Hulumtime të reja rreth betejës së Vajkalit dhe Shtetit të Kastriotëve

332

Në këndvështrimin ushtarak, Skënderbeu, renditet ndër 50 personalitet më të larta ushtarake të botës

AZIS KETA*

Në këndvështrimin ushtarak, Skënderbeu, renditet ndër 50 personalitet më të larta ushtarake të botës, ku në krye të një vendi të vogël bëri  rezistencë të pa besueshme në 25 vjet luftë. Dhe ndër gjithë betejat, edhe se me kosto shumë të lartë gjaku, (sidomos beteja e parë e Vajkalit), ato mbeten objekt studimi për strategjitë, mënyrat e planifikimit dhe realizimit të tyre.
Që në krye të një ushtrie të vogël,( aktive dhe vullnetare) realizojë fitore në kufitë e të pabesueshmes edhe në Vajkal. Tek zgjedhja e menduar hollë e mjedisit ku do fillonte prita, kurthi, tërheqja me luftim në gryka tepër të ngushta e biga malesh dhe asgjësimin pjesë – pjesë, pasi ishin futur në Fushë-Vajkal të dërmuar që në rrugët e afrimit. Fusha e Vajkalit plotësonte kushte ideale për çdo llojë beteje, ku përparësi morën betejat kalorsiake të kombinuar me këmbësorë dhe shfrytëzimi në maksimum i përparësive që krijonte mjedisi për luftë në rrethim mbasi ishin mbyllur dy grykat gjarpër të luginës.

Urë Qyteti- Qafë Bualli
Në Vajkal Skënderbeu, do të mbrohej sa herë do i rrezikohej koka. Sipas Barletit, fushtat e Ali Pashës dhe të Ballabanit kundër Skënderbeut, nuk ishin vetëm “ hakmarrje ndaj qëndresës shqiptare por dhe asgjësimi i Skënderbeut dhe i kapedanëve të tij”, dhe nëse do realizohej kjo, “ vlerësohej si shuarje  e kësaj qëndrese”. Ndaj dhe lufta e Ballabanit në dy betejat e fundit të Vajkalit shfaqej qartë dhe hapur  si një “zemërim i ndezur”( Barleti, Historia e Skënderbeut,1964, fq 52, 53, 282, 447).
Skënderbeu do zgjidhte Vajkalin se ishte në kërthizë të shtetit të tij dhe asnjëherë nuk e kishte humbur atë. Kishte Rrugën e Arbërit në bosht dhe kështjellat që e mbulonin atë. Ishte vetëm 50 km larg Krujës dhe Ohrit. Po këtu dhe tregjet dhe rruga që kontrollonte kriporet e Skënderbeut dhe doganat. Kishte Gurin e Bardhë pas shpine. Qafë Murrën në Krah. Valikardhën përballë. Aty dhe komanda e përparuar e Gurit Bardhë, një rezervë e vogël logjistike  dhe ambasadorët në Valikardhë.

