Basha: Me ndryshimet kushtetuese, deputeti të shkarkohet në mes të mandatit, madje edhe kryeministri

86

Gjatë takimeve të shumta elektorale në gjithë vendin, nga Jugu në Veri, në Juglindje e Verilindje, etj, lideri i opozitës, Lulzim Bash ka prezantuar programin elektoral të PD-së, i cili parasëgjithash konsiston në ndryshime të thella kushtetuese për Republikën e Re.
Zoti Basha  duke folur për reformat që përfshihen në programin e qeverisë së ardhshme demokratike e vuri theksin tek  reforma institucionale dhe konstitucionale.
“Në ndryshimet kushtetuese, që janë pjesë e marrëveshjes politike, i pari ndryshim do të bëjë të mundur që deputetët të zgjidhen drejtpërdrejt nga qytetarët dhe çdo deputet që harron zonën, nuk do të prisni katër vjet, por mund ta shkarkoni në mes të mandatit!  Sa më takon mua i njëjti rregull duhet të përdoret edhe për Kryeministrin! – përforcoi Basha. –  Ky është një model amerikan.”
“Nuk ka punë, nuk ka lekë, nuk ka subvencione. Por një njeri thotë se ekonomia po rritet, por populli nuk e kupton! Edi Rama nuk e njeh dhe nuk e ndien dhimbjen tuaj, nuk i sheh sipërmarrësit dhe biznesmenët e vegjël, nuk e njeh dhe as e prek dhimbjen e pensionistëve që pensionin e japin për energji dhe ilaçe; nuk e ndien pasigurinë e të rinjve, e të atyre që mbarojnë gjimnazin dhe nuk e dinë në do të kenë shanse për të vazhduar shkollën apo që gjëja e parë që u shkon në mend është largimi nga vendi, është Lotaria Amerikane.
Po, Edi Rama nuk e njeh dhimbjen. Unë do të jem kryeministri juaj, jo i fasadave, barsaletave, shpenzimeve rrush e kumbullave, por i zgjidhjes së halleve.
Republika e re nuk është thjesht ideja ime.
Është republika e standartit europian ku politikanët ulin kokën para qytetarëve dhe jo e kundërta. Një vend ku qytetarët ulin kokën nuk mund të jetë kurrë europian.
Në republikën e re ju do të keni në dorë të gjitha fijet e pushtetit. Ndryshimet kushtetuese, që janë pjesë e marrëveshjes politike, i pari, do të bëjë të mundur që deputetët të zgjidhen drejtpërdrejt nga qytetarët dhe çdo deputet që harron zonën, nuk do të prisni katër vjet, por mund ta shkarkoni në mes të mandatit. Sa më takon mua i njejti rregull duhet të përdoret edhe për Kryeministrin. Ky është një model amerikan.
Erdhe në pushtet, nuk mbajte premtimet?  Atëherë populli do ta zgjidhë kontratën si në çdo marrëdhenië tjetër. Kur ju nuk paguani dritat, OSHEE-ja ju pret energjinë, – kur Edi Rama nuk mban premtimet, atëherë duhet t’i pritet kontrata.
Republika e re është po kështu një tog politikash për një ekonomi të fortë”, – është shprehur Basha.

S'KA KOMENTE