ISAKU: BULQIZA, NË PRIORITETET E KRYEMINISTRIT BASHA

317

Duke marrë fjalën në takim, zoti Isaku theksoi se “ne mbështetemi në rritjen e integritetit dhe mirëqënies së familjes. Pa familje të shëndoshë dhe të fuqishme ekonomike edhe shoqëria është e dobësuar. Vlerat tona familjare, morale, intelektuale, kombëtare dhe kulturore janë në themel të programit të PD-së. Pa mëkëmbje të ekonomisë nuk ka integrim. Ne do të  shkojmë në Europë kur të plotësojmë standartet e e kërkuara nga BE, kur të zhvillojmë ekonominë, arsimin, kulturën, kur të kemi të gjithë ku të punojmë dhe të marrim një pagë, ku të gjithë së bashku të zbatojmë ligjin dhe rregullat e shtetit dhe shoqërisë dhe ku të gjithë së bashku të gëzojmë hapësirat e lirisë që na dhuroi demokracia shqiptare e cila ka një autor:  ajo është Partia demokratike e  Shqipërisë.
Jam i sigurtë se Republika jonë e Re është shpresa jonë e madhe për sigurinë e jetës dhe fëmijëve tanë. E sigurojmë zotin Basha se në Bulqizë fiton PD-ja. Si shkak i qeverisjes së keqe jemi në këtë gjendje, ku kemi kaq shumë varfëri dhe papunësi. Bulqiza është përfaqësuar në këto vite nga persona të ardhur, të cilët kanë marrë votat dhe na kanë kthyer krahët, tani mua do më keni këtu, midis jush, pranë çdo halli, shqetësimi dhe problemi që do të keni. Të jeni të bindur që nuk do t’ju zhgënjej.
Unë i besoj fuqisë qeverisëse të PD-së ,  unë i besoj politikave të saj ekonomike që do ta rrisin dhe do ta gjallërojnë më tej ekonominë tonë. Unë i besoj kryeministrit Basha. Jemi përballë njëri – tjetrin si vëllai me vëllain. Ju kërkoj që këtë mesazh ta dërgoni në çdo familje të qarkut të Bulqizës.
Ne kemi fatin që na udhëheq në rrugën tonë të zhvillimit një drejtues i ri demokrat, i talentuar, me vizione të qarta për politikën dhe e ekonominë dhe me një formim e arsimim perëndimor. Për herë të parë në historinë e saj Shqipëria do të ketë një kryeministër  me origjinë dibrane, si një prurje e mençurisë dibrane dhe e kulturës perëndimore.
Zoti Basha u ndal në alternativën qeverisëse të PD-së duke vënë theksin në zhvillimin ekonomok të shoqërisë shqiptare, integrimin europian të shqipërisë dhe tregoi me fakte dhe argumente se ku e katandisi vendin qeverisja aktuale dhe përse duhet të votohet për Republikën e Re.
Gjithashtu u miratua edhe grafiku i takimeve në çdo grup-seksion. Në të gjithë Bulqizën tashmë ka filluar fushata elektorale dhe midis gjithë kandidatëve të subjekteve të tjera shkëlqen me punët e tija, me fjalët e tija, me modestinë e tij, me përkrahjen e tij, Edmond Isaku, kandidat i Partisë  Demokratike.
Seksionet e PD-së si themeli i partisë e kanë pritur dhe po punojnë me kënaqësi në të gjithe qarkun e Dibrës. Puna po vazhdon për t’u njohur nga afër në të gjithë periferinë e Qarkut Dibër.
Në takimin e prezantimit të zotit Edmond Isaku si kandidat për deputetë pati një mbështetje të sinqertë ashtu siç është edhe vetë kandidati.

S'KA KOMENTE