Distancat ishin favorizuese
Urë-Qyteti deri Qafë-Bualli, 7km.  Bulqizë deri Guri i  Bardhë, 29 km. Urë Topojani – Urë Qyteti, 17 km.   Dy drejtimet që nxirrnin Skënderbeun në Krujë dhe Adriatik, Qafa e Buallit dhe Qafë Murra bashkë me rrugët dhe kështjellat që i mbulonin ato, i lidhte midis tyre Bulqiza e Poshtme dhe Bulqiza e Epërme, siç do e trajtojmë në vijim. Ishin rrugët Kryq e tërthor të nisuara nga Koma, Kokërdhoku dhe Draguni  që na nxirrnin në drejtimin e Qafmurrës  – Rubikut. Po nga këto rrugë zgjidhte detyrat logjistika e luftës dhe betejave që u zhvilluan në Vajkal. Ishin rrugët tepër të shkurtëra malore dhe të kalueshme vetëm nga mushka dhe kali i vendit që realizuan atë mrekulli logjistike të kohës:
Vinin drithërat në Kokërdhok nga fushat e luginës Drinit. Vinin në Valikardhë nga Fusha e  Dibrës dhe Pollogut dhe Kalkadrenit. Vinin në Dhoks nga lugina e Matit. Po në Dhoks ishin farkat dhe shërbimi i vrojtimit i rojes kufitare. Të gjithë ishin ushtarë me pagesë që vlerësoheshin si “ lulja e ushtrisë”. Funksiononin në kohë paqe dhe lufte, ashtu si dhe rojet e grykave. Nga Dhoksi, Valikardha dhe Temla, shkëmbenin  sinjalet nga  Sfetigradi në Krujë.
Lumi Bulqizës ishte pengesë e pakalueshme ose e kalueshme me shumë vështirësi për kolonat e renduara turke me buaj. Kjo pengesë ujore pati efekte të jashtëzakonshme mbrojëse sepse, ¾ e Vajkalit,100% të Dragunit,  Kokërdhokut, Qire, Koçe, Koma, Laparakë dhe shumica e Fushë Bulqizës , Zerqani, Ternova, Valikardha mbetën të shkëputura dhe mbrojtuara nga rrugë kalimi kryesor i shtrisë turke.
Ishte dhe kjo pengesë ujore që siguroj mbijetesën e Grykës Vogël, Grykës Madhe dhe Bulqizës. Ishin këto fshatra anase( Cabej) që krijuan mrekullinë e Albulenës. Që edhe se ajo pjesë Bulqizë që u shkel nga ushtria turke (Tejzall, Kica, Hani Bobës, Martini( që u kthye në Ajazi) dhe Durç ( (Duriçi i sotëm) u rrafshuan dhe i mbeti “ Bulqiza e shkretë”, mbijetoj tre çereku i saj në pjesën krahu i Murrës ( Bulqiza e Epër, që sipas Korkurtaj, mund të shkonte deri në Rubik).
“Fisi Cara ( poshtë KOMA, AK ) ju vunë punës. Shpyllëzuan anën e përroit të Dusheve. Krjuan bazë në anën e malit të Murriqit që dhe sot quhet Ebana e Carës. Hapën kanalin vaditës nga Krue Markja në Lepurakë. Gjithashtu, në bashkëpunim me fise të tjera që ishin dhe komshinj, ndërtuan urat mbi përrenj e mbi zallin e Buqizës. U bënë pjesë i mullirit të blojes” kacer” ( Kica?)  Nuk është çudi  të jetë dhe Kica (Kajca). Sepse Kicën e gjejmë me pjesë dhe në Balgaj pasi kulla e Kicës’ ishte në bosht të rrugës Urë Qyteti- Qafë Bualli ku vinin gjithë ushtritë e huaja dhe ishte objekt goditje. Ka plot burime që kjo kullë, ka qendresë heroke. Por dhe qëndersa kishte një kufi. Ata që nuk nështroheshin, ose migronin jashtë, ose merrnim malet. Sigurisht në krah të kundërt të lumit Buqlizës, Krahu i Murrës, ku mundësia e depërtimit turk nga krahu i Bulqizës ishtye gati i pamundur. Kjo arsye që Kokërdhoku kishte funksion si Çidhna. Aty ishte bazalogjistike e vajkali. Aty dhe zhvendosja, ruajtja dhe ushqimi i popullisë së pa aftë për luftë dhe boshatisnin gjithë pjesën e luginës( krahu Tezallë- Kica) nga pleqtë, gratë me djepe, fëmijët. Studiuesi Pëllumb Xhufi na informon  për  praninë e shqiptarëve në More/ Peleponez, aty ku kishim zot (në Artë) Gjin Buen/ Shpatën. Të njejtën njoftim na e jep Nikollë KETA, Cabej, Mandala’, Sinani dhe Shuteriqi. Sipas këtyre burimeve, shqiptarët, ishin të pranishëm në More 100 vjet para pushtimit osman (Xhufi). Këtu dhe Gropa, KETA, Bala, Mirëshpia.
