ku e prisnin me padurim. Në atë kohë në Okshtun për shumë kohë pat shërbyer  ninfermier i ndjeri Muharem Çela nga fshati Sebisht, fshat kufi me Okshtunin. Me ardhjen  ndihmës mjek Feta Kokës, i shkëlqeu shërbimi mjeksor duke i ardhur në ndihmë në menyrë të shkëlqyer popullit të Okshtunit ku u lind, u rrit, u eduku dhe u votu për me vazhdu shkollën e mesme të mjeksisë.
Edukatën kryesore Fetai e ka marr nga prindërit e tij Ramadani  dhe  nëna Meremja që ishin prindër shëmbullor  jo veçë në Okshtun por, në gjithe zonën. Fetai  nuk ndjente asnjeherë lodhjen  me i shërbyer popullit të Okshtunit në çdo kohë natën, ditën, në shi, në dëbor apo në vap  sikur e kërkonte i sëmuri në atë zonë  me ate teren shumë të thyer malor, por Fetai s`donte tja dinte, se  e kishte me shumë vullnet  me i shërbyer atij komuniteti  se  ishte djalë i asaj  ane dhe çdo premtim dhe angazhim donte ta bënte realitet. E justifikonte besimin me shërbimin e tij shëmbullor.  Arriti  të gëzoj një respekt të veçantë në të gjithë  zonën e Okshtunit, edhe pse jo dhe të katundit Ternovë, fshat kufi me fshatin Okshtun, ku në shumë raste Fetai  i kishte shërbyer dhe atij komuniteti sa herë që i kërkojshin ndihmë. Por ndërrimi i sistemit dhe në fshatin Okshtun  si ne çdo vënd tjetër shkatëroi çdo gjë.  Këtë fat të keq e patën dhe Qëndra Shëndetësore ku shërbente personeli mjeksor i kompletuar  me në krye ndihmës mjekun shëmbullor Feta Ramadan Koka. Filloi shpërbërja e Okshtunit nje veprin aspak të drejtë, mirpo Fetai nuk e ndërpreu punën  e mjkesisë;  shkoi  t’iu shërbente minatorëve të  minierës së Trenovës ne Vervjak, dy orë larg nga shtëpia e Fetait. Edhe këtu Fetai punoi me shumë pasion pa munguar asnjë ditë  duke përfshirë dhe ditët e diela, pamvarsisht nga vështirsitë e shumta  që kishte ai teren i thyer malor. Por shkatërimet ne fshatra vazhdonin, një shpërngulje masive të familjeve filluan, kështu dhe Fetai u detyrua  të largohet i fundit  nga Okshtuni dhe u vendos me shtëpi ne Babrru, Tirane ku aktualisht jeton dhe sot. Fetai dhe këtu nuk ju nda profesionit ne fushën e shëndetësisë.  Drejtoria e Spitalit “Nënë  Tereza”,  duke parë stazhin  e punës  në mjekësi të Fetait, duke marrë të dhënat dhe nga rrethi i Dibrës të cilat ishin të shkëlqyeshme e marrin menjëherë në punë. Caktohet për të punuar te Spitali Nr, 5 në pavionin e Psikiatrisë.
Dhe këtu shkëlqen puna e Feta Kokës, shëmbull për të gjithë personelin mjeksor të spitalit  pa asnje vrejtje, por gjithmon i falnderuar dhe i stimuluar  për shërbim shëmbullor ndaj të sëmurëve  deri sa mbushi moshën 65 vjeç. Vitin e kaluar doli në pension. Fetai gjithashtu është dhe një familjar i shkëlqyer. Bashkëshortja e tij zonja Bihane Koka,  e bija e Halit Stojakut,  e rritur në një familje me 7 fëmijë dhe  e edukuar shumë mirë nga prindërit e saj,  ka punuar dhe ajo ne fushën e shëndetësisë me profesionin mami. Fetai punoi në fushën e shëndetsisë gati gjysëm shekulli dhe e mbylli me shumë sukses.
Ne bashkëfshatarët e tij, shokët e punës ku Fetai kaloi shkëlqyeshëm me ta, shokët e fëminisë miqë dhe dashamir  e urojmë:   E GËZOFSHË PENSIONIN. JETË TË GJATË SA TË DËSHIROJ ZEMRA!

S'KA KOMENTE