Gjeneral Xhemal Gjunkshi: Dibranë, merreni Dibrën në dorë

62

Objektivat për Zhvillimin e Integruar të DIBRËS, 2017-2021:

1.    Financimi dhe përfundimi i Rrugës së Arbërit.
2.    Rihapja e Filialit Universitar në Dibër.
3.    Rikonstruksionin e Stadiumit të futbollit  “Korabi”.
4.    Vazhdimi i subvencioneve për fermerët, agropërpunuesit dhe blektorët, duke lehtësuar, bashkëfinancuar dhe mbështetur kërkesat e tyre……Baxhot, Frigoriferët, Magazinat, Linjat e Përpunimit etj.
5.    Krijimi i Markës Rajonale (Made in Dibra), për produktet e Dibrës, si Mollë, Qershi, Patate, Arrë, Gështenjë etj…
6.    Hartimi i politikave, ndërmjetësimi e lehtësimi i procedurave për thithjen e  invesitorëve për shfrytëzimin e burimeve minerale të Gipsit dhe Gurit të Kuq, kudo ku janë këto minerale në Dibër.
7.    Mbështetje me financime për përfundimin e rrugëve automobilistike në funksion të Turizimit malor dhe familjar, si rruga për në Lurë, rruga për në Tejs-Radomirë-Korab, rruga për në Bjeshkët e Gramës, rruga për në Bjeshkët e Hynoskës, rruga për në Bjeshkët e Rabdishtit e Skërtecit, rruga për në Liqenjtë e Kacnisë etj.
8.    Ulja me 250 lekë e çmimit të naftës.
9.    Ulja e tarifave doganore dhe bllokimi i hyrjes në doganë i produkteve që prodhen vetë Dibra (patate, qepë, lakër, mollë, arra, gështenjë etj.)
10. Pagesë nga qeveria për 300 kë/orë energji elektrike për familjet në nevojë.
11. Thithja e biznesit fasonë (rrobaqepsi etj) nga Tirana në Dibër për të mundësuar punësimin e vajzave dhe grave Dibrane.
12. Mbështetja me financim të drejtpërdrejtë nga qeveria e çdo inisiative lokale që punëson të rinjtë (drejtimi i turizmit malor dhe familjar).
13. Nxitja e të gjithë aktorëve lokalë dhe rajonal për rivitalizimin e ngjarjes kulturore e artistike të “Odës Dibrane”.
14. Lehtësira për të rijntë dhe gratë në biznes
15. Sigurimi i vendgrumbullimeve të produkteve agro-bujqësore e blektorale.
16. Mbështetja e një numri gjimnazistësh  me rezultate të shkëlqyera për vazhdimin e studimeve jashtë skemës së bursave (Fondi i Ekselencës).
17. Mbështetja e Festave  kryesore si Oda Dibrane, Panairi i të Vjelave, Festa e Shënkollit, festa e Drinit, festa e Bjeshkës, Panairi i Qershisë, etj.

 

Sigurimi i mbështetjes për projektet prioritare të infrastrukturës , DIBËR:

1.    Vënia në punë e sistemit të ujësjellësit për 10 fshatra të Maqellarës nëpërmjet furnizimit me vetërrjedhje.
2.    Mbështetja e çdo projekti ujësjellësi për furnizim me ujë të pijshëm të çdo fshati në Dibër.
3.    Mbështetja dhe financimi për ndërtimin e shkollave të reja dhe rikonstruksionin e tyre ekzistuese, kudo ku kjo është e nevojshme në Dibër, shoqëruar kjo edhe me Terrenet Sportive bashkëkohore, kjo në funksion të shkollës dhe komunitetit respektiv.
4.    Nxitja e fermereve për mbjellje të reja fidanishte (mbështetja me 4 fidanishte për fermerët) të paktën me 20% të rritjes së sipërfaqes së mbjellë me pemëtore)
5.    Vënia nën ujë ( vaditja) e fushës së Maqellarës.
6.    Vënia nën ujë e fushës së Kastriotit dhe e çdo ngastre bujqësore në Dibër.
7.    Financimi i projekteve për kanalizimet e ujrave të zeza në njësitë administrative, në lagje dhe fshatra, sipas prioriteteve të miratuara.
8.    Asfaltimi i i rrugëve për në qendra ish Komunash dhe në fshtrat kryesore në Dibër, gradualisht, sipas prioriteteve të miratuara më parë.
9.    Mbështetja e çdo projekti të natyrës mjedisore dhe të Turizmit në Dibër.

