GOLLOBORDA, NË QENDËR TË VËMENDJES TË KRYEMINISTRIT BASHA

59

Pas prezantimit të kandidatëve për deputetë të PD-së në qarkun e Dibrës, nga ana e Kryetarit të kësaj partie, zotit Lulzim Basha, Dega e PD-së Bulqizë, ka ndezur motorët e fushatës, duke organizuar takime me strukturat, në Njësitë Administrative të bashkisë, në hapje të fushatës elektorale. Kështu një takim i tillë është zhvilluar në Ostren, ku kandidati për deputet i PD, Edmond Isaku, i shoqëruar nga kryetari i degës së PD-së Bulqizë Defrim Fiku, janë takuar me kryetarët dhe sekretarët e grupseksionit dhe seksioneve përkatëse të kësaj njësie. Takimi ishte i ngrohtë dhe është zhvilluar në formën e një bashkëbisedimi, në shërbim të maksimalizimit të votave për numrin 6 në fletën e votimit, për PD-në dhe kandidatin Edmond Isaku. Kryetari i degës së PD-së Defrim Fiku, në fjalën e tij, pasi përshëndeti të pranishmit, prezantoi kandidatin, ku garantoi fitoren e tij, pasi Edmond Isaku, është një kandidaturë mjaft e gjetur dhe e pranueshme jo vetëm nga e djathta, por edhe nga e majta.Në fjalën e tij përshëndetëse kandidati për deputet i PD-së, Edmond Isaku shpalosi në vija të përgjithshme programin elektoral të PD-së, i cili në qendër të tij do të ketë familjen, arsimimin e fëmijëve dhe rritjen e mirëqënies së banorëve për t’i nxjerrë ata nga varfëria ku janë zhytur, pasi pa familje të shëndoshë ekonomikisht nuk mund të këtë shtet të fortë. Kandidati i PD-së për deputet tha se fshatrat e Ostrenit, Trebishtit, Okshtunit dhe gjithë Gollobordës do të jenë në qendër të vëmendjes së kryeministrit Basha, duke premtuar një program konkret për infratrukturën dhe mbështetjen sociale për banorët e kësaj zone të braktisur tërësisht nga të majtët në pushtet.

S'KA KOMENTE