Basha: Bulqiza, shembulli më i mirë se si PD mund të fitojë një garë elektorale

211

• Kandidati për të fituar një mandate të dytë në krye të PD, Lulzim Basha u shpreh se përsëri, ekziston mundësia për të mposhtuar paratë e krimit dhe të drogës, dhe kjo vjen nga bashkimi i gjithë demokratëve. “Kemi mësime të çmuara në këto zgjedhje. Njëri prej tyre është mësimi juaj, i demokratëve të Bulqizës.
Gjatë takimit me demokratët e Bulqizës, në kuadrin e  garës për kreun e Partisë Demokratike, z.Lulzim Basha vlerësoi degën e PD-së Bulqizë dhe kandidatin e saj për deputet, Edmond Isaku si shembull frymëzimi në rang kombëtar. Kjo sipas tij për faktin se z.Isaku dhe dega e PD-së Bulqizë, duke dalë forcë e parë në këtë rreth dhanë shembullin konkret se si mund të fitohet një garë elektorale. Për këtë rezultat frymëzuars dhe inkurajues për gjithë demokratët në të gjitha rrethet e vendit, z.Basha u shprehu mirënjohje të thellë strukturave të PD-së në rrethin e Bulqizës dhe veçanërisht kandidatit potencial Edmond Isaku
Lulzim Basha gjatë takimit me demokratët e Bulqizës,  u ndal në analizën e zgjedhjeve, në përgjegjësitë që mban ai për rezultatin, dhe mësimet që duhen nxjerrë. Basha theksoi se me 25 qershor triumfoi shitblerja e votës dhe PD ishte e vetmja forcë politike që nuk u përlye në këtë krim.
“E nisëm këtë betejë me qëllim garantimin e zgjedhjeve të lira, të lira nga droga, të lira nga krimi, të lira nga korrupsioni që i mori shpirtin shqiptarëve në çdo nivel. Milionat ishin derdhur tashmë. Qindra mijëra votues ishin kapur jo prej një jave, por prej muajsh të tërë. Varfëria e tyre ishte blerë, integriteti i tyre ishte përdhosur. E vetmja forcë politike që nuk u angazhua në shitblerje votash është Partia Demokratike. E vetmja forcë politike që nuk u angazhua në joshje, shantazhe, terror dhe presion ndaj votuesve, është Partia Demokratike. Dhe këtë e treguat edhe ju demokratët e Bulqizës”,-tha ndër të tjera z.Basha. Kandidati për të fituar një mandate të dytë në krye të PD, Lulzim Basha u shpreh se përsëri, ekziston mundësia për të mposhtuar paratë e krimit dhe të drogës, dhe kjo vjen nga bashkimi i gjithë demokratëve. “Kemi mësime të çmuara në këto zgjedhje. Njëri prej tyre është mësimi juaj, i demokratëve të Bulqizës.
E para është bashkimi. Në Bulqizë u bashkuan të gjithë faktorët dhe për herë të parë pas tetë vjetësh, Partia Demokratike u rikthye forcë e parë politike në këtë rreth, në një qytet ku sundonte krimi, droga dhe korrupsioni.
Lulzim Basha theksoi se është i vetedijshem për pergjegjësitë e tij. Kush i kupton gabimet, tha ai, ka dhe vullnetin t’i ndreqë. Duke i siguruar demokratet se e ka këtë vullnet të plotë, Basha theksoi se është në politikë me dëshiren dhe vullnetin për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët. Duke korigjuar gabimet dhe bashkë me të gjithë demokratët që nuk kanë qëllim të vetëm karrigen, por ndryshimin, do t’ia dalim ta bëjmë Partinë Demokrike shpresën dhe besimin e çdo qytetari. Me ju të gjithë demokratët kjo është e mundur, u shpreh ai. “Marr përgjegjësitë e mia dhe pranoj përgjegjësitë e mia në këtë proces. Gabimet e mia janë të gjitha politike, sepse prej minutës së parë asgjë s’e kam bërë për veten time, për pushtetin tim, apo për karriken time, por gjithçka e kam vënë në funksion të Partisë Demokratike dhe demokratëve të thjeshtë”.
Basha garantoi demokratët se një nga objektivat e tij kryesore është fuqizimi i anëtarësisë për të vazhduar luftën për demokracinë në Shqipëri dhe për t’u kthyer pushtetin qytetarëve duke jo një grushti politikanësh.

S'KA KOMENTE