I renditur i dyti në listën shumëmemërore të kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike në Qarkun e Dibrës, gjeneral Xhemal Gjunkshi, ka garanci të plotë në fitoren e thellë të opozitës në këtë qark. Ish-Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA të RSH-së ka shpalosur para dibranëve një program ambicioz, i cili ka ndikuar në rritjen e mbështetjes elektorale për PD-në në qytetin e Peshkopisë dhe në krejt Dibrën. Më konkretisht, vizionin e tij, ky përfaqësues dinjitoz i elitës intelektuale dibrane e shpalos në këtë intervistë ekskluzive për “Gazeta Bulqiza”.

-Ç’përbën për ish-Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të FA të RSH-së, Xhemal Gjunkshi, kandidimi për deputet në Qarkun Dibër, si numri 2 në listën shumemërore të PD-së ?
Që në fillim dua të them se e kam pranuar si marrje  përgjegjësie dhe kontribut për Dibrën tonë të marrjes përsipër të kandidoj si deputet në listën e PDSH për Qarkun Dibër. Unë jam biri i Dibrës, jam lindur dhe rritur me fëmijërinë time në Peshkopi, në Dibër dhe jam formuar, ushqyer dhe rritur me vlerat dhe vyrtitet më të larta që mbart dhe krenohet Dibra dhe familja dibrane. Kudo ku kam punuar dhe jetuar, kam përfaqësuar përveç detyrës konkrete shtetërore si ushtarak karriere dhe deri tek shkalla dhe grada më e lartë ushtarake e Gjeneralit dhe Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Shqiptare, Anëtare e NATO-s, kam përfaqësuar edhe Dibrën dhe dibranët e mi, kulturën, traditën dhe vlerat e larta që mbart Dibra jonë, gjë për të cilat kam qenë dhe jam gjithmonë krenar.
Si Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, ndër të tjera kam kontribuar në hartimin dhe nënshkrimin e Dokumentit të Integrimit të FA ( Forcave të Armatosura) në NATO, Dokument i cili mban firmën time dhe të Komandantit Suprem të NATO-s në Amerikë (ACT), Gjeneral Palo Mero.
Me këto vlera dhe ekpserienca që kam fituar, e konsideroj veten personi i duhur për të dhënë kontributin tim tashmë edhe në politikë, për të ringritur dhe ringjallur Dibrën tonë, për të kontribuar për Republikën e Re të themeluar nga Partia Demokratike nën drejtimin e kryetarit të saj, Z. Lulzim Basha.  E bëj këtë se ndjej shqetësimin e shtuar këto vitet e fundit për hapat mbrapa dhe antivlerat që i solli qeverisja e Rilindjes dhe bashkëortaket e sajë LSI dhe PDIU jo vetëm Dibrës, por në  gjithë Shqipërinë.
Kriminalizimi i politikës, kriminalizimi i administratës shtetërore, rrënimi i ekonomisë, shtimi i varfërisë, eksodi i shtuar, sidomos i rinisë,  që solli këto 4-vite, qeverisja e majtë me patericat e saj, nëpërkëmbja e vlerave intelektuale dhe qytetare nga kjo qeveri, u bënë të pa durueshme. Në këto rrethana, iu përgjigja thirrjes dhe frymës së lidershipit të PD-së dhe kauzes së  Republikës së Re për t’u bërë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë të PD-së  për Republikën e Re.
Një shtysë tjetër në këtë drejtim që më nxiti edhe më shumë  ishte edhe Dibra ime, ishte degradimi i vlerave të shoqërisë dibrane dhe lënia pas dore e zhvillimit të Dibrës nga qeverisja e Rilindjes dhe përfaqësuesve të saj në pushtetin dhe administratën shtetërore dhe vendore në Dibër.  Fryma e Rilindjes, diversioni i saj, metodat e tyre të qeverisjes, sollën në Dibër anti vlera, dhunuan dhe nënshtruan intelektualët, nëpërkëmbën kapacitetet intelektuale që ishin ende në Dibër dhe në vend të tyre sollën të pa aftët, militantët me diploma false, injorantë e trafikantë. Kulmimi i kontributit të qevrisjes së majtë për shkatërrimin e administratës dhe vlerave të Dibrës erdhi vitet e fundit, sidomos me kanabizimit të Dibrës dhe me shkatërrimin e procesit në zgjedhjet lokale  në Dibër, sidomos ato të Shtatorit 2016. Kjo ishte aleanca shkatërruese, denigruese dhe dengjeneruese për Dibrën, aleanca PS+PDIU +LSI.
Unë, por jo vetëm unë, edhe mjaft intelektualë në zë pranë opozitës dhe degës së PD-së  Dibër, ato që janë qëndrestarët dhe mbrojtësit e vlerave të së djathtës në Dibër, ato që kanë kontribuar në vite për zhvillimin pozitiv të Dibrës, jemi të shqetësuar për këtë ku ka mbërritur, ku është degraduar qeverisja vendore dhe qendrore, ndaj duam të kontribuojmë drejtpërdrejtë për ndryshimin e gjendies, për rikthimin e Dibrës dhe Shqipërisë në vendin ku e meriton, në vlerat më të mira të qytetarisë, të qeverisjes e administrimit, në vlerat e NATO-s dhe BE-së ku e nisi dhe integroi Partia Demokratike. Dhe këtë e bën vetëm Republika e Re me Z. L. Basha dhe PD.
Unë pronova të kandidoj në Dibër për PD, sepse vetëm PD dhe Z. Basha, që e nisën, do e përfundojnë Rrugën e Arbërit, sepse vetëm PD i mbështet realishte fermerët,( gjë e provuar me grantet dhe subvencionet në vitet 2005-2013), sepse vetëm PD e mbështet realisht arsimimin e të rinjve dibrane dhe rikthen Filialin e Universitetit në Dibër ( Rilindja e mbylli, megjithëse ishte filial shtetëror, dhe megjithëse mësimi në ciklin 9- vjeçar zhvillohet edhe me 2-turne,  godina e universitetit-ish gjimnazi,  prej 3-4 vjetësh qëndron  bosh…!!!),  sepse PD dhe Republika e Re nuk bëjnë aleancë me të pa aftët, me matrapazët, me krimin dhe trafikantët.

