Depresioni

123

Nga Agim DEMIRI

Depresion është një fjalë e huaj që ka në gjuhën shqipe sinonimin me fjalën “përmbytje” të një vendi të ulët që ndodhet nën nivelin e detit apo shtratin e një uji të rrjedhshëm dhe që uji që del mbi to, jo vetëm i mbulon në rast vërshimi, por mbetet mbi të edhe më pas. Në gjuhët e huaja ka përdorim të gjerë ndër të tjera edhe të emërtimit të krizës ekonomike dhe politike në një vend. Në gjuhën shqipe kjo fjalë ka hyrë vetëm në kuptimin psikologjik.  Në këtë kuptim kjo fjalë emërton një lloj të veçantë të çrregullimeve psikologjike që vijnë nga gjendja shpirtërore e humbjes së besimit të të sëmurit te vetvetja, goditjeve të ndryshme shoqërore që vjen për arsye të ndryshme shoqërore (fatkeqësi të llojeve të ndryshme aksident, humbje e njerëzve të dashur, humbje të ndryshme ekonomike etj.). Kjo gjendje nuk është rastësi që emërtohet me emrin “depresion” sepse i ngjan një fushe të përmbytur – ku më përpara ishte e gjelbëruar, e lulëzuar dhe vërshimi fshin çdo gjë. Problemi është se përmbytja në këte rast e lë ujin mbi të edhe më pas. E njejta gjë ndodh në rastin e kësaj lloj gjendje ku i sëmuri “është i përmbytur“. Edhe depresioni është “moral i ulët “ – jetë pa nxitje që shkon deri të padëshira për të jetuar.
Karakteristikë psikologjike e njerëzve me gjendje psikologjike depresive është se humbin interesin për mjedisin që e rrethon. Bie në mënyrë të dukshme gjallëria jo vetëm në krahasim me atë më përpara, por disa shkallë më poshtë dhe që shkon gjithmonë e më në rënie shumë të shpejtë dhe rëndohet deri në humbjen e interesit për jetën që mund të përfundojë deri me vetëvrasje. Bëhet e dukshme edhe së jashtmi pas 5-6 muajsh. Nuk duhet të ngatërrohet me rënien shpirtërore edhe mërzitë e çastit, që vijnë për arsye të ndryshme dhe që kalojnë.
Në gjendjen depresive ai është dhe e pranon edhe vetë se është i mërzitur, por pa “shkak“ siç do të ndodhte me një tjetër jodepresiv. Ata shpesh shprehen se “jam i mërzitur “ dhe nuk dinë të tregojnë se përse. Arsye sepse një njeri bëhet me çrregullime depresive janë të shumta dhe të shumëllojshme. Depresioni i përgjithshëm bëhet bazë për të shtuar vazhdimisht njerëzit me këto lloj çrregullimesh që për fatkeq po shtohen. Por, studimet bashkëkohore po tregojnë se më kryesoret e këtij çrregullimi janë:
1) Në përgjithësi janë njerëz nervozë. Të rrezikuar për t’u prekur janë ato që gjatë fëmijërisë e sidomos foshnjërisë i kanë shpëtuar për pak vdekjes nga një temperaturë e lartë trupore. Po kështu edhe ato që preken nga problemet e tiroideve, sepse krijojnë një rrethanë dhimbjesh dhe dobësimesh të funksioneve të trupit e në mënyrë të veçantë të zemrës dhe mushkërisë që krahas dhimbjeve i krijojnë edhe një gjendje sikleti shumë bezdises. Nga studimet ka dalë se tiroidet “sëmuren”apo rëndohen nga gjendja depresive dhe bëhen bazë për ta shtuar këte gjendje. Si tipa psikologjikë janë në përgjithësi vetvetiu të pakënaqur me mjedisin dhe njerëzit përreth. Atyre nuk u pëlqen pothuajse asgjë dhe rrethana të veçanta e rëndojnë këte gjendje të tyre. Përveç kësaj janë njerëz me karakter të dobët.
