SHABAN SINANI, autori i më shumë së 30 veprave shkencore albanologjike, anëtar i Akademisë së Shkencave

117

Studiuesi dhe historiani i letërsisë, etnologu, eseisti dhe publicisti shqiptar
Vepra:
•    Një dosje për Kadarenë – 2005
•    Mitologji në Eposin e Kreshnikëve – 2006
•    Për prozën e Kadaresë – 2009
•    Hebrenjtë në Shqipëri, prania dhe shpëtimi – 2009
•    Për letërsinë shqipe të shekullit të 20-të (Studime) – 2010
•    Midis dy Rilindjesh – 2010
•    Etnos në epos – 2011
•    Letërsia në totalitarizëm dhe “Dossier K” – 2011
•    Camaj i paskajuar – 2011
•    Kodikët e Shqipërisë në “Kujtesën e Botës” – 2011
•    “Njerëzit e krisur” të Dritëro Agollit – 2012
•    Tradita gojore si etnotekst, studime për
etno – folkloristikën krahasimtare – 2012

Prej katër dekadash veprimtari intelektuale në procesin e studimit dhe kërkimit në fushën e letrave shqipe, promovon idetë estetike Shaban Sinani, një studiues skrupuloz, i paisur me inteligjencë të shumëfishtë dhe me një aftësi të rrallë hulumtuese, selektuese dhe qasje konstruktiviste në epistemologji. Mjedisi kërkimor në të cilin veproi dhe punoi ndër vite, i shërbeu si kontekst mbështetës në kredon e tij prej shkencëtari, i rimbursoi një motivim efikas në zbulimin e të vërtetave filologjike dhe i mundësoi realizimin  pa ndërprerë të një seriali studimesh me vlera të rralla.
Beratinus, Kodikët e Shqipërisë në ‘Kujtesën e Botës’ përbëjnë arritje suksesive dhe vlerë e shtuar në shkencën shqiptare. Këndvështrimi përfshirës mutidisiplinar i autorit, i jep atij origjinalitet si model mendor kërkues. Impakti ndërkombëtar e në mënyrë të veçantë ai europian që dha vepra shkencore e prof. Shabanit, përmbush një vokacion kulturor kombëtar, pasi ofron nga thellësia e historisë së vjetër, realitete kulturore shqiptare, duke përthyer në veprat Beratinus dhe Kodikët e Beratit, nën një fashë drite ndriçimi shkencor, formën ekzistenciale të qënies kulturore shqiptare.
Një këndvështrim origjinal filozofik dhe estetik kemi te studimi “Tradita gojore si etnotekst”, ku autori ngrihet në lartësi përkufizuese të dukurive ligjërimore.
Ndriçimi i universit letrar të Kadaresë, (si produkt) dhe i zhvillimit të letërsisë shqipe (si proces) duke e parë si letërsi e kontrolluar nga ideologjia, profesori jep shtjellime interesante dhe interpretime inteligjente, mbështetur në kompetenca transversale dhe profesionale. Po kështu vështrimet estetike të dhëna në mënyrë sintetike mbi Agollin, Camajn, Migjenin, De Radën, letërsisë orientale, zhvillimet letrare në Kosovë,  numrin e madh dhe voluminoz të veprave të botuara, veprimtaritë shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare,( të menxhuara ngs prof. Shabani), komunikimi perfekt në disa gjuhë të huaja, e bëjnë z.Sinani një shëmbëlltyrë të akademikëve më premtues bashkëkohorë shqiptar. Atij i takon me tërë ndershmërinë e fjalës titulli akademik dhe pranimi si anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, dhe është një titull i merituar. Tashmë Shaban Sinani është një diturak që ka arritur majat e kualifikimit dhe të produktivitetit shkencor dhe si i tillë  shoqëria shqiptare  ka nevojë për të. Në tërë metodologjinë e punës studimore autori krijon një një model qasjeje provokuese për studimet tona. Prof. Sinani me veprimtarinë e tij, me projekte zhvilluese me karakter filologjik më shumë se një shkencëtar është një misionar i promovimit të vlerave tona albanologjike, si një ambasador kulturor ndërkombëtar.  Lidhur me nxitjen e mëtejshme të shkëmbimeve ndërmjet Kinës e Shqipërisë në fushat e shkencës, kulturës e arsimit, prof. Sinani vlerëson si pozitive tre nismat e ndërmarra: botimin në Kinë të 25 titujve nga letërsia shqipe, hartimin e një fjalori të madh kinezisht-shqip e shqip-kinezisht me më shumë se 40 mijë fjalë dhe përfshirjen e 60 personaliteve shqiptare vetëm nga fusha e kulturës dhe e letërsisë në botimin e ri të Enciklopedisë kineze. Prof. Sinani po ashtu shpreh mendimin për nevojën e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet departamenteve të gjuhës shqipe të universiteteve shqiptare e të Universitetit të Gjuhëve të Huaja të Pekinit. Ai i vlerëson marrëdhëniet shqiptaro-kineze si një fushë e gjerë e me një dokumentacion të jashtëzakonshëm dhe shprehet i gatshëm për të ndihmuar në formimin e një grupi të ri studiuesish të çështjeve të veçanta lidhur me këto marrëdhënie.
Mbështetur në kontribute të jashtëzakonshme  dhe në punën e thelluar kërkimore –shkencore, autori i më shumë së 30 veprave shkencore albanologjike,  Shaban Sinani, më 6 mars 2017, u zgjodh  anëtar i Akademisë së Shkencave. Në tre projekte të mëdha shkencore, të çertifikuara ndërkombëtarisht: pranimi, ruajtja dhe shpëtimi i hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri; ideimi, hartimi dhe dorëzimi i dosjes për t’i shpallur Kodikët e Beratit si “pasuri botërore nën mbrojtjen e UNESCO-s; dhe ideimi i dosjes për “Këngët e kreshnikëve”, eposin e Veriut në UNESCO, projekt që mori çmimin special “Europa Nostra” të BE, si projekti më i mirë shkencor për trashëgimi popullore, prof. Shabani kontribuon në mënyrë të konsiderueshme në integrimin e vlerave kulturore dhe qytetëruese të shqiptarëve si pjesë e kulturës evropiane. Seria e botimeve të këtij akademiku sa vjen e rritet me një produkt cilësor dhe sasior duke përmbushur altarin albanologjik, si thesare të shquara të kulturës sonë kombëtare shqiptare. Një numër i madh doktorantësh shqiptarë dhe të huaj në disa universitete shqiptare dhe rajonale kanë mentorimin dhe oponencën profesionale të “profesorit të profesorëve” Shaban Sinani.
Shtëpia botuese “Naimi” Tiranë, ka një kontribut të çmuar në përgatitjen dhe botimin  e veprave të këtij kolosi të mendimit filologjik bashkëkohor shqiptar.

H. Mandri.

S'KA KOMENTE