-Çfarë i ofroni Ju dhe subjekti juaj Dibrës?
Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar në Republiken e Re, ofrojmë për  Dibrën, dibranët dhe shqiptarët :

EKONOMI E FORTË, dhe kjo nëpërmjet :
    Uljes së TVSH-së dhe me taksë të sheshtë 9%,
    zhvillimin e industrisë dhe hapjen e fabrikave të reja prodhuese,
    stazhe të paguara  1-vjeçare për 10.000 studentë të sapodiplomuar çdo vit
    mbështetje të drejtpërdrejtë financiare për fermerët
E NESËRME E SIGURTË, dhe kjo nëpërmjet :
    rritjes së cilësisë së shërbimit shëndetësor, më shumë mjekë, ilaçe dhe shtretër në spitale
    përmirësimin e arsimit, duke zgjatur ditën shkollore deri në orën 16:00 dhe duke ofruar drekën falas për të gjithë nxënësit
    universitetet publike si prioritet i qeverisë dhe duke i përfshirë studentët në bordet vendim-marrëse të universiteteve
    rritjen e kujdesit social për më të pamundurit në shoqërinë tonë dhe rritjen e pensionit minimal në 25.000 mijë lekë në muaj

Çfarë është REPUBLIKA E RE:

Deputetët e parlamentit shqiptar do të zgjidhen direkt nga populli dhe jo nga kryetari i partisë