2) Jeta e tyre e çrregullt dhe edukimi i keq. Në përgjithësi i ka karakterizuar parregullsia në jetën e përditshme, humoret e këqija dhe sidomos mungesa e ngrohtësisë familjare dhe shoqërore. Në përgjithësi janë njerëz me rrethana të tilla jetesë që u mungojnë familja dhe u mungon ndjenja e ngrohtësisë familjare e sidomos prindërore, ose e kundërta – mungesa e fëmijëve për arsye të ndryshme dhe sidomos kur ndjejnë se u mungon dashuria e tyre. Nga tërësia e njerëzve me depresion sasinë më të madhe të tyre e zënë të rriturit pa prindër. Përqindjen më të madhe: – kur kanë humbur të dy prindërit; më pas të rriturit pa nënën; Në fushën e edukatës mund të shënojmë traumat që pësojnë në moshë fëminore nga një jetë e pazakontë e tyre, apo tmerre që kanë kaluar (tmerre luftërash apo dhunimesh të ndryshme ); jetën pa dashuri-jetojnë me ndjenjën se nuk i do askush.
3) Karakteri i tyre i dobët; – temperamenti melankolik, mungesa e vullnetit, plogështia; dhe edukimi i keq i tyre në rastin më të mirë duke “u lënë në hije” në prapambetjen që krijojnë në raport me të tjerët dhe në rastin më të keq duke u ndrydhur, dhunuar, sharë e fyer posaçërisht për këto dhe duke u detyruar “të ecin përpara” me dhunë e detyrim pa u bindur se ç’duhet të bëjnë në jetë dhe si duhet të ecin. Njërëzit përreth (të afërt, mësues etj) kujtohen për to kur i shohin të çrregulluar me depresion dhe jo më përpara që të bëjnë me këto tipa një punë të specializuar për t’i bërë që edhe ato të forcojnë karakterin dhe të ecin me hapin e të tjerëve. – Nuk është lehtë të shërosh një njeri me depresion. Megjithatë në gjendjen e një të prekuri nga çrregullimi i tipit depresion duhet pasur parasysh: -a) Siç e pamë këto tipa psikologjikë u ngjajnë tokave nën nivelin e detit që përmbytja i lë të tilla edhe më pas. Në këto kushte këto tipa duhen “terur” nga përmbytja – shpëtuar nga rënia shpirtërore. Nuk mund të bëhet kjo pa parë se çfarë e ka sjellë ketë rënie që të hiqet si “barrë “ mbytëse apo lehtësuar sipas rastit. – b) Edhe në qoftë se deri në këtë gjendje psikologjike është bëre gabimi që të trajtohen pa dashuri, në këtë gjendje kjo duhet të kuptohet si terapi shërimi. Ata duhet të mbahen afër, të shprehet dashuri ndaj tyre dhe të nxiten të fitojnë gjallërinë e humbur duke u vlerësuar tashmë edhe si një detyrim për shkak të gjendjes së krijuar nga sëmundja. Përtej kësaj duhet të trajtohen me dashamirë si, sepse në këtë gjendje atyre u duket se nuk janë në gjendje të bëjnë asgjë, – pra janë të pavlefshëm, nuk u duhet më jeta dhe se nuk i do askush. – c) Në këte gjendje ato, edhe pse bëjnë ç ‘është e mundur, nuk mund ta fshehin më çrregullimin që i ka kapur. Për këtë u vjen turp. Pikërisht për këte nuk duhet të keqardhen hapur sidomos duke u krahasuar se “ishin mirë “ apo “ç’të gjeti” dhe të fyhen qoftë edhe padashur. Përkundrazi të krijohet një mjedis rreth tyre i zakonshëm si më parë larg dukjeve shqetësuese, përkundrazi një gjendje që do të shërohet, do të kalojë e do të bëhet mirë.      Aq më tepër kur ai ndesh keqardhjen e tyre për të, për gjëra që e çuditin. Ka mënyra të tjera për të shprehur keqardhjen. Edhe në qoftë se ai vetë arrin të shprehë ndonjë shqetësim të tillë, të fshihet keqardhja dhe t’i rritet besimi te vetvetja duke i treguar me a pa emra të tjerë me ato çrregullime që u kanë kaluar dhe janë bërë mirë. – Megjithatë në këte gjendje i prekuri nga çrregullimet e depresionit, kur nga mërzia e zakonshme vjen vazhdimisht duke u përkeqësuar, duan patjetër një trajtim të veçantë që është punë e psikologut me seanca të posaçme të cilat janë të pashmangshme, sepse përveç të tjerave e “terin” duke ia shprehur dikujt shqetësimet që ka si një barrë e rëndë që e mundon. Psikologu pastaj ka mjeshtërinë, që t’ia lehtësojë e dora-dorës t’ia shkarkojë atë barrë. Duhet vlerësuar si “kthimi “ i tij kur ai kërkon psikolog, sepse do që të sherohet. Ndaj ai t’i gjendet menjëherë pa anashkaluar për asnjë çast porositë e sipërpërmendura.

S'KA KOMENTE