DHURATA ÇUPI: Me qytetarët në Mat e për qytetarët në Kuvend

55

Çdo ditë secili prej nesh ka për detyrë dhe do të jetë në zbatim të projektit të Lulzim Bashës për ekonomi të fortë, të nesërme të sigurtë e drejtësi në qeverisje

 

Çdo ditë vëmendja është përqëndruar tërësisht tek problemet e qytetarëve e banorëve të Matit, por misioni për t’u shërbyer atyre vijon edhe në Kuvendin e Shqipërisë.
Pas takimeve të përditëshme dhe derë më derë me çdo banor të Matit, në çdo fshat a qytet, e ku çdo ditë ata shpalosin nevojën për programe e drejtësi, rasti për t’ua treguar këtë përkushtim është puna në komisionin e Vettingut në Kuvend.
Përmes këtij komisioni dhe kontributit tonë në këtë drejtim buron drejtësia për çdo qytetar, që është edhe misioni i Partisë Demokratike për t’i siguruar çdokujt një qeverisje të drejtë.
Çdo ditë do vijoj të jem me patritotët e mi, jo vetëm deri me 25 qershor por për çdo problemtatikë apo projekt për ta në 4 vitet e ardhshme.
Çdo ditë secili prej nesh ka për detyrë dhe do të jetë në zbatim të projektit të Lulzim Bashës për ekonomi të forte, të nesërme të sigurtë, e drejtësi në qeverisje.
Programi i PD është programi i drejtësisë sociale dhe i sigurisë për të nesërmen. Ne do t’ia dalim.
Lulzim Basha Kryeministër do ta bëjë realitet këtë mision për shqiptarët.

 

MBËSHTETJE BIZNESIT PËRMES TAKSAVE TË ULËTA

Biznesi ka nevojë për mbështetje përmes taksave të ulëta e politikave që jep mundësi për punësim të qytetatëve.
Sot me kënaqësi konstatova se një biznes fason ka të punësuara të paktën 150 gra në Burrel dhe prej dy vitesh është kthyer në një mundësi më shumë për familjet matjane. Administratori i këtij biznesi, puna e të cilit është fokusuar në prodhimin e veshjeve për eksport, tha se çdo ditë e më shumë po rritet interesi i banorëve të këtyre zonave për punësim. Programi i PD është në mbështetje të biznesit, përmes uljes së taksave e që më pas sjell rritje të numrit të të punësuarve.
Por ndërsa ky biznes fason është drejt zgjerimit të tij e që përkthehet në rritje të punësimit, pata rastin të ndaloj në një tjetër biznes. Administratori i një mobilerie thotë se prej disa vitesh vështirësitë e shumta po ia bëjnë të pamundur aktivitetin duke e çuar atë drejt falimentimit.
Ndonëse është një mbështetës i së majtës nuk e fsheh dot mllefin për situatën e vështirë ekonomike që po kalon.
Prandaj PD do të jetë me qytetarët e me biznesin për ta inkurajuar përmes taksave më të ulëta e që më pas gjeneron vende pune.
Programi i Lulzim Bashës Kryeministër, është program për ekonomi të fortë. Ekonomia e fortë vjen përmes mbështetjes së biznesit. Më 25 qershor votojmë për familjen tonë e për të ardhmen e sigurtë.
Më 25 qershor votojmë për Republikën e Re, fitore!

S'KA KOMENTE