Nikollë KETA e shtyn edhe më tej dhe jep prova për autoktonininë e shqiptarëve në këto troje. Të gjithë këta autorë flasin për rezistencë antiosmane të shqiptarëve, ashtu, si nuk mundën t’i shpëtojnë asimilimit grek në More sepse, shqiptarët, (shumica katolikë) kishin pranuar ritin e besimit grek.
Në këtë grackë nuk ra Nikollë Keta dhe i shpjegon Papës dhe Careshës Katerinë të Rusisë:  Neve na thonë grek por jemi “ arbër të pastër”. Babai im Quet Kolë Keta dhe të parët tanë kanë ardhë nga Maqedonia kur ra Mbreti ( Skënderbeu, AK) Ruajmë ritin Grek pa qenë të ritit grek sepse, po mbajtëm ritin latin, do asimilohemi nga kisha latine si shqiptarët kristianë, në More, nga kisha greke. Ishte vetë Papa që bindej në këtë arsyetim dhe do miratonte ritin grek. Qeveria italiane, du ju jepte vendbanimit të tyre një emër të ri që mos identifikoheshin me grekë. Sot në Gostivar  ka 250 shtëpi KETA në qytet dhe tre mëhalla në rrethina dhe konfirmojnë lidhje gjaku me fiset në Bulqizë jo vetëm KETA por dhe Koçi, etj.
Gjon Koçi na del nga shqiptarët në itali të Jugut që prêt Skënderbeun kur vajti në fushatën e italisë ndërsa Dhimitër Lorja timarli në Përmet. Kasmishi, në Kundisa Itali. Lorja dhe Kamishi dhe në KOMA, Bulqizë. Lokalizohet në kohë Gjin Bue Shpata, Zot i Artës dhe autoktonia e tij shqiptare. Më tej: A nuk janë sinonime qafë Bulqize (R.Fiçori)/ Qafë- Bualli me qafë Bue/ Gjin Bue/ Gjin Bulqiza?
Nëse do kërkojmë ngjajshmëri kemi plot raste të ngjashme edhe se nuk duam të biem në folklorizëm.
Për shembull :
NGA GJERGJ MIRË SHPIA TEK HASS I MIRVILASË
Ndërsa tek Kënga e Sprasme e Balës na del Gjergj Mirë Shpia, në defterin turk të vitit 1462 na del fshati Bulqizë:  Hass i Mirvilasë!
Po këtu, Bulqiza, del fshat derbent që nuk paguan taksa me urdhër Perandorak( cituar nga I. Sadiku tek “Gollobordasit e Dibrës”, Marin Barleti, 1999, fq 19). Edhe sot në Bulqizë kemi toponimin “Kodra e Ha sMirës” ,aty ku sot, është pusi Nr 1 i Minierës së Kromit. Po tek Defteri i vitit 1462 gjejmë: Sopot, Smonllik, Godvi, Krajkovishta (fq 20-21),Tërnovë e Vogël, Tërnovë e Madhe, Strikçani, Zerqani, etj.( fq 20-21). Kemi dhe dy burime të tjera para se të vimë tek emri Artë= Zerqan. I pari është i Lorenzo Viezzoli  S. J “ Shqypnija njoftime gjeografike , shtetistike- administrative”. Këtu gjejmë këtë befasi:  Evidencon fshatin KOMA në Bulqizë, qendër administrative, jo lagje siç e njohim sot.
Koma, ishte qendër për tre fshatra të sotëm:  Dragonaj / Dragu, Koçaj/ Koçe dhe Kokërlakaj( Kokërdhok). Po të tentojmë analizë:
Mos kishim Koma,“Kulturë Komani”  edhe në Bulqizë? Korkurti dhe Bunguri na e japin këtë mundësi kërkimi sepse:
Koma e Bulqizës është midis Ohrit dhe Komanit.  Se edhe lumi i Bulqizës, është pjesë e Drinit që buron nga Ohri dhe i bashkohet Drinit ku kishim Kulturë Komani & Për më shumë:
Korkurti, Iliria jugore dhe Maqedonia në lashtësi (Perla 3, 2009, fq 43-50).   Toponimet  Koma/ Qafë Kamaveci që bashkon dy Dibrat dhe dy drejtimet e daljes në Adriatik ndoshta na ndihmojnë sepse: Bulqiza, nëpërmjet Fushutrës, Kokërdhokut dhe Malit të Bardhë, për 5-8 orë, del në Selishtë ose Qafë Murrë. Këtë rrugë e bën këmbësori bashkë me mushkën ose me kalin e vendit. Dhe rregulli i kohës Skënderbeut, ky ishte: Çdo vullnetar, duhej të vinte në ushtri (variant i shërbimit të detyrueshëm, burrë për shtëpi) bashkë me mushkën ose kalin e tij.

