Edmond Isaku na përfaqëson denjësisht

572

Bashkim Lami

Edmond Isaku është zgjedhja e duhur për Bulqizën që do të na përfaqsojë me dinjitet në parlamentin e ri.
Unë vlerësoj tek Edmondi respektin që gëzon në komunitet me dinjitetin dhe  qëndrimin e tij, ku bashkë me familjen janë shembull në marrëdhënie me bashkëqytetarët, si dje kur punonte specialist në minierë, ashtu edhe sot që tashmë është nga biznesmenët e suksesshëm të Bulqizës.
Edmondi është njeri vizionar i orientuar saktë në ekonominë e tregut që me kurajo filloi biznesin dhe arriti të krijojë TV Bulqizën dhe Firmën “ISAKU”, i suksesshëm në ngritjen e tij ekonomike duke zbatuar ligjet me ndershmëri. Që kur ishte në hapat e para kishte ide të qarta dhe guxim për të ecur në biznes. Ai ka realizuar spektaklin e “Miss Bulqiza” kur kishte shumë pak para, duke e treguar vehten se e don atë vend të zhvilluar si në Europë.
Ai e mban vehten ngushtësisht të lidhur me Bulqizën duke dhënë shembull në orientimin e investimeve të tij me ngritjen në qendër të qytetit kompleksin bashkëkohor mediatik të TV, hotelit e restorantit, ku sot mund të akomodohen autoritete zyrtare të rangjeve të larta dhe turistë duke i dhënë emër Bulqizës në hartën turistike, gjë që i ka munguar deri më sot.
Edmond Isaku është biznesmeni i Bulqizës që ka mbështetur prej vitesh financiarisht projekte kulturore, sportive, mediatike e sociale dukeu bërë  shembull në dashurinë për këtë vend ku jeton qysh prej rinisë së tij. Edmondi ka aftësi të spikatura për të vlerësuar pozitivisht  idetë që ngrenë më lart emrin e Bulqizës. Ai ka mbështetur botimin e “Gazetës Bulqiza” në bashkëpunim me kryesinë e “Shoqatës Atdhetare Kulturore Bulqiza” dhe hapjen e faqeve në internet www.gazetabulqiza.al   dhe www.tvbulqiza.al, duke bërë të mundur për çdo emigrant që të njihen me zhvillimet në vendlindjen e tyre. Ai është me vizion perëndimor për zhvillimin e Bashkisë së Bulqizës dhe bashkëpunues në zbatim të ideve progresiste. Bisedat me Edmondin përfundojnë me vendime: Hajde ta bëjmë – kur është fjala në shërbim të Bulqizës.
Përvoja që ka sot Edmondi dhe arritjet e tij janë faktor i rëndësishëm që ai ta përfaqësojë Bulqizën në parlamentin shqiptar. Ai është njeriu i duhur që bashkë me kandidatët e PD-së për deputetë që  e njohin këtë komunitet për të gjitha problemet shqetësuese që kanë, duke i bërë ato ato objekt debati për t’i vendosur në rrugën e zgjidhjes e të zhvillimit të Qarkut Dibrës, duke filluar me ndërtimin e Rrugës së Arbërit si prioriteti më parë për dibranët. Edmond Isaku duke iu bashkuar ekipit vizionar e fitues të kryeministrit të ardhshëm të vendit, z.Lulzim Basha që po shpalos programin real për ekonomi të fortë dhe shtetin në dorë të qytetarëve, do ta vendosë të sigurtë Dibrën dhe gjithë Shqipërinë në rrugën e zhvillimit duke u ndarë përfundimisht nga krimi dhe droga.
Unë biri i Bulqizës, Bashkim Lami e kam dashur dhe e dua vendlindjen time dhe jetoj çdo ditë me shqetësimet publike që vijnë nga andej, edhe pse banoj prej vitesh në Tiranë. Mua nuk më kanë munguar iniciativat për rrugën që duhet zgjedhur, por sot ndjej përgjegjësi për thirrjen që u bëj bashkëqytetarëve të mi, të mbështesin Edmond Isakun në rrugën e fitores duke votuar Partinë Demokratike në numrin 6, si shpresë e re për të ecur përpara !

S'KA KOMENTE