GËNJESHTRAT KRYEMINISTRORE PËR RRUGËN E ARBËRIT

177

Kryeministrit aktual Edi Rama i kanë rezultuar gënjeshtra premtimet e deritanishme, sidomos deklaratat së Rruga e Arbërit ku sipas tij  do të ishte “projekti i parë që do të çelë siparin e një epoke të re bashkëpunimi mes Shqipërise e Kinës”. Epoka e bashkëpunimit vazhdoi, por negociatat për Rrugën e Arbërit dështuan. Dhe për këtë, deri më tani nuk pati asnjë sqarim publik, megjithëse për këtë çështje qeveria dhe parlamenti u angazhuan me një ligj të veçantë, duke i dhënë më shumë hapsirë teorive konsiparive mbi korrupsionin, përfshirë edhe futjen e të tretëve në lojë, duke shtuar ndjeshëm kostot e investimit.

Gënjeshtrat e Kryeministrit Edi Rama   

Pak histori…
Kryeministri Fatos Nano, Peshkopi, 26.10.2004: “Vitin e ardhshëm do të fillojnë punimet për Rrugën e Arbrit. Kjo rrugë do të kushtojë 120 milion dollarë dhe distanca juaj me tregjet kombëtare dhe rajonale do të shkurtohet ndjeshëm, ndërsa rruga Peshkopi-Tiranë nga 180 km që është aktualisht do të jetë vetëm 72 km. Qeveria shqiptare për mirëmbajtjen e kësaj rruge ka marrë një kredi prej 72 milion lekë nga Banka Botërore.”
Kryeministri Sali Berisha, Bulqizë, shkurt 2007: “Në mandatin 4 vjeçar ju jap fjalën se Rruga e Arbrit është prioritet absolut dhe kombëtar për qeverinë.”
Sali Berisha, Bulqizë, 21 qershor 2009: Sapo inauguruam segmentin e parë të rrugës së Arbrit me një gjatësi 20 km. Në datën 15 (qershor) u shpall tenderi për segmentin tjetër Bulqizë-Klos dhe unë ju garantoj se brenda vitit do të nisë edhe Klos-Tiranë, Tiranë-Klos.  Kryeministri Sali Berisha, Bulqizë, 28 gusht 2009: “Dua t’u garantoj Ju se në krye të dy viteve, do të vini në Tiranë dhe do të zbrisni drejt brigjeve të Shqipërisë, në rrugën më të re të Ballkanit, në rrugën e Arbrit. Ju garantoj se në 2 vjet kjo rrugë do të kapë Tiranën dhe ju do të zbrisni në Tiranë në një kohë prej 40 deri në 60 minuta”.
Kryeministri Edi Rama, Beograd, 16 dhjetor 2014: “U nënshkrua memorandumi i bashkëpunimit me Chinese Exim Bank për hapjen e një kantieri projektesh në Shqipëri me financime kineze. Projekti i parë që do të çelë siparin e një epoke të re bashkëpunimi mes Shqipërise e Kinës do të jetë Rruga e Arbërit, e cila do të nise vitin e ardhshëm”. Gënjeshtra nr.6. Edi Rama, Bulqizë, 8 Qershor 2015: “…me këtë tunel jepet edhe mesazhi shumë i qartë për gjithë Dibrën, që rruga e Arbrit nuk është më një fantazmë elektorale që shfaqet vetëm nëpër fushata, por është një realitet mbi të cilin ne po punojmë fort. Kemi siguruar edhe financimin për pjesën më të vështirë, me një kompani ndër më të mëdhatë e Kinës. Gënjeshtra nr.7: Edi Rama, Pekin, 27 nëntor 2015: “Takimi me kryeministrin për të diskutuar ecurinë e projekteve të përbashkëta mes Shqipërisë dhe Kinës; finalizimin sa më parë të negociatave financiare për të nisur punimet në Rrugën e Arbrit”.  Kryeministri Edi Rama, postim në Facebook, 12 prill 2017: “Projekti i parë i Programit Kombëtar 1 Miliardë për Rindërtim hyri sot në fazën finale: RRUGA E ARBËRIT. Pas 25 vjetësh premtime boshe e zhgënjime pas çdo votimi, viti 2017 është viti i nisjes së punës për këtë aks, që e bën Dibrën fqinje të afërt të Tiranës dhe do t’i japë hov zhvillimit ekonomik, social e turistik të një zone të tërë bukurish e burimesh të jashtëzakonshme natyrore, që për çerekshekulli u la në rrënimin e harresës”.

 

Vendim i miratuar në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, 12 Prill 2017

V E N D I M

PËR MIRATIMIN E BONUSIT NË PROCEDURËN PËRZGJEDHËSE KONKURRUESE, QË I JEPET SHOQËRISË PËR DHËNIEN ME KONCESION/PARTNERITET PUBLIK PRIVAT TË KOMPLETIMIT DHE NDËRTIMIT TË RRUGËS SË ARBRIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 6, të nenit 25, të ligjit nr.125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, të ndryshuar, dhe në vijim të pikave 1 e 2, të nenit 15, “Dhënia e bonusit”, të rregullave për vlerësimin dhe dhënien me koncesion/partneritet publik privat të punëve publike dhe shërbimeve për ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe rehabilitimin e rrugëve nacionale, të miratuara me vendimin nr.634, datë 1.10.2014, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e rregullave për vlerësimin dhe dhënien me koncesion/partneritet publik privat të punëve publike dhe shërbimeve për ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe rehabilitimin e rrugëve nacionale”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:
1. Miratimin e bonusit prej 10 (dhjetë) % të pikëve, që i jepet shoqërisë “Gjoka konstruksion”, sh.a., për rezultatin teknik dhe financiar të propozimit të pakërkuar, të paraqitur për procedurën e koncesionit/partneritetit publik privat për kompletimin dhe ndërtimin e Rrugës së Arbrit. 2. Ngarkohet Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
NIKO PELESHI

S'KA KOMENTE