PSE KISHIM “BULQIZË TE EPËR“ NË RRETHINA RUBIKU?
Bulqiza e djeshme, nga Qafë Murra del në Rubik jo vetëm nga Qafa e Buallit dhe distancat mund të përshkohen për 1- 1.5 ditë.
Sepse as kufitë administrative nuk ishin keta të sotmit. Në Rubik, Korkurti, na zbulon Bulqizën e Epër e ku na informon për krijime “ të artit prehistori të njerzimit. Mbas 40 vjet kërkimesh na zbulon në “Bulqizë të Epër “ janë pikturuar me gdhendje shkëmbore figuara të ndryshme me ngjashmëri dhe me ato të zbuluara dhe në Xibër (Korkurti, tek Perla, 2008/2, fq. 33). Të dyja këto zbulime, të indetifikuara në dy boshte rrugësh ( Xirri, Rruga e Arbërit dhe, Rubiku Rruga e Madhe” ishin aty ku ishte gjithnjë Shteti i Kastriotëve. Ishin rrugët që të nxirrnin në Adriatik dhe vendbanimet rreth tyre, “dëshmi të jetës urbane të banorëve të lashtë (Po aty, Korkurti). Po këtu, Buqiza e Epër!

NJË TJETËR BETEJE E PA IDENTIFIKUAR E SKËNDERBEUT NË BULQIZË
Hulumtimet në terren ofrojnë befasi që nuk na duken krejt rastësore. Me njoftimet e sotme, lehtësisht të verifikueshme (kadastra, gjëndja civile) në Kokërdhok të Buqlizës gjejmë fiset Marini/ Dile Marini dhe Tale. Duke kryqëzuar këto toponime me burime të tjera historike mund të vimë tek “Talmarina”, betejë e pa lokalizuar e Skënderbeut, që jepet si variant( edhe në burime historike) si variant i mundëshëm në pjesën veriore të Bulqizës.
Ndoshta, edhe kjo e dhënë mund të nxisë nevojën për kërkime të mëtejshme sepse:
Ajo pjesë e Bulqizës në veri të “Gjolit të Shtremtë= lumi Bulqizës” (emër i kohës antike, ndoshta, ishte pjesë e Buqlizës Epërme ( krahu Qafë Murrë- Selishtë. Për rrugëkalimin e hershëm të rrjedhjes ujore të Gjolit Bulqizës nga Qafa e Buallit në Urë Qyteti  shih hartën ruse të vitit 1954. Pjesa nga Zalli i Mures ( Murrës, AK) dhe  Dragu- Koçe- Koma- Laparakë, nuk u shkel ose u shkel me vështirësi nga ushtria turke, pikërisht se nuk kalohej lumi që ndan buqlizën në mes nga Qafa e Buallit në Urë Qyteti
Të ishte pjesa e Bulqizës, ndarë nga lumi në mes (nga krahu i Selishtës dhe Qafë Murrës) Bulqiza e Epërme deri në Rubik?
Ashtu si Kokërdhokun e gjejmë me të njejtin emër dhe në afërsi Kurbinit. Dhe nëse Pjetër Loshën, Pal Gropën , Gjin Bue/ Bulqiza i gjejmë dhe në Maqedoninë shqiptare dhe në Morenë shqiptare, pse mos kërkojmë të njejta emra dhe midis Bulqizës, Selishtës, Murrës, Bulqizës, Martaneshit, Xibrës, Cermenikës, të kenë ikur sa here pushtohej Vajkali, në Murrë dhe Rubik?
Gjon KETA, Skuka, Gjoka ( Arkëtar i Skënderbeut në Stelush) etj, që i gjejmë në dy anë të majës Lepurit, ku janë të njejtat fise si në Murrë- Selisht- Buqlizë, a nuk ka arsye, në kohë të lashta dhe në mesjetëne mesme të ishin një?
Fakti që në AQSH gjejmë akt ndarje kufish mes Bulqizës- Murrës dhe Selishtës ( vitet ‘ 20- të shek . XIX) dhe po këtu gjejmë emra fisesh dhe toponime nga më interesantët, na ofrojnë tek ky arsyetim. Drejtimet e përbashkëta ushtarake, ngjajshmëria në etnografinë e gjuhës dhe veshjes, përsëritja e të njetave fiseve dhe vendbanimeve, na bëjnë të kërkojmë edhe më shumë se kaq se munsd të kemi përfundime të rënësishme. Në ndihmë të këtyre kërkimeve, vepra e Nikollë KETES është një minierë e dytë kromi.
Nikollë KETA shkruan dhe për Historinë e Skënderbeut mbi 150 faqe. Këtu Vajkali (Tesoro  di notizie  su de’ Macedoni), Mandala, 2002, në italisht.
Kjo vepër, ende (fatkeqësisht) nuk është përkthyer në shqip, as është bërë objekt studimi i” ustallarëve” të fushës.

