Dhurata Çupi udhëheq ekipin e fitores në Qarkun e Dibrës

211

Ndihem e privilegjuar nga kryetari i PD Z.Lulzim Basha që më vendosi për të udhëhequr fitoren PD në Dibër.
Republika e Re po hedh themele të forta. Bashkë të gjithë do t’ia dalim të jemi e nesërmja e sigurtë e shqiptarëve.
Unë ndihem e privilegjuar për përgjegjësitë që më ka dhënë Kryetari i Partisë Demokratike Z.Lulzim Basha për të udhëhequr ekipin e fitores së këtyre zgjedhjeve në Qarkun e Dibres.
Ekipi ynë do të jetë në shërbim të dibranëve, matjanëve bulqizakëve  dhe shqiptarëve sot dhe nesër, për një të ardhme të sigurtë e një ekonomi të fortë. Jam e bindur se patriotët e mi do të dinë të vlerësojnë njerëzit që punojnë për ta dhe se do të jenë aq të mençur sa të mos besojnë më në përrallat e kryeministrit, që siç bëri dje, ka bërë prej 4 vitesh. Rrugën e Arbërit nuk e bëri Edi Rama, pavarësisht se e kishte projektin gati, dhe nuk do ta bëjë sërish, siç nuk ka bërë asgjë për banorët e këtyre zonave. Rruga e Arbërit do të shkojë në çdo derë dibrani si projekt i Lulzim Bashës  Kryeministër.
Ndonëse kryeministri është mësuar të gënjejë shqiptarët e të përpiqet të bëjë batuta madje edhe me hallet e tyre, i them që mos të fusë në këtë lojë gratë dibrane. Si bijë e tyre e di shumë mirë se ato e dinë shumë mirë se çfarë është familja dhe se vota e tyre me 25 qershor do të jetë bashkë me bashkëshortët e tyre pikërisht për familjen, për PD me numrin 6. Ekipi i zgjedhur nga kryetari i PD Lulzim Basha do të jenë për shqiptarët dhe vetëm për interesat e tyre.  Bashkë me Dibranët do t’ia dalim të sjellim ndryshimin përmes Republikës së Re.

 

 

PD nuk i përdor për fasadë gratë në politikë, sikurse vepron Kryeministri Rama

Edi Rama sulmon nga Burreli listën e demokratëve për zgjedhjet Kuvendore. Kryeministri thumboi qëndrimin e mbajtur nga selia blu për moszbatimin e kuotës së grave.
Deputetja e Partisë Demokratike Dhurata Çupi i është përgjigjur deklaratave të Kryeministrit Edi Rama, që ky i fundit bëri në Burrel duke akuzuar Lulzim Bashën se s’ka futur gra në listat e kandidatëve.

Në një status në Facebook, deputetja Çupi i kujton Edi Ramës respektin që ai ka për gratë, duke e lidhur me skandalin e ish-kryebashkiakut socialist të Peshkopisë, Shukri Xhelili, që u filmua duke kërkuar favore seksuale për një vend pune.
Dhurata Çupi shkruan gjithashtu se Partia Demokratike nuk i përdor për fasadë gratë në politikë, sikurse vepron Kryeministri Rama.

 

