Basha në Bulqizë: Kemi gati Statusin e Minatorit

345

E shtuna e datës 10 qershor nisi ndryshe për demokratët dhe mbarë qytetarët e Bulqizës. Kjo ditë e shënuar nisi  me viziten e Kryetarit të Partisë demokratike Lulzim basha, me marshimin e tij në shëtitoren e Qytetit të Vjetër të Bulqizes, ku Ai takoi qytetarët të profesioneve dhe të fushave të ndryshme. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë kthimit nga Dibra, ku mori pjesë në një takim elektoral me familje emigrantësh, është ndaluar edhe në qytetin e Bulqizës, ku është pritur nga banorë të rastësishëm, gjatë një kalimi në këmbë në pedonalen e qytetit. I shoqëruar nga kandidatët për deputet të PD në Qarkun e Dibrës, kryedemokrati Basha, ka përshëndetur banorë të moshave e gjinive të ndryshme që ndodheshin në pedonale, si dhe ka marrë kontakt me minatorë, banorë të rastësishëm që lëviznin në pedonale, biznesmenë të njësive tregtare, si dhe të rinj e të reja që rastësisht u ndodhën duke pirë kafe në lokale. Në takimet e shkurtëra me ta, ai ka premtuar ulje taksash, statusin e minatorit dhe kushte më të mira pune e trajtimi për minatorët, Kryeministri i ardhshëm demokrat bashkëbisedoi me qytetarët e Bulqizës për problemet e papunësisë, mosshkollimin e femijëve, kushtet e punës e jetesës, etj. Në përgjigje të interesimit të atyre qytetarëve të Bulqizës që kanë një jetë në thellësitë e nëntoktës, Basha tha se “E kemi gati Statusin e minatorit”. Më tej ai vijoi me vizionin e tij për minierën e Bulqizës duke deklaruar se: “Mineralet nuk do ti lemë në dorë të një grushti oligarkësh dhe politikanësh mafiozë të lidhur me ta. Programi i qeverisë së PD përcakton që renta minerare do të ndahet midis pushtetit qëndror dhe pushtetit vendor, me destinacion të veçantë, mirëqënien e minatorëve.
Për problemet konkrete të qytetarëve të Bulqizës lideri demokcrat Basha bashkëbisedoi më pas me një grup të rinjsh, ndërkohë që në takimin me përfaqësues të bizensit tek tregu i qytetit, pasi dëgjoi me vëmendje shqetësimet e tyre, premtoi uljen e taksave dhe mbështetjen reale me subvencione.

S'KA KOMENTE