 QAFA E BUALLIT- PORTË E ADRIATIKUT
Ducellier. A, i cituar nga Noli na informon:
“Dalja në det e principatës Kastriotëve, lokalizohet në kohë prej fundit të shek. XIV deri në vdekjen e Skënderbeut”.
Nëse do ndjekim dinamikën e ngjarjeve dhe kalendarin historik të Adriatikut, mbi pesë shekuj  Serbia, Venediku, Turqia, Bullgaria, Italia, etj, e kthyen “ Cështjen e Adriatikut”  në arenë luftrash midis tyre. Ishte ky pozicion gjeostratergjik i Buqlizës që ajo do ishte pjesë e gjithë konflikteve të ushtrive të huaja sa here diskutohej “ Cështja e Adriatikut”. Kjo arsye që Bulqiza nuk u shkretua vetëm në kohë të Turqisë. Kjo arsye, deri në vitin 1924, Qafa e Buallit dhe Qafë Murra, ishin objekt sulmesh pa fund. Mbrojtja Kombëtare raportonte për situatat nga Qafa e Buallit dhe Qafë Murra. Për këto dy drejtime, raportohej para ose pas Shkodrës.
Dhe kishim rastin unikal në Botë, pikërisht në Vajkalin ku do do ngremë një përmendore të re të Skënderbeut. Kishim dy kufi shtetesh bënda një fshati:
Serbinë në Qafë Draguni  dhe Italinë në Qafë Bualli. Toponimet e hershme dhe burimet historike: Dragonaj/ Dragojtë e Dibrës në ditën e Vajkalit/ Dragan Dukagjini që pretendonte se kishte dhe 22 fshatra mes Dukagjinit të Matit dhe Rubikut, qafa e Draganit mbi Kozjak të Zerqanit na ofrojnë tek të vërtetat që synojmë në vazhdimësi historike.
Qafë Bue/ Gjin Bue Shpata/ Qafa e Buallit/ Qafa e Bulqizës/ Gjin Bue Shpata, Zot i Artës/ Bue= Bulqiza/ Zerqani= Arta, një arsye më shumë për studime të thelluara.
Eshtë interesante se edhe Astro- Hungaria, në përcaktimin e kufijve lokal të krahinave dhe fshatrave, përgjithësisht, u nis nga rrjedha ujore e Drinit, lumit të Bulqizës dhe Zajeve. Po këtë Lokalizim gjejmë dhe për kullën e PETES” Mes dy Zajeve” tek Kënga e Sprasme e Balës” ( Sot Peta në Fushë Bulqizë.
Bulqiza, sipas disa hartave, here del më vete, herë në Dibër të epër, herë në të Poshtëme dhe një rast nahije.

