Dhurata Çupi: Do të jem zëri i çdo dibrani në qeverinë “Basha”

76

Vëmendja e kryesueses së listës të kandidatëve të PD-së për deputetë në Qarkun e Dibrës, Dhurata Çupi është përqëndruar tërësisht tek problemet e qytetarëve e banorëve të Matit, por misioni i saj për t’u shërbyer atyre vijon edhe në Kuvendin e Shqipërisë. Pas takimeve të përditëshme dhe derë më derë me çdo banor të Matit, në çdo fshat a qytet, e ku çdo ditë ata shpalosin nevojën për programe e drejtësi, rasti për t’ua treguar këtë përkushtim është puna në komisionin e Vettingut në Kuvend.  “Përmes këtij komisioni dhe kontributit tonë në këtë drejtim buron drejtësia për çdo qytetar, që është edhe misioni i Partisë Demokratike për t’i siguruar çdokujt një qeverisje të drejtë. Çdo ditë do vijoj të jem me patritotët e mi, jo vetëm deri më 25 qershor por për çdo problemtatikë apo projekt për ta në 4 vitet e ardhshme”,-shprehet Znj.Çupi. Si një ndër zërat më të spikatur të jurisprudencës, deputetja demokrare e konsideron përgjegjësi por detyrë parësore që të jetë në zbatim të projektit të Lulzim Bashës për ekonomi të forte, të nesërme të sigurtë, e drejtësi në qeverisje. “Programi i PD është programi i drejtësisë sociale dhe i sigurisë për të nesërmen. Ne do t’ia dalim. ulzim Basha Kryeministër do ta bëjë realitet këtë mision për shqiptarët”,-shprehet Znj.Çupi.

-Znj. Çupi, ju jeni në krye të ekipit të PD për qarkun e Dibrës. Ku konsiston programi juaj?
Faleminderit për këtë intervistë.
Së pari dua të them se ndihem e privilegjuar për faktin se Lulzim Basha më vendosi të udhëheq ekipin tonë të fitores në zgjedhjet e 25 qershorit. Si bijë e kësaj zone ndihem e vlerësuar. Sigurisht kjo është edhe përgjegjësi për t’ia dalë e për të siguruar fitoren tonë, duke nisur nga Dibra.
Projekti i Lulzim Bashës është projekt konkret dhe i prekshëm për çdo qytetar dhe do të nxjerrë vendin nga kjo krizë e thellë ku është futur katër vitet e fundit. Jam e bindur se ky projekt do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë, pa asnjë dallim, e sigurisht edhe në qarkun e Dibrës.
Një nga projektet që do të veçoj për zonën që përfaqësoj në këtë garë, është Rruga e Arbërit, një projekt ky i braktisur nga kryeministri aktual e që do të mbyllet me suksese nga qeveria e Lulzim Bashës. Ky është edhe premtimi i kreut të PD në takimet me banorët e Dibrës, ndërsa ju siguroj se unë do të jem zëri i çdo dibrani në qeverinë e Bashës, për ti shkuar deri në fund këtij projketi për banorët e këtyre zonave, që nuk janë shumë kilometra larg Tiranës, por infrastruktura e keqe e ka lënë atë në harresë.

-Më konkretisht, çfarë i ofroni Dibrës?  
Infrastruktura dhe investimet në këtë sektor do të jenë prioritet i imi, pasi rrugët lidhin fshatra e qytete por krijojnë afërsi, lehtësira mes njerëzve. Në këtë drejtim dua të theksoj se vëmendja ime do të jetë jo vetëm për infrastrukturën rrugore, por edhe për investime në shkolla, deri në fshatin më të largët, apo në qendrat shëndetësore. Këto janë disa nga shqetësimet më të mëdha të këtyre banorëve me të cilat jam përballur këto ditë në takimet me ta.

-Si ndër më të besuarat e ekipit “Basha”, çmund të thoni për premtimet në këtë fushatë elektorale?
Krijimi i vendeve të punës si prioriteti ynë bëhet i mundur përmes politikave që do të ndiqen nga qeveria e djathtë. Projekti i Lulzim Bashës për ulje të taksave, me taksë 9 përqind krijon frymëmarrje për biznesin i cili mund të zgjerohet e të krijojë vende pune. Zona e Dibrës është zonë më shumë rurale e për këtë politikat në mbështetje të fermerëve do të jenë prioriteti im. Do të jem avokate e interesave të patriotëve të mi, por besoj se interesi i Lulzim Bashës kryeminsitër për zhvillimine bujqësisë është i dukshëm tashmë. Mendoj se nuk janë pak 100 milion euro investime në bujqësi apo heqja e taksës prej 240 lekë për karburantet.

-Si do t’i realizoni këto projekte?
Sigurisht të gjitha këto dhe shumë projekte të tjera për banorët e Dibrës, kërkojnë vullnet. Mua nuk më mungon ky vullnet, Lulzim Basha e do këtë zhvillim e ndryshim. Besoj që bashkë me të gjithë dibranët e shqiptarët do tia dalim të kemi një të nesërme më të mirë. Dhe nëse me pyesni se çfarë i ofroj Dibrës? PO, e them me plot gojën: dibranët do të kenë të gjithë vëmendjen time dhe angazhimin tim për çdo projekt, në mënyrë që banorëve të këtyre zonave të lënë në harresë për 4 vjet, t’u japim mundësinë të dalin nga varfëria e të sigurojnë ekonomi më të mirë për familjet e tyre e praktikisht kushte më të larta jetese.

-Cili është mesazhi që u jepni zgjedhësve?
Çdo dibrani, çdo banori të saj u bëj një thirrje të sinqertë: Ti japin mundësinë vetes dhe familjeve të tyre që të kenë një të nesërme më të sigurtë e të drejtë. I ftoj ata që të bashkohen, të ndëshkojnë keqqeverisjen, e të votojnë për të djathtën, si alterantivë për një ekonomi më të fortë. Jam e bindur se duke votuar Partinë Demokratike, ata do të votojnë së pari për veten e për një qeverisje të drejtë. Ata duhet ta dinë që programi i Lulzim Bashës është konkret dhe i besueshëm. Nuk është program thjesht elektoral, është program për themelimin e një Republike të Re, jo një fasadë apo mashtrim elektoral siç bëri 4 vite më parë me Edi Rama. Jam e sigurtë se bashkë të gjithë do t’ia dalim, e për këtë duhet që secili prej nesh të dielën e 25 qershorit t’u drejtohet kutive të votimit e të votojnë për alternativën e djathtë, për Partinë Demokratike që themelon Republikën e Re.

Ju Faleminderit!

S'KA KOMENTE