Rinia shqiptare ose dy anët e të njëjtës medalje

411

Nga Erjona Keta

Papunësia në rradhët e të rinjve, si një nga fenomenet më shqetësuese të shoqërisë sonë padyshim që është dhe mbetet një nga sfidat më të rëndësishme të së ardhmes. Po e nis këtë shkrim me dëshirën më të madhe të mundshme që kur të nis sërish të marr mundimin për të shkruar të ketë ndryshim nga ky shkrim që ju të nderuar po lexoni. Do të shkruaj për rininë, një forcë e madhe e shoqërisë sonë shqiptare. Por çfarë kanë ato, të cilëve unë po i’u kushtoj pak kohë nga koha ime ?!  Zhvillimi shpirtëror dhe psikik i këtyre të rinjve nuk varet vetëm nga faktorët biologjikë, por vend të veçantë zë edhe ambjenti dhe konteksti shoqëror ku jetojnë.
Kështu që disa sjellje, reagime të menjëhershme të tyre shpesh herë ”nxiten” edhe nga mjedisi