LUGINA
Dhe nëse kryqëzojmë burimin e parë me të dytin nuk del i menduar historikisht pse Zerqani quhej Artë?
Lidhja e fshatrave me rrugën krysore që të çonin në Dibër dhe Mat bëhej bëhej nëpërmejt vaheve dhe urave. Urat dhe vahet ishin të kalueshme prej ushtrisë së Skënderbeut por jo prej armikut sepse, jo vetëm nuk njiheshin këto pika kalimi por, dhe ato që dukeshin, nuk kishin shkallë kalueshmërie  nga ushtria turke që kishtin kolona të rënduara me buaj.
Ishte kjo pengesë ujore që ndikonte fuqishëm në masat mbrojtëse të popullates së vendosur në krah të kundërt të rrjedhës ujore ku kalonte rruga e ushtrive pushtuese.
Nëse nga Ura e Çerenecit deri tek Ura e Qytetit rruga e afrimit nga Dibra për Bulqizë ishte djathtas lumit, zona e banuar ishte në krah të kundërt (Cerenec, Zerqan, Sopot, Krajkë, Valikardhë). Pra, ushtria e huaj, në rrugë afrimi, kontrollonte shumë pak teritor sepse kishte malin thikë në një krah krah dhe greminën bashkë me lumin në krahun tjetër.
E njejta gjëndje dhe në Bulqizë veçse, fshatrat ishin në krah të kundërt të rrugës që vinte nga Ura e Qytetit për në Qafë Bulalli.
Shkërmoqia e forcave të ushtrive të huaja sa majtas aq dhe djathtas midis dy grykave që i ndante dhe bashkonte Ura e Qytetit, ishte faktor në favor të Skënderbeut.Lumi në mes, mali thikë mbi të, detyronte çdo ushtri të huaj sado e madhe të ishte, të futej në luginë Bulqize vetëm në kolonë për një. Kjo “nyje e ngushtë” transporti  përsëritej dhe në krahun e Qafës Buallit. E njejta gjëndje dhe në pika kalimi grykash dhe ngushticash, urash, ç’ka e bënin hyrjen në lugë tepër të vështirë. Ishte kjo magji e terenit që ofronte Bulqiza, që Barleti, do e krahasonte luginën, për nga aftësia mbrojtëse me Kaudine në Itali. Fshatrat Vajkal, Dragu, Kokërdhok, Koçe, Qire, Koma dhe Fushë e Madhe ishin paralel dhe djathtas së rrugës afrimit të ushtrive të huaja  kur vunin nga Dibra për në Mat dhe Krujë.
Ishte lumi, dy gatelle (njëri poshtë hanit Duriçit, tjetri tek “Gurët e Skëndeerbeut” dhe mungesave e urave që të lidhnin dy anët e luginës midis tyre, ushtritë e huaja mund të kontrollonin shumë pak teritor dhe vendbanime (Tejzallës, Kicëve, Duriçeve dhe Allmeteve) por aty ku mundi të kaloj pati masara të tmerrshme. Dëshmi janë varret masive: “varret e vrame” mbi Zerqan dhe “varret e Vajkalit” poshtë Duriçeve. Fakti që në anën tjetër të lumit, aty ku dhe ishte shumica e vendbanimeve autoktone, nuk ka varre pa emër të identifikuar fisesh, na ofron tek e vërteta që synojmë:
Nga ushtritë e huaja, në dy grykat që të fusin në Bulqizë, ushtria turke kontrolloj shumë pak teritor, pikërisht, se i pengonte lumi në njerin krah dhe mali në anën tjetër.
Aty ku kalonte rruga kryesore (ushtarake dhe tregëtare), aty ishin dhe hanet e Bulqizës.  Deri në shek. XIX i rezistuan kohës: hani i Letit, Bobës, Ajazit dhe Duriçit. Katër hane në vetëm 10- 12 km diktohej nga dimri i ftohtë ku rreziku për të mbetur në rrugë ishte tepër i lartë.

