Edmond Isaku, zëri dinjitoz i bulqizakëve në parlament

884

Bulqizë – PD ndez motorët e fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 qershori

Demokratët e Bulqizës janë të sigurtë në fitoren e kandidatit të tyre për deputet në zgjedhjet e 25 qershorit. Këtë garanci ata e kanë shprehur që ditën e parë të fushatës elektorale në një takim të zgjeruar të kryesisë së degës së PD-së me strukturat e saj drejtuese. “Ne fillojmë fushatën elektorale në mënyrë zyrtare në këtë takim me strukturat e degës PD –së Bulqizës, anëtarët e kryesisë, kryetarët dhe sekretarët e seksioneve dhe grupseksioneve si dhe këshilltarët e dhjathtë të bashkisë Bulqizë.
Në mbështetje të udhëzimeve të PD-së ne nisim  fushatën elektorale për zgjedhjet e 25 qershorit, të sigurtë në fitoren e kandidatit tonë, Edmond Isaku”, – tha drejtuesi i takimit, kryetari i degës së Partisë Demokratike të Bulqizës, zoti Defrim Fiku. Ai falenderoi të gjithë demokratët dhe simpatizantët e PD që mbështetën protestën tre mujore në Tiranë, me pjesëmarrjen në protestë dhe prezencën e tyre në çadër. “Tashmë Bulqiza ka kandidatin e saj zyrtar i cili është miratuar nga kryetari Basha dhe ky është zoti Edmond Isaku.  Për ne Mondi është përfaqësuesi më i denjë, është shoku ynë, vëllai ynë, na i di hallet, problemet  dhe shqetësimet dhe besojmë se do të jetë zëri ynë i vërtetë në parlamentin shqiptar”,-vijoi më tej kreu u demokratëve të Bulqizës.  Detyra jonë thotë zoti Fiku është që të komunikojmë me çdo familje për t’i dhënë mesazhin e fitores së Partisë Demokratike dhe për ta ftuar të votojë aleancën e djathtë shqiptare, të bashkuar nën siglën e PD-së.  Edmond Isaku njihet si një njeri me reputacion të mirë në rrethin e Bulqizës dhe në zonën e vendlindjes së tij në Maqellarë të Dibrës. Ai është një person që ka punuar prej më se dy dekadash në sektorin privat në punë dhe investime modeste, duke fituar me djersë dhe ndershmëri. Asetet me impakt publik, si TV Bulqiza, firma “Isaku”, Shoqata e Transmetuesve Radiotelevizivë Kabllorë Valorë Kombëtarë që ai drejton, gazeta kulturore atdhetare “Bulqiza”, janë vepër e krijimtarisë individuale të Mondit i cili me inteligjencë, me intuitë, i orientuar mjaft mirë në ekonominë e tregut ka patur gjithmonë sukses.  Para pak kohësh ai inaguroi shërbime të reja publike, si restorantin dhe hotelin Bulqiza, një vepër turistike me performancë cilësore që sjell shërbim modern në këtë qytet të aneksuar të Shqipërisë.  Në të gjitha takimet elektorale të këtyre ditëve, në lagjet e qytetit Bulqizë dhe në fshatrat e ish-komunave: Fushë Bulqizë, Zerqan, Shupenzë, Gjoricë, Ostren e Trebisht, kandidati i PD-së për deputet, z.Edmond Isaku është mirëpritur për platformën, idetë progresiste dhe vizionin e tij për Republikën e Re. Në këto takime ai ka marrë mbështetje të gjerë, si garanci për fitore.

S'KA KOMENTE