Çdo deputet do të japë llogari para zgjedhësve, të cilët do të kenë mundësinë të kërkojnë ndërprerjen e mandatit të deputetit.
Konkretisht, bashkë me stafin dhe bashkëpunëtorët e mi, me ekspertët më të mirë që ka Dibra, në kemi hartuar ( në zbërthim të Platformës së PD dhe Republika e Re për këto zgjedhje), një Projekt konkret me Objektiva- Prioritet Zhvillimore për Dibrën me  qeverisje nga Z. Basha dhe  Republika e Re, për madatin 2017-2021. Dhe po i rendisim ato më poshtë:
Për të garantuar sa më sipër, unë do të bashkëpunoj me të gjithë aktorët lokalë dhe grupet e interesit. Dhe më kryesorja, do të hap dhe do mbaj funksionale Zyrën time si Deputet i Dibrës, këtu në Peshkopi. Paralel me këtë nuk do të  ndërpres, përkundrazi do të mbaj kontakte të drejtpërdrejta me qytetarët në Dibër, në telefon, email, etj.
Si ushtarak, kam bërë një betim dhe i kam qëndruar, edhe si deputet kam bërë  këtë betim para elektoratit që do i përfaqësoj, që do i mbroj, do i kontaktoj dhe do të jem zëri i tyre. Ky është betimi im.

-Dy fjalë për kundërshtarët ?
Përsa i përket kundërshtarëve, nuk preferoj të flas, pasi unë përfaqësoj dhe mbroj Republikën e Re dhe dua të shoh përpara. Por meqë jemi në fushatë dhe garë elektorale, për të mos u keqkuptuar me ata që e kërkojnë këtë gjë, shkurtimisht po them:
Duke qenë se shkatërrimin dhe rrënimin e Shqipërisë në këtë derexhe e solli Rilindja dhe koalicioni i saj, mbështetur dhe mbajtur në këmbë nga patericat e saj, LSI dhe PDIU, simbolet dhe simbolikat e këtyre të këqiave, matrapazllëqet dhe ushqimi i partive të tipit  Shpk me  mercenarë dhe antivlera, mëshirohen më së miri në listat e kandidateve PS, LSI, PDIU këtu në Dibër.
Ato duhet të vinin para dibranëve me një bilanc, por vijnë me mashtrimet e radhës. Dibranët pyesin : Ku janë 300 mijë vendet e punës, ku është shëndetësia falas, asnjë metër e shtuar në Rrugën e Arbërit që premtuan se do ishte e përfunduar, ku është mbrojtja dhe garancia për fermerët, pse kalben e hidhen mollët e fermerëve dibranë, pse po i  presin pemët frutore fermerët, përse studentët dibranë nuk kthehen më nga Tirana në Dibër, pse emigrojnë të rinjtë tanë…?
Kush janë kundërshtarët tanë politik : konkretishte, Beqja, simboli i korrupsionit dhe dështimit të shëndetësisë dhe Rilindjes, i rrëzuar nga Çadra e Lirisë, në radhë pas tij, anonimë…
Lista e LSI-së tipike me aksionere të partive Shpk, mbushur me matrapazë dhe “miza kali”…( dibranët e kuptojnë mirë këtë…)
Për të tjerët le të flasë vetë Dibra, boll ka duruar. Dibra nuk ka çamë, Dibra do të reagojë.

DIBRANË, MERRENI  DIBRËN NË DORË!
Unë kam ardhur, jam dhe do të jem këtu, në krah të Dibrës dhe dibranëve të ndershëm, do i prij të mirës kundër të keqes, do mbroj vlerat e Dibrës, kundër antivlerave. Do qëndroj fort dhe do të udhëheq dibranët kundër çdo presioni dhe shantazhi apo dhune për votë, kundër shit-blerjes se votës, kundër frikës, kundër nënshtrimit, nëpërkëmbjes dhe diskriminimit.

PËRPARA PËR REPUBLIKËN E RE

Rroftë Dibra dhe Dibranët kudo ku janë. Fitore më 25 Qershor.
Dhe në fund më lejoni të bëj një urim :
Ju uroj dibranëve kudo që janë : Gëzuar Muajin e Bekuar të Ramazanit.
I lutemi Zotit që në këtë Muaj të Shenjtë , t’ju sjellë të gjithë dibranëve dhe familjeve të tyre, kudo ku janë, gjithë të mirat që dëshirojnë, shëndet, paqe, mirësi, harmoni dhe begati.
Zoti e bekoftë Dibrën dhe dibranët.
Zoti i bekoftë  shqiptarët, Shqipërinë dhe Flamurin tonë.

Përgatiti: Korab RUNJA

S'KA KOMENTE