Ta kthejmë Fushë-Bulqizën dhe fshatrat përreth në një atraksion turistik

94

Fushata elektorale e 25 qershorit, deputeti i ardhshëm demokrat, takim me strukturat në Fushë-Bulqizë

 

Fushata elektorale në Bulqizë është intensifikuar duke realizuar takime të shpeshta dhe operative nga shtabi elektoral i degës së PD-së Bulqizë
Në vazhdën e takimeve  të fushatës elektorale të 25 qershorit, turi i PD ka vijuar në Fushë- Bulqizë, ku është prezantuar para strukturave të kësaj partie, kandidati  për deputet në zonën e Bulqizës, zotin Edmond Isaku. Para pjesëmarrësve të shumtë në këtë takim, kryetari i Degës së PD-së Defrim Fiku, tha se jemi këtu jo thjesht për t’u prezantuar me Mondin, pasi Fushë-Bulqiza, e njeh mire atë, si njeriun e suksesit në fushën e biznesit, sukses që padyshim do ta reflektojë edhe në politikë, në Kuvendin e Shqipërisë. Ndërkohë, vijoi ai, nuk kemi ardhur këtu as për të kërkuar votën për Mondin, pasi Fushë-Bulqiza, gjithmonë ka votuar të djathtën, por këtë herë për Mondin kjo votë do maksimalizohet.
Në bashkbisedimin e tij të ngrohtë me pjesmarrësit, kandidati Edmond Isaku, tha se ndjehet mjaft i entuziazmuar kur sheh këtë pjesëmarrje të rinjsh, në përkrahje të PD-së, gjë e cila e bën të sigurtë fitoren më 25 qershor. Fitorja do të jetë e sigurtë, pasi kjo qeveri tallet me ne, kjo qeveri s’ka mbajtur asnjë nga premtimet e saj, duke na çuar në buzë të greminës ekonomitë tona familjare. Gjatë diskutimit mbi problematikat kryesore ku shqetësim madhor mbetet infrastruktura rrugore, kandidati për deputet z. Edmond Isaku garantoi se me votën për Partinë Demokratike, pas 25 qershorit infrastruktura rrugore do të jetë ndër prioritetet bazë. Ai theksoi gjithashtu se shkak për mos realizimin e asnjë ndërhyrjeje në infrastrukturë janë politikat e gabuara, burokracia dhe korrupsioni. Së bashku, me besimin te njëri-tjetri, dhe me përkushtim maksimal, do të mundohemi jo vetëm që të ndërhyjmë në përmirësimin e infrastrukturës por ta kthejmë Fushë-Bulqizën dhe fshatrat përreth në një atraksion turistik – shtoi Ai. Deputeti i ardhshëm demokrat shpreu një falenderim dhe mirënjohje të veçantë për mbështetjen dhe dashamiresinë nga ana e banorëve të Fushë – Bulqizës.

S'KA KOMENTE