EDMOND ISAKU PËR DIBRËN: Kandidoj i bindur në fitoren e thellë të altenativës së PD-së

374

Fushata elektorale tregon se po ndizet një shpresë e re. Fitore e thellë e të djathtëve në qarkun e Dibrës

•    Unë përkrah dhe vlerësoj alternativën e PD-së për mesazhin e saj demokratik e kombëtar, si alternativë e lirisë dhe demokracisë për Shqipërinë dhe shqiptarët. Kam punuar ndër vite në sektorin privat duke respektuar ligjet dhe rregullat e shtetit ligjor dhe të ekonomisë së tregut. Jam i pa implikuar me detyra publike dhe afera me fonde publike.   E dua qytetin tim Bulqizën dhe gjithë  investimet e mia në fushën e medias, të ndërtimit dhe nxjerrjes së kromit, i kam fokusuar pikërisht në këtë qytet, duke punësuar dhe mbështetur qindra familje

•    Objektivi ynë  për zgjedhjet elektorale të 25 Qershorit është që e djathta e bashkuar të marrë katër deputetë, nga gjashtë që ka qarku i Dibrës. Unë e kam përvojën, moshën, fuqinë intelektuale, morale, materiale që t’i përkushtohem funksionit të deputetit, duke premtuar se, nëse do të më votoni si përfaqësues të listës së Partisë Demokratike, unë nuk do t’ju zhgënjej. Këtë e them edhe në emër të kandidatëve të tjerë të listës që i konsideroj vlera të çmuara intelektuale të brezit të ri, të politikanëve të këtij qarku, të cilët janë të gjithë vendali, me një integritet shumë të lartë moral dhe intelektual

 

