U festua 19-vjetori i TV Bulqiza

890

Në një ceremoni të thjeshtë, organizuar nga drejtuesit e TV Bulqiza, Edmond dhe Mentie Isaku, është festuar 19 vjetori i hapjes së  këtij televizioni. Morën pjesë punonjësit e TV valor dhe kabllor të Bulqizës, të cilët fillimisht shkuan në zyrën e drejtuesit të këtij televizioni Edmond Isku, për t’i uruar atij dhe bashkëshortes, “Gëzuar 19 vjetorin e hapjes së këtij televizioni!”. Mes emocionesh për rrugëtimin e vështirë mediatik të televizionit në jo pak, por rreth 2 dekada, mes modestisë dhe thjeshtësisë që i karakterizon, çifti i bashkëshortëve Isaku, ka rrëfyer rrugëtimin e vështirë në tregun mediatik, por njëherësh edhe krenar për arritjet dhe vlerësimet e marra.
Me këtë rast nga çifti i bashkëshortëve Isaku, është shtruar një drekë për stafin e këtij televizioni, ku pjesmarrësit kanë shprehur kujtimet dhe urimet e tyre të përzemërta për rrugëtimin 19 vjeçar të këtij televizioni, që është dhe mbetet një dritare e rëndësishme për informimin dhe edukimin estetik të publikut.

S'KA KOMENTE