Me 25 qershor do të votojmë për PD dhe për themelimin e Republikës së Re

45

Kur jemi te gjithë të bashkuar ia dalim me fitore. Rasti i kësaj energjie plot shpresë reflektohet në Mat. Të gjitha strukturat e degës së PD janë në unison. Kryesuesja e listës të kandidatëve të PD-së për deputetë në Qarkun e Dibrës, Dhurata Çupin thotë se qëllimi i të gjithëve është i përbashkët: T’u vërtetojmë banorëve të Matit se programi i Lulzim Bashës për ekonomi të fortë e të nesërme të sigurtë, është program për çdo familje shqiptare.
Dega e Matit tregon që ky është momenti i qytetarëve, e në këtë moment secili me përgjegjësi maksimale pa asnjë hatërmbetje janë bashkuar me programin e Republikës së Re. Drejtuesit e degës së PD në Mat me strukturat, së bashku me forumin e gruas demokrate dhe forumin rinor të PD, janë të gjithë bashkë në një mision: të sigurojnë fitoren e së nesërmes së sigurtë e t’i bindin qytetarët se alternativa jonë është alternativë për një qeverisje të drejtë.
Të bashkuar do t’ia dalim.
Më 25 qershor do të votojmë për PD-në dhe për themelimin e Republikës së Re
VOTOPD  VOTO 6   REPUBLIKA E RE

S'KA KOMENTE