Xhemal Gjunkshi: FRPD, burimi i energjisë që na çon drejt fitores

47

Ne kemi një potencial të fuqishëm nga të rinjtë dhe ne duhet të kemi guximin për të ndryshuar idetë dhe praktikat e vjetra, në mënyrë që ta orientojmë fuqinë e tyre drejt qëllimeve të mira.
Fëmijët janë e ardhmja !
Të nderuar prindër mos jua prisni shpresën këtyre engjëjve.
Vota për Edi Ramën është votë kundër të ardhmes së fëmijëve.
Mos u shisni sot për pak lekë kriminale .
Mos e shisni të ardhmen e fëmijëve.
Votoni nr 6 .
Votoni për fëmijët tuaj.

 

Klos, fermerët në protestë për Dermatozën Nodulare

Dhjetra fermerë të fshatit Klos-Katund në Bashkinë e Klosit kanë dalë sërisht në protestë për mos dëmshpërblimin si pasojë e dëmtimit të gjedhëve nga sëmundja Dermatoza Nodulare. Banorët kanë protestuar duke bllokuar rrugën Bulqizë – Klos, në shenjë proteste. Sipas banorëve, Mati i cili është dëmtuar më shumë nga kjo sëmundje, nuk është kompensuar me asnjë krerë gjedhë. Ndërkaq, Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë Dibër, Novruz Jashari, duke e quajtur të drejtë protestën e fermerëve, tha se tashmë kontrata është lidhur me fituesin e tenderit që do të sjellë lopët nga Hollanda dhe brenda dhjetë ditëve nis shpërndarja. Këtë shqetësim e ka ngritur pranë qeverisë dhe komisionit të ekonomisë, herë pas here edhe deputetja e Qarkut Dibër Dhurata Çupi e cila sipas saj, qeveria ka mashtruar me afatet e kompensimit të fermerëve.

S'KA KOMENTE