Mbështetje biznesit përmes taksave të ulëta

63

Kryesuesja e listës së kandidatëve të PD për deputetë në qarkun e Dibrës, Znj. Dhurata Çupi garanton mbështetjen e qeverisë Basha për biznesn. Ajo shprehet se biznesi ka nevojë për mbështetje përmes taksave të ulëta e politikave që jep mundësi për punësim të qytetatëve.
“Konstatova me kënaqësi se një biznes fason ka të punësuara të paktën 150 gra në Burrel dhe prej vitesh është kthyer në një mundësi më shumë për familjet Matjane. Administratori i këtij biznesi, puna e të cilit është fokusuar në prodhimin e veshjeve për eksport, tha se cdo ditë e më shumë po rritet interesi i banorëve të këtyre zonave për punësim”,-shprehet deputetja demokrate. Ajo garanton se Programi i PD është në mbështetje të biznesit, përmes uljes së taksave e që më pas sjell rritje të numrit të punësuarve.
Por ndërsa ky biznes fason është drejt zgjerimit të tij e që përkthehet në rritje të punësimit, znj.Çupi pati rastin të takojë në një tjetër biznes. Administratori i një mobilerie thotë se prej disa vitesh veshtiresite e shumta po ia bëjnë të pamundur aktivitetin duke e cuar atë drejt falimentimit. Ndonëse është një mbështetës i së majtës nuk e fsheh dot mllefin për situatën e vështirë ekonomike që po kalon.
Prandaj PD do të jetë me qytetarët e me biznesin për ta inkurajuar përmes taksave më të ulëta e që më pas gjeneron vende pune. Programi i Lulzim Bashës Kryeministër, është program për ekonomi të fortë. Ekonomia e fortë vjen përmes mbështetjes së biznesit

Më 25 qershor votojmë për familjen tonë e për të ardhmen e sigurtë.

Më 25 qershor votojmë për Republikën e Re  voto pd voto 6

Fitore

S'KA KOMENTE