Mbështetje historike për Shqipërinë dhe shqiptarët

67

Kryetari i PD-së Lulzim Basha takohet me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump

 

Takim i jashtëzakonshëm me Presidentin Donald Trump! Vizioni dhe kauza e tij janë frymëzim dhe inkurajim kolosal për lëvizjen tonë për një Republikë të qytetarëve, me ekonomi të fortë dhe të nesërme të sigurt për të gjithë shqiptarët
Kryetari i PD-së Lulzim Basha, më 14 Qershor 2017, ka zhvilluar një takim me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump. Është vetë Basha që e ka bërë publik takimin e zhvilluar në Uashington.
“Takim i jashtëzakonshëm me Presidentin Donald Trump! Vizioni dhe kauza e tij janë frymëzim dhe inkurajim kolosal për lëvizjen tonë për një Republikë të qytetarëve, me ekonomi të fortë dhe të nesërme të sigurt për të gjithë shqiptarët. Sapo mbylla një vizitë dy ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë Javës së Shtëpisë së Bardhë për Zhvillimin e Fuqisë Punëtore ku po diskutohen iniciativat e administratës Trump mbi uljen e taksave, trajnimin profesional, stazhet e punës dhe financimin e studimeve. Mirënjohje të pakufishme Presidentit Trump dhe SHBA për mbështetjen për Shqipërinë dhe shqiptarët!”, shkruan kreu i PD-së, Lulzim Basha.
Takimi, Basha e paralajmëroi pak ditë më parë në Korçë teksa u pyet nga një pjesëmarrës në takimin elektoral.
Dhjetë vjet më parë, Lulzim Basha, si ish-ministër i Punëve të Jashtme, pati nderin të presë dhe të shoqërojë gjatë gjithë vizitës së tij historike në Shqipëri, Presidentin e SHBA George W. Bush, i cili njoftoi nga Tirana vendimet se Kosova do bëhej e pavarur dhe Shqipëria do anëtarësohej në NATO.
“Kombi ynë i është përjetë mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Si kryeministër i Republikës së Re unë do ta forcoj edhe më shumë bashkëpunimin dhe aleancën strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Presidentin Trump”,-shprehet z.Basha.

 

S'KA KOMENTE