Zerqani, ndër vendet ku vota peshohet mirë dhe merret shumë seriozisht

144

Pas takimeve me liderin e opozitës, Lulzim Basha, ekipi i demokratëve të Bulqizës u zhvendos në vendin e quajtur “Tre çezmat” ku u zhvillua një takim modest me banorët e Sofraçanit.
Pas kësaj atmosfere z.Edmond Isaku dhe ekipi i tij u gjend në fshatin Strikçan të Njësisë Administrative Zerqan. “Prezantimi i program-platformës “Republika e Re” është një risi, programi ekonomik është konkret dhe i prekshëm. Po ashtu ulja e TVSH, ulja e taksës në nivelin 9%, reforma në sistemin arsimor, riformatimi i sistemit shëndetsor, jo për ta bërë shëndetësinë falas, pasi kjo është një ëndërr që e shikon vetëm (Rilindja)”, – theksoi ai. Data 25 qershor, shihet si data në të cilën qytetarët shqiptarë do të dinë të orientohen nga programi më real, nga personi me integritet, theksoi Z.Isaku.
Pas atmosferës pozitive që u krijua në Strikçan, ekipi i punës u drejtua për në Zerqan, djepin e kuturës dibrane në tërësi e Grykës së Madhe në veçanti. Një takim model dhe shumë motivues, e përkufizon deputeti i ardhshëm demokrat. Z.Edmond Isaku tha se, Zerqani ka qenë dhe vazhdon të mbetet ndër epiqendrat e kulturës, ndër vendet që nuk votohet sa për inerci, por ndër vendet ku vota peshohet mirë dhe merret shumë seriozisht.
Republika e Re shihet si e vetmja zgjidhje për situatën ekonomike në të cilën ndodhet Shqipëria sot. Të pranishmit e përgezuan z.Edmond Isaku për kandidimin dhe premtuan mbështetje maksimale. Qeveria e sotme, pas katër vitesh duket se për Zerqanin nuk pasur asnjë plan, qeverisja lokale, Njësia Administrative duket se është kthyer në një institucion nul, i cili nuk ka asnjë kompetencë, ose që i mungon vullneti për t’u marrë me punë reale.
Pas këtij takimi tepër dinjitoz e me nivel, ku bashkëbisedimi ishte baza, z.Isaku, tepër i frymëzuar dhe i motivuar niset drejt Sopotit.
Sopoti tashmë ishte në festë. Këngë e valle, një atmosfere festive dukej se kishte nisur përpara se ekipi ynë të arrinte aty.
Ndër të tjera në fjalën e tij, z.Edmond Isaku përmendi infrastrukturën në këte fshat dhe fshatrat perreth. “Detyra e deputetëve nuk është angazhimi në politikat lokale, sepse kjo është kompetencë e qeverisjes vendore, bashkive dhe njësive administrative, por në kushtet që ne ndodhemi sot, me këtë ekonomi të rrënuar, me një shkallë korrupsioni tepër të lartë, informaliteti e pabarazie si në tatime po ashtu edhe në fusha të tjera të jetës ekonomike dhe sociale, detyra e deputetit patjetër që duhet të “zbresë” në nivel lokal, celula bazë e shoqërisë. Familja duhet të jetë fokusi ose parametri në të cilin duhet të bazohen të gjitha strategjite dhe politikat”,-theksoi z.Isaku.
Pasi u prezantua në mënyrë tepër të detajuar programi për Republikën e Re, duke përmendur këtu nivelin e pensionit minimal prej 25.000 lekësh, subvencionimin e fermerëve etj etj, z.Edmond Isaku zhvilloi një bashkëbisedim të hapur, duke i dhënë mundësinë gjithsecilit nga të pranishmit të shprehë shqetesimet dhe sugjerimet që kishte.
Vota për  Partinë_Demokratike, për NUMRIN_6 , përkthehet në votë për një EKONOMI_TË_FORTË & TË_ARDHME_TË_SIGURTË

Falenderime e mirënjohje pa fund për mbështetjen.
Së_bashku_përpara! Fitore!

S'KA KOMENTE