Zëra të zemëruara nga listat e kandidatëve

Kryetarët aktualë të PD –së në rrethe mendojnë se kanë kapur degët në struktura dhe do jenë të parët në listën e deputetëve të qarkut. Po natyrisht ka një kriter, një tregues dhe treguesi i punës së tyre është që gjatë këtyre 4 vjetëve në opozitë duhet të kishin rritur kontigjentin e anëtarësimeve, duhet të gjallëronin forumin rinor të degës apo forumin e gruas. Duke menduar se jam kryetar dege dhe e kam të sigurtë vendin në listë ka shërbuer dhe si pritshmëri demotivuse, që edhe pa punuar për degët dhe seksionet  e kam të garantuar vendin në listën e qarkut. E djathta duhet pranuar si një komunitet i diversifikuar dhe e ka më të vështirë socializimin ose “rreshtimin” në arritjen e vlerësimit kolegjial. Mjaft akademikë që e ndjekin politikën së jashtmi pa u angazhuar në struktura, mendojnë se dinë gjëra dhe dështojnë politikisht në tentativën e parë.
Kështu ndodhi me çadrën. Pasi ndonjë nga intelektualët që shkuan dhe mbajtën fjalime, tani dalin dhe deklarojnë pakënaqësinë se përse nuk u përfshinë në lista, pasi mendonin në prapavijë se do bëheshin deputetë dhe çadra ishte vendi  ku “prodhonte” deputetë. Të mendosh se bëhesh deputet me një fjalim në çadër qoftë edhe duke qëndruar roje nate apo edhe non stop  tre muaj, është naivitet politik. Kjo ndodhi me ata  intelektualë që  nuk njohin terrenin konkret të luftës politike brenda strukturave dhe modalitetet e karrierës në kontekstin aktual shqiptar. Konceptimet akademike dhe libreske të intelektualëve që shprehin pakënaqësi për mospërfshirje në listat e deputetëze të  PD-së, tregon se sa mediokritet ka në akademizmin shqiptar. Çadra ishte metafora politike , ishte vërtetë një agorë , si mjedis I estetikës politike që tërhoqi të gjithë ata intelektualë të pavarur që nën efektin emetues të kamerave, nuk administrojnë dot dëshirën për të “rënë në sy”. Kjo ishte meritë e çadrës pasi kishte instaluar median dhe mund të shfrytëzonte kushdo një audiencë falas. Në këtë rast e kemi fjalën për ata intelektualë që u prononcuan me idetë e tyre në çadër duke mbështetur kauzën e zgjedhjeve të lira  dhe të ndershme  dhe pas daljes së listave u bënë pishman dhe reaguan.

U shemb republika e vjetër
Një fjalë thotë që nuk del lëng nga shkarpë e thatë. Prononcohet Topalli, falenderon Berishën për mbështetjen  dhe shkodranët që e kanë votuar gjashtë mandate radhazi, ( a thua s’pati 25 vjet intelektualë të tjerë demokratë, Shkodra e madhe e kulturës dhe e demokracisë ) dhe u kërkon ndjesë shkodranëve për ato që nuk pati mundësi të bëj për ta. Premton se do të jetë në politikë  por nuk thotë se në çfarë forme do të bëjë politikë, tani që nuk do jetë në parlament. Do të punoj për këtë vend pasi ky vend bëhet -tha ajo. Nuk dimë përse nuk i mjaftuan 6 mandate për ta bërë këtë vend dhe kush e pengoi. E lexuar midis rreshtave deklarata e Topallit dhe Imamit tregon se do të ketë lëvizje të reja brenda të djathtës. Ky vend bëhet -thotë Topalli, dhe shprehet se do të punoj për të por me politikanë të pakorruptuar. Në këtë rast korrupsioni kalon si fajësi nga grupi që ikën drejt grupit që ende nuk ka filluar punë. Eduard Salami ishte më racional. Nuk është koha për analizë tha ai, por për fushatë, duke i dhënë Bashës mesazhin se unë nuk jam nga ata njerëz që “ ta kërkoj borxhin Ditën e Bajramit”. PD-ja është një parti e madhe dhe që përfshijnë dhe gëlojnë në të një kompleks rrymash, korentesh dhe modelesh mendore. Jemi në një moment kur elektorati shqiptar do të mbajë qëndrim ndaj politokracisë dhe do t’i japim Shqipërisë dhe shqiptarëve një sjellje të re politike. PD-ja tashmë ka ekipin e ri, programin e ri, ka një sjellje të re politike, një filozofi të re integruese, duke u ndarë nga metoda dhe praktika  burokratike qeverisëse.
Merita Basha-Berisha është që e futën të djathtën shqiptare të bashkuar në zgjedhje dhe nga kampi tjetër me përçarje të plotë, si nga ana politiko- elektorale  ashtu edhe juridike.
Ende politika shqiptare nuk i ka hequr maskat. Politikë fasadash. Zbukurim me bojatisje. Motori i zhvillimit të vendit është ekonomia. Makina nuk ecën përpara, ka ngecur. PS-ja provoi që nuk është  në gjendje t’ia rregulloi motorin, por kryeministri minimalja, mund ta lyej me bojë. Elektorati po vëzhgon ftohtë dhe dëgjon retorikën e ditës.
Njerëzit siç thoshte Migjeni, çdo ditë “po shohin qartë e më qartë dhe vuajnë thellë e më thellë.”  Republika e re, një shpresë e re, e mira jonë e përbashkët.

S'KA KOMENTE