“Leti Construction”, ide profesionale për projekte funksionale dhe estetike

1500

Kushdo që ka patur rastin të vizitojë qytetin minator të Bulqizës, këto katër muajt e fundit, është mrekulluar me kompleksin multifunksional: Hotel, Bar-Restorant, salla konferencash si dhe godina e  TV BULQIZA, në pronësi të “ISAKU” sh.pk. Tashmë, inteligjenca dhe rinia e këtij qyteti, por dhe institucionet e kanë bërë zgjedhjen e tyre, duke i realizuar takimet, eventet, festat e konferencat shkencore, pikërisht në ambjentet mjaft të këndshme të këtij hoteli të standardeve europiane,  projektues i të cilit është “Leti Construction”.
Në moshë fare të re, arkitekti Ervis Leti ka arritur të konkurojë me dinjitet në tregun e sipërmarrjeve shqiptare, me Shoqërinë e tij, tashmë të njohur në hapësirën mbarëkombëtare shqiptare “Leti Construction”. Që në moshën e bukur studentore iu përkushtua arkitekturës, duke punuar në studio të njohura arkitekturure, si ndihmësarkitekt dhe menaxher. Ai është i njohur tashmë si projektues dhe zbatues i disave vilave dhe hoteleve në Tiranë dhe rrethe. Firmën e tij mbajnë projektet e disa vilave, deri tre katëshe në disa lagje të kryeqytetit, në Farkë, Strikçan, Shupenzë si dhe pallati 9 katësh “Kosiqi” në Maqellarë.
Emri i Ervis Letit është skalitur tashmë edhe te Kompleksi i Namazjasë në Dibër të Madhe. Dhe padyshim, projekti i kompleksit multifunksional: hotel, bar-restorant si dhe godina  TV BULQIZA, në pronësi të “ISAKU sh.pk”, si dhe Projektim “Cinco  Cavali” ( disco verore,    Durrës, Projekt Restorant druri Patok, Elbasan, Projektim Bar restorant Hotel Raja, Shkodër; Projekt Objekt shumëkatesh, Selvia, Tiranë; Projekt Interiori “Sefari”, Blloku, Tiranë, Projekt interior Bar Coffee “Mynystry of Poëer”, Tiranë, apo dhe Kompleksi Turistik “Prenga”,     Patok, Laç,  përbëjnë histori suksesi në aktivitetin e Shoqërisë “Leti Construction”.
Më konkretisht, vizionin e tij, arkitekti i talentuar Ervis Leti, e shfaq në këtë intervistë ekskluzive për gazetën “BULQIZA”

-Si lindi idea për krijimin e “Leti Construction “?
Gjatë studimeve në Shkollën e Mesme Profesionale të Ndërtimit isha shumë aktiv në zbatimin e objekteve. Rrija shumë nga pas profesorëve që kishin firma ndërtimi. Kohë pas kohe fillova duke fituar besmin në vetvete dhe vendosa që idetë e mia do të hidhen në letër dhe me padyshim do hidhen në terren, duke lënë gjurmë në territorin shqiptar dhe jashtë tij.
Pas studimeve në Shkollën Proefsionale vazhdova studimet për Arkitekturë ku dhe u diplomova.
Gjatë studimeve të Larta kam punuar nëpër shumë studio e firma ndërtimi.
Me vullnetin e pashteruar, në përfundim të studimeve bëra hapin e parë me krijimin e Firmës së Ndërtimit “Leti Construction”.

-Ku konsiston aktiviteti i “ Leti Construction”?
“Leti Construction” është firmë projektimi dhe zbatimi.  E fillon hartimin e prjojekt idesë, projektin definitiv, ndjekjen e zbardhjes së lejeve të ndërtimit në organet përkatëse deri në zbardhjen e vendimit.
Studio e projektimit përbëhet nga arkitektë, Ing. ndërtimi, Ing Elektrik, Hidraulik, Mbrojtës nga zjarri, Gjeolog, dhe Ing Mjedisi.
“Leti Construction” është Studio Projektimi dhe Firmë Ndërtimi që përfshin sipas Liçensës:

•    Projektim objekte industriale, turistike, banimi, vepra kulti, etj.’
•    Punime Gërmimi në tokë;
•    Ndërtime civile dhe Industriale’
•    Rikonstruksion dhe mirëmbatje godinash civile, veshje fasadash’
•    Rrugë autostrada, mbikalime, hekurudha, tramvai, metro, pista aeroportuale’
•    Punime nëntokësore, ura e vepra arti;
•    Ujësjellësa, gazsjellësa, vajsjellësa, vepra kullimi e vaditje;
•    Punime për Prishjen e ndërtimeve;
•    Impiante hidro-sanitare, kuzhina, lavanteri, mirëmbajtja e tyre;
•    Punime rifiniture të muraturës dhe të lidhura me to, rifiniturë me lastic druri, lastic metalike dhe xhami dhe rifiniture të natyrës  teknike ndërtuese;
•    Sinjalistikë rrugore;
•    Barriera dhe mbrojtje rrugore;
•    Ndërtime parafabrikate beton arme, struktura metalike dhe druri….

Të gjitha këto ndiqen nga një staf kompetent inxhinierësh dhe arkitektësh dhe nën kujdesin e mjeshtrave Burhan Keta e Orjald Leti.

-Çfarë synoni për të ardhmen?
Synimi për të ardhmen është kriimi i një kompanie prestigjoze,  me një kualitet dhe cilësi për tregun vendas dhe atë të huaj.

-Cili është slogan juaj?
“Leti Construction”, ku imagjinata juaj dhe idetë tona profesionale kooperojnë për të hartuar projekte funksionale dhe estetike

S'KA KOMENTE