 MALI
Malet e Bulqizës janë paralel me luginën. Në “xhepat” e çdo mali synoheshin pjesë shullani që i rrihte dielli dhe mbroheshin nga era. Këtu ishin dhe janë vendbanimet.
Ketu, u “zbut mali” (zbut= heq gurët) dhe u krijua ajo pak tokë buke që disponon Bulqiza. Perashto një pjesë të “Fushës`Madhe, gjithë pjesa tjetër e fushës  Vajkalit, dikur kënetë, prodhon vetëm barin pillog që përdorej për ushqim kuajsh dhe shtroje për ushtrinë që flinte në çadra ( fli për pillogu). Furnizimin dhe drithëra buke, Bulqiza, e merrte nga fqinjët. Ishin rrugët dytësore, kryq e tërthor  që lidhnin Bulqizën me fushat e Dibrës, Maqedonisë shqiptare, Matit dhe Elbasanit. Distanca më e largët, nuk i kalonte dy ditë. Rrugët ishin të kalueshme vetëm nga mushka dhe kali i vendit. Aty ku kishte pengesa ujore, paracaktoheshin dhe njiheshin vahet dhe urat.
Malet ruanin të njejtën lartësi dhe shkallë të lartë pjerrësie. Rrëketë “tip lugjesh” ishin poligone qitje. Rrukullisja e gurëve nga lart poshtë, direkt mbi rrugë, ktheheshin në ortek të vërtetë. Kjo ishte artileria shkëmboreb e skënderbeut në dy betejat e Vajkalit. Por ishim në fundin e luftës (kishin kaluar 23 vjet) dhe dyfeku ishte bërë armë masive e ushtrisë së Skënderbeut. Kjo arsye që, në dy betejat e Vajkalit, historia ushtarake ndalon gjatë tek mënyrat e reja të luftimit që përdori Skënderbeu në Vajkal. Veçohet luftimi nga lart posht, zbulimi me luftim, manovra e thellë dhe dinamika e shpejtë e veprimeve luftarake për t’i mbyll betejat brenda ditës dhe kundër dy ushtrive, por veç e veç. Ishin këto të reja që i konsolidoj më thellë e më qartësisht Skënderbeu në “Betejën e Gushtit 1465” që i hoqi mundësinë ushtrisë turke të bashkonte forcat e drejtimit kryesor me ato  të drejtimit ndihmues (Jakupi që vinte nga drejtimi Tiranës) dhe realizoj atë që synoj: Azgjesoj ushtrinë turke pjesë- pjesë. Janë këto arsyet që Skënderbeu, është renditur ndër 50 personalitet më të larta ushtarake të Botës dhe njihet ndër themelusit e parimeve të artit ushtrak të kohës së tij.

*Studjues

S'KA KOMENTE