Festohet 75-vjetori i çetës partizane të Dibrës

358

Më 20 qershor 2017 në Zogje u festua 75 Vjetori i çetës së parë partizane të Dibrës. Kishin ardhur në këtë festë pjesëtarë të familjeve të dëshmorëve, veteranë e pasardhës të tyre, banorë të fshatrave të Grykës Vogël , Grykës Madhe, Bulqizës, Matit etj. Pranë lapidarit u vendosën kurora me lule në emër të Prefekturës Qarkut Dibrës nga Ardit Kaja dhe Dan Meta (vëllai i dëshmorit Isak Metalia), Komiteti i Veteranëve të Luftës Antifashiste Na-ÇL. Ferit Sinani e Xhevat Jella.
Të pranishmit i përshëndetën Xhevat Jella – sekretar i Kom.Veteranëve të NANÇl të Bulqizës e prefekti Ardit Kaja. Ata folën për luftën heroike të Grykës Vogël e popullit të Dibrës kundër pushtuesve turq, serbë, austro-hungarezë e italo-gjermanë. Theksuan mbështetjen popullore që gëzonte Çeta e Dibrës e komandanti i saj Haxhi Lleshi gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, si dhe aksionet ushtarake të çetës te Gurët e Skënderbeut, në minierën e Kromit, Zerqan, për prerjen e linjave telefonike, në Rrugën Dibër – Strugë etj. Nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Man Jella”, nën kujdesin e Jeton Likës (Drejtor) dhe mësueses Fatmira Xhafa dhanë një koncert të bukur festiv, ku spikatën këngët partizane, patriotike, për dëshmorët etj, që u shoqëruan me duartrokitje.
Në fund u shtrua një koktel, me kontributin financiar të Lefter Allës (me origjinë nga Topojani), familja, bashkë me fshatin baza të Luftës Antifashiste Nac-çlirimtare. Ai u falënderua nga Komiteti i Veteranëve për kontributin që dha për në meremetimin e Lapidarit të Çetës së partizane në Zogje..
Me këtë rast u organizuan vizita në familje të dëshmorëve, si në familjen e Qerim Menës (vëllai i dëshmorit Elez Mena) dhe në familjen e Kadri Kajës, i afërt i dëshmorit Man Jella, që i dhanë gjallëri të veçantë festës së 75 Vjetorit të Çetës së Dibrës.
Kjo veprimtari e mirëoganizuar nga Komiteti i Veteranëve të Luftës Antifashiste Naçl, la mbresa e kujtime që do të ruhen për një kohë të gjatë nga të gjithë pjesëmarrësit. Prandaj ata u larguan me dëshirën që çdo vit të festohet kjo ngjarje, si pjesë e traditave tona patriotike.
Mehmet Koxha

S'KA KOMENTE