Zerqani, si gjithnjë, bastion i PD-së

661

Kandidati i PD për deputet në qarkun e Dibrës, z. Edmond Isaku zhvilloi disa takime modeste por tepër të perzemerta me banorë të Njësisë Administrative Zerqan. Gjatë takimeve në fshatrat Godvi, Krajkë dhe Zall – Sopot, nuk u fol shumë për PD-në, pasi dihet se kjo zonë ka mbështetur gjithmonë politikat e djathta ndër vite. Nga Godvia impresionet ishin tepër të veçanta. Këtu deputeti I ardhëshëm democrat, Isaku zhvilloi një bashkëbisedim tepër konstruktiv dhe analitik. Republika e Re shihet si formula e vetme për të nxjerrë vendin nga ky recension ekonomik që po shtohet çdo ditë e më shumë.
Krajka si gjithmonë e vendosur këmbëngul në vendosmërinë dhe mbështetjen e kandidatëve të Partisë Demokratike. Ndonëse një fshat fare pranë rrugës nacionale që lidh Bulqizën me Peshkopinë,  Krajka duket sikur nuk ekziston fare në projektet e Bashkisë Bulqize. Katër vjet qeverisje qendrore dhe dy vjet në atë vendore nuk kanë pasur fare impakt në jetën ekonomike të banorëve të këtij fshati, përkundrazi e kanë përkeqësuar atë.
Nga Zall – Sopoti, tashmë i transformuar nga investimet e ish – Komunës Zerqan kandidatët për deputetë të PD-së morën mbeshtetje të plotë. Republika e Re tashmë është kthyer në një shpresë reale për vazhdimin e investimeve si në infrasrukturë po ashtu dhe në mbështetje për fermerët e në garantimin e një pensioni minimal prej 25.000 lekësh.
Programi ekonomik i Partise Demokratike duket shumë i prekshëm dhe real, ndryshe nga “pseudoprogramet” e partive të tjera të cilat e kanë kthyer vëmendjen, jo në ballafaqimin me qytetarët por në përpjekjet për t’i manipuluar ato me mënyra nga më të ndryshmet.  Prandaj, kandidati për deputet i PD-së, z.Edmond Isaku u bëri thirrje banorëve të këtyre fshatrave të mos luajnë me të ardhmen e femijëve të tyre.
“Vota është e shenjtë, vota ka fuqi të ndryshojë të ardhmen. Kur të votoni, mendojeni votën si një investim katër vjeçar, jo si një moment që mund të shitet ose blihet”,-është shprehur z.Isaku.

S'KA KOMENTE