Dëshira për të konkuruar si deputet dhe përfaqësues i elektoratit të Bulqizës, buron nga dëshira për të ngritur në një shkallë më të lartë edhe rolin e kontributin e Partisë Demokratike.   Kur mora përsipër të drejtoj degën e PD -së Bulqizë, si nënkryetar i saj, ishte dëshirë për të kontribuar personalisht, në zhvillimin dhe zgjerimin e degës, motivimin e anëtarëve dhe simpatizantëve, afrimin e tyre dhe të gjithë votuesve që i kemi patur ndër vite, për të maksimalizuar pjesëmarrjen dhe rezultatin elektoral për partinë tonë, në betejën elektorale që po zhvillojmë tani.  Unë mora  përsipër të kontribuoja në këtë degë, duke u mbështetur në mundësitë e mia intelektuale, morale, materiale, psikologjike dhe respektit të pa lëkundur që kam në vlerat e demokracisë, si përfaqësues i djathtë i saj nga viti 90-të e deri më sot.
Unë përkrah dhe vlerësoj alternativën e PD-së për mesazhin e saj demokratik e kombëtar, si alternativë e lirisë dhe demokracisë për Shqipërinë dhe shqiptarët. Kam punuar ndër vite në sektorin privat duke respektuar ligjet dhe rregullat e shtetit ligjor dhe të ekonomisë së tregut. Jam i pa implikuar me detyra publike dhe afera me fonde publike.   E dua qytetin tim Bulqizën dhe gjithë  investimet e mia në fushën e medias, të ndërtimit dhe nxjerrjes së kromit, i kam fokusuar pikërisht në këtë qytet, duke punësuar dhe mbështetur qindra familje.
Edhe investimin tim politik, si përfaqësues i forcave të djathta, si këshilltar në Bashki për katër mandate e kam dhënë në mbështetje të vazhdueshme të forcës kryesore politike, lokomotivës së forcave të djathta shqiptare, Partisë Demokratike. Kurrë nuk kam devijuar dhe nuk kam mbështetur forcat politike të majta për këto 25 vjet.
Jam i bindur se në gjendjen aktuale që është dega jonë garanton fitoren e thellë të PD-së, duke parë këtë përkushtim të shumëfishuar të strukturave, të mirëorganizuar dhe të motivuara nga kryesia e degës dhe kryetari zoti Defrim Fiku. Mesazhet e fitores po përcillen përmes  një organizimi që  në qelizë, në të gjithë strukturën, duke i marrë seksionet një për një, duke shpalosur programin tek çdo familje duke u mbështetur dhe  evidentuar  kontributet, vlerat dhe arritjet e mëparëshme, duke kërkuar dhe vënë në lëvizje gjithë potencialin intelektual të zonës si dhe duke  afruar  potenciale  të reja njerëzore që na mbështesin, duke zgjeruar dhe krijuar frymëmarrje përtej strukturave, duke motivuar një dialog me anëtarët dhe simpatizantët tanë dhe votuesit gri, që nuk janë pak por kanë nevojë t’u gjendemi afër dhe t’ju rrisim besimin dhe shpresën, me premtimin se do të jemi në krah të tyre dhe nuk do t’i zhgënjejmë.  Fushata elektorale tregon se po ndizet një shpresë e re, fitore e thelle e Të djathtëve në qarkun e Dibrës, me në krye Partnë Demokratike dhe kryetarin e saj, kryeministrin e ardhshëm, zotin Lulzim Basha.  Programi ekonomik i Partisë Demokratike është aktualisht i pa konkurueshëm nga asnji forcë politike dhe i vetmi që siguron zhvillim të qëndrueshëm dhe integrim të Shqipërisë në Europë.  Zoti Basha po  shpalos një program elektoral të realizueshëm dhe premtues për të ndryshuar jetën ekonomike, sociale dhe kulturore të qytetarëve shqiptarë. Konkretisht në zonën e Bulqizës dhe në të gjithë qarkun e Dibrës po komunikojmë me njerëzit dhe hallet e tyre për të mudësuar zgjidhje dhe afruar përkraje për të gjithë ata që ndjehen të pambështetur dhe gjatë këtyre katër viteve kanë rënie të theksuar në ekonominë e tyre familjare. Me përkushtim dhe këmbëngulje stafi elektoral po përçon në seksione dhe në masën e gjerë të votuesve mesazhet madhore demokratike të alternatives sonë që na vijnë nga qendra.
Duhen falenderuar për motivimin e fuqishëm të gjitha strukturat e degës, kryetarët dhe sekretarët e seksioneve dhe së bashku me ato të partive aleate të djathta po shumëfishojmë mbështetjen e PD-së dhe të elektoratit të djathtë. Objektivi ynë  për zgjedhjet elektorale të 25 Qershorit është që e djathta e bashkuar të marrë katër deputetë nga gjashtë që ka qarku i Dibrës. Unë e kam përvojën, moshën, fuqinë intelektuale, morale, materiale që t’i përkushtohem detyrës së deputetit, duke premtuar se, nëse do të më votoni si përfaqësues të listës së Partisë Demokratike, unë nuk do t’ju zhgënjejë, këtë e them edhe në emër të kandidatëve të tjerë të listës që i konsideroj vlera të çmuara intelektuale të brezit të ri të politikanëve të këtij qarku të cilët janë të gjithë vendali, me një integritet shumë të lartë moral dhe intelektual. Një bashkëpunim shumë të mirë kemi me aleatët tanë të djathtë ku i  trajtojmë problemet me tolerancë, me diversitet mendimi, e pranojmë njëri-tjetrin të ndryshëm brenda programit tonë madhor.
Po bashkëpunojmë dhe afrojmë njerëz që kanë ndikim dhe me reputacion shoqëror duke krijuar një hapje ndaj vlerave për një frymë të re në degën tonë të PD –së. Kjo frymë dhe të bashkuar të realizojmë objektivin e fitores së thellë të PD-së në  Bulqizë dhe në gjithë qarkun e Dibrës, për të realizuar modelin e ri politik siç po punon kryesia qendrore e PD-së, nën drejtimin e zotit Lulzim Basha.
Gara vazhdon me besim të thelle te fitorja jonë si në vitet e para të demokracisë plot besim dhe optimizëm te e djathta.  Besimi lëviz malet, thotë një shprehje, dhe këtë besim ne e  bazojmë te alternative jonë programore për një ekonomi të forte që e çliron individin  nga skamja, pasiguria, varfëria dhe papunësia.
Unë besoj në një fitore të thellë: E djathta me në krye PD-në fiton bindshëm
Me ne janë rinia, gratë, pensionistët, veteranët e minierës, invalidët, të përndjekurit politikë, mësuesit dhe intelektualët, shoqatat civile dhe kulturore pasi PD-ja është partia e hapësirave të mëdha, e hapësirave të lirisë individuale dhe e zhvillimit të peronalitetit dhe dinjitetit njerëzor. Unë si deputet do t’i kem në qendër të vëmendjes dhe do të punoj për gjallërimin e jetës  rinisë, të gruas, të pensionistëve, të veteranëve të minierës, të shoqatave të ndryshme; si atë të invalidëve të punës, të të përndjekurve politikë, ato kulturore, letrare dhe të shoqërisë civile, për t’i patur partnerë në programin tonë për ngritjen e cilësisë së jetës në qytete dhe skajet më të largëta që qarkut të Dibrës.
Kështu dhe vetëm me një vizion gjithëpërfshirës, me tolerancë dhe në zbatim të normave demokratike do të jemi të fituar të gjithë. Do të mbroj dhe do të jem mbështetës i juaj në të gjitha problemet që do të kemi në qarkun tonë duke u bërë interpret dhe një zë i fuqishëm në mbrojtje të interesave tuaja.  Si deputet i ardhshëm nëse do të votohem nga elektorati i qarkut Dibër, premtoj se do të jem në ballë të luftës antikorrupsion për të ndërtuar një shoqëri të drejtë, të ndershme ku çdo qytetar të ndjehet i vlerësuar dhe dinjitoz në vendin e tij.

S'KA KOMENTE