BASHA: MOND ISAKU, ZGJEDHJA E DUHUR PËR BULQIZËN

257

•    Në të gjitha takimet elektorale të këtyre ditëve, në lagjet e qytetit Bulqizë dhe në fshatrat e ish-komunave: Fushë Bulqizë, Zerqan, Shupenzë, Gjoricë, Ostren e Trebisht, kandidati i PD-së për deputet, z.Edmond Isaku është mirëpritur për platformën, idetë progresiste dhe vizionin e tij për Republikën e Re. Në këto takime ai ka marrë mbështetje të gjerë, si garanci për fitore

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në fillim të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të datës 25 Qershor 2017 udhëtoi drejt qytetit të Bulqizës për të prezantuar kandidatin për deputet. Edmond Isaku, është kandidati i tretë në listë përzgjedhur nga PD-ja disa ditë më parë, ndërsa dje Basha bëri zyrtarizimin e tij në Bulqizë.
Prezantimi i Isakut është bërë në Lagjen e re në Bulqizë. Në fjalën e tij Isaku u shpreh i sigurtë për fitoren e Partisë Demokratike në Dibër dhe në të gjithë Shqipërinë dhe falenderoi Bashën për besimin që i dha.
Kryetari i opozitës Lulzim Basha gjatë fjalës së tij në Bulqizë, ka deklaruar se qëllimi i PD-së është të fuqizojë ekonominë e Bulqizës dhe Shqipërisë.
Ndërkaq, Basha ka theksuar se plani i tij ekonomik mban vulën e ekspertëve ekonomikë të Angela Merkel.
Kreu i opozitës sqaron se është konsultuar me ekspertë dhe ky plan është ndër prioritetet e tij për t’u vënë në zbatim.
Kandidati i tretë në listën e PD-së për Dibrën, Edmond Isaku vjen nga fusha e biznesit.

S'KA KOMENTE