Integrimi në strukturat e PD-së

184

Në teoritë konstruktiviste moderne njeriu jo vetëm duhet të dijë gjëra por duhet të bëjë gjëra. Edmond Isaku është kompetentë që t’i zbatojë njohuritë e tij në situatë kontekstuale.
Kur u hap fushata për zgjedhjet në strukturat e Partisë Demokratike në Bulqizë, Edmond Isaku shfaqi interes politik për të kontribuar në strukturat drejtuese të degës së PD-së  Bulqizë. Po bëheshin analizat për humbjen e PD-së në zgjedhjet e 2013 dhe për ristrukturimin e Partisë Demokratike në Bazë.
Fushata zgjedhore për organet drejtuese të kësaj dege shërbeu për të rifreskuar strukturat pas humbjes që PD-ja pësoi në zgjedhet e pushtetit vendor.  Ndryshe nga herët e tjera, këtë herë ka patur me të vërtetë një garë reale dhe të fortë për kryetarin e kësaj dege.  Një nga kandidatët përfaqësues të strukturave ekzistuese, Defrim Fiku, me detyrën e sekretarit të degës do të përballej me një kandidat që kishte pak muaj që ish pranuar anëtar i PD-së, i cili vinte me kontribute elektorale të arritura në forcat e djathta politike, Edmond Isaku.  Hyrja e Isakut në këtë garë, vuri në lëvizje tërë mbështetësit e PD-së Bulqizë dhe i dha një hov të ri zhvillimit dhe gjallërimit të strukturave duke ngjallur interes të veçantë.
Edmond Isaku, drejtues i një firme kromi, drejtori i “TV Bulqiza” dhe i gazetës së këtij rrethi, kryetar i Shoqatës të TV kabllore kombëtare dhe njëkohësisht këshilltar në bashkinë e Bulqizës, ka mjaft reputacion dhe një emër të mirë në këtë rreth.
Karizmatik dhe me një dashamirësi të admirueshme, ai siguroi një diferencë të vogël me kandidatin alternative që mbështetej nga përfaqësuesit më trashëgues të  degës. Pavarësisht se fitoi kandidati alternativ Defrim Fiku, këto zgjedhje në Bulqizë u lexuan si një proces pozitiv që kapërcen formalizmin dhe konformizmin politik si sëmundje e vjetër e PD-së ku zakonisht zgjedhjet bëheshin me kandidat të projektuar.  Fryma konstruktive e garës ishte dëshmi e interesit dhe seriozitetit që strukturat e PD-së u kushtojnë zhvillimeve të brendshme demokratike.
Për herë të parë në këtë degë kandidati për kryetar i Degës së PD-së Bulqizë Edmond Isaku  u paraqit para konferencës me një alternativë të shkruar ku objektivizoheshin synimet dhe alternativat e kandidatit përballë delegatëve të konferencës.
Përfaqësuesit e PD nga qendra e vlerësuan dhe e inkurajuan përfshirjen e Edmond Isakut si një intelektual me vizion dhe me reputacion publik, për angazhimin e tij në fuqizimin e degës së  PD-së Bulqizë.  Një nga detyrat e kësaj dege është bashkëpunimi për të rritur dhe fuqizuar seksionet dhe krijimin e një klime të mirë bashkëpunimi dhe besimi në vlerat e alternativës së Partisë Demokratike, gjallërimi i punës me rininë dhe gruan si dhe me të gjitha grupet e interest që mbështesin alternativën e qendrës së djathtë, vlerat e lirisë dhe të demokracisë, shtetin ligjor duke i shpallur luftë krimit dhe korrupsionit për të ndërtuar një shoqëri njerëzish të lirë  dhe të demokratizuar, me ekonomi të zhvilluar, një rend të drejtë shoqëror ku njerëzve t’u rikthehet besimi për  të sotme më të sigurtë dhe të ardhme më të begatë. Aktualisht Edmondi mban detyrën e nënkryetarit të degës së PD-së Bulqizë.
Tani më tepër se kurrë PD-ja është e angazhuar për një fitore plebishitare në Bulqizë, në një gjithëpërfshirje elektorale që do ta çojë të sigurtë drejt fitores së ardhshme elektorale në zgjedhjet  e 25 qershorit 2017, me një rezultat të thellë. Edmond Isaku njihet si një njeri me reputacion të mirë në rrethin e Bulqizës dhe në zonën e vendlindjes së tij në Maqellarë të Dibrës. Ai është një person që ka punuar prej më se dy dekadash në sektorin privat në punë dhe investime modeste, duke fituar me djersë dhe ndershmëri. Asetet me impakt publik, si TV Bulqiza, firma “Isaku”, Shoqata e Transmetuesve Radiotelevizivë  Kabllorë Valorë Kombëtarë që ai drejton, gazeta kulturore atdhetare “Bulqiza”, janë vepër e krijimtarisë individuale të Mondit i cili me inteligjencë, me intuitë, i orientuar mjaft mirë në ekonominë e tregut ka patur gjithmonë sukses.
Para pak kohësh ai inaguroi shërbime të reja publike, si restorantin dhe hotelin “Bulqiza”, një vepër turistike me performancë cilësore që sjell shërbim modern në këtë qytet të aneksuar të Shqipërisë.

S'KA KOMENTE