Rrugën e Arbërit do ta bëjë vetëm kryeministri Basha

306

Kandidatët për deputetë të PD-së, Gjunkshi e Isaku, takim entuziast në Homesh dhe Okshatinë

Në një takim elektoral në Homesh erdhi grupi i kandidatët për deputetë të Partisë Demokratike gjeneral Xhemal Gjunkshi, z.Edmond Isaku. Në mbështetje të tyre ishte kryetari i Partisë Demokratike z.Defrim Fiku. Fiku u bëri thirrje banorëve të Homeshit të votojnë PD pasi nga qeverisja Rama – Meta nuk kanë zhgënjyer vetëm të djathtët por edhe të majtët. Gjeneral Xhemal Gjunkshi u ndal kryesisht tek shëndetësia pasi u premtua shumë dhe nuk u bë asgjë.  “Nuk e di se çfarë u thotë dibranëve kryesuesi i listës së PS-së, Ilir Beqaj, kur në 4 vite si ministër e ka lënë spitalin e Bulqizës si qendër shëndetësore, qendra shëndetësore Shupenzë nuk ofron asnjë vaksinë, një ambulancë elektorale që solli në Maqellarë e mori pas zgjedhjeve dhe e çoi në Ersekë dhe më e keqja se ka lënë spitalin Rajonal të Peshkopisë pa mjekë. Edhe ato 2-3 mjekë që ishin i morën dhe i bënë kryetarë Bashkishë e deputetë sepse PS është në krizë intelektuale”, -u shpreh kandidati demokrat Gjunkshi. Më pas, Z. Edmond Isaku tha se Rama kur ishte në opozitë ngrinte në protesta minatorët për statusin e minatorit dhe sapo erdhi në pushtet e hodhi te koshi i mashtrimeve. Të njëjtën gjë bëri me Rrugën e Arbërit, dhe atë do ta bëjë vetëm kryeministri i ardhshëm z.Lulzim Basha. Ato premtuan ulje të çmimit të energjisë dhe përkundrazi e rriti. Asnjë qeveri der sot nuk burgosi qytetarët e vet për 30 mijë lekë, këtë e bëri Rama. Por kryetari i PDSH ka premtuar rivendosjen e fashës së energjisë për shtresat në nevojë. Do të ulim taksat mbi naftën. Do të subvensionojmë fermerët dhe blegtorët.

S'KA KOMENTE