“Gurët e Skënderbeut”, monumenti historik që po pret Bulqiza

1896

Etmond Balja është vetëm 24 vjeç, një student me shumë të ardhme në fushën e skulpturës, i cili tani po merret jo vetëm me një vepër artistike, por edhe po kryen një kontribut atdhetar. Ai është duke kryer një vepër artistike, një monument 3 metër të lartë dhe 3.5 metra të gjerë, të titulluar “Gurët e Skenderbeut”.
Asllan Daxha ishte nismëtari i këtij projekti, i cili edhe me mbështetjen e pakursyer të djemve e biznesmenëve bulqizakë, Bukurosh Koçi, Eduard Keta, Myfit Duriçi, Ismail keta, Diamant Tançi, Azis Keta, Arben Cupi, Artan Lamani, Delfin Tançi, Naim Cupi etj., morën përsipër realizimin e kësaj vepre monumentale e historike. Befasia ishte se asnjë biznes, djalë Bulqize, për aq sa ju kërkua kontribut ekonomik, nuk refuzoj. Edhe krijuesi bulqizak, Etmond Balja, kërkoj vetëm vlerën në kosto të projektit, pa asnjë shpërblim si krijues me arsyetimin që na përloti: “Po të kisha mundësi, do e bëja gjithë vetë! Por ende jam student”. Sipas specialistëve të artit, vepra është zhvilluarnë vartësi të funksionit, vendit dhe ngjarjes konkrete historike: Tek “Gurët e Skënderbeut” që i kanë dhënë emrin kësaj njesie të territorit që i njihnin po me këtë emër edhe zonja Lan që do vizitonte shqipërinë dhe shkruan se “hëngri bukë, te Gurët e Skënderbeut, në Vajkal” Tek Gurët e Skënderbeut orientoheshin shoferat, korrierët, karvanët, kaçakët, diplomatët. Se deri në vitin 1940, tek “gurët e Skënderbeut” shkohej vetëm me kalë, mushkë dhe qerre.
* * * Në funksion të veprës janë rreth 300 metra katror sipërfaqe e shfrytëzueshme. Monumenti kombinon hijshëm me luginën ku është zhvilluar beteja, gurët e Skënderbeut përballë dhe gjelbërimin e pyllit mbi të. Për çdo detaj i është lënë dorë e lirë krijuesit, i cili vazhdon të punojë me idenë. “Jam krenar që m’u besua mua kjo vepër. Besoj, mos ju zhgënjej”, thotë Balja.

 

S'KA KOMENTE