Forcimi i Familjes, themeli i Republikës së Re

81

Mbështetje e gjerë elektorale për deputetin e ardhshëm demokrat, Isaku, në dy lagjet e qytetit të Bulqizës

Në dy takime me qytetarët e dy lagjeve kryesore të Qytetit Bulqizë, Lagjen e Re dhe Lagjen e Vjetër, deputeti i ardshëm democrat, Edmond Isaku bëri një analizë të qeverisjes së sotme, duke nxjerrë në pah problematikat që ka sjellë keqqeverisja, keqadministrimi vendor dhe impakti negativ që ata patën në ekonominë shqiptare. Në këto katër vite, theksoi ai, shqiptarët në përgjithësi dhe bulqizakët në veçanti u përballën me një sërë “Reformash” që i dhanë një goditje tepër të rëndë financave modeste të familjeve shqiptare. Qytetarët u përballëm me rrritje të taksave, rritje të çmimit të energjisë elektrike, rritje të çmimit të naftës, et,j etj. Në këto katër vite çdo gjë u rrit me përjashtim të ekonomise familjare për të përballuar shportën e konsumit. Gjithashtu rritja e taksave dhe tatimeve nuk u shoqërua me rritje të investimeve por përkundrazi, ato u minimizuan.
Për këto dhe të tjera arsye Partia Demokratike, nën drejtimin e z.Basha hodhi idenë e një Republike të Re, të një programi të bazuar në një format komplet ndryshe nga ky sistem i amortizuar politikash, të cilat nuk kanë asnjë efekt konkret, por përkundrazi përkeqësuan situatën.
Ndër të tjera z.Isaku vuri theksin në tre pika bazë të programit të PD-së: Kufirin e pensionit minimal prej 25.000 lekësh, ulje të çmimit të karburantit si dhe reformën në arsim; shtimin e orëve të mësimit si dhe ofrimin falas të drekës për nxënësit në shkollat publike.
“Republika e Re ka në thelb familjen; sa më e fortë ekonomikisht të jetë një familje, aq më shumë të sigurtë e ka të ardhmen”,-theksoi z.Isaku.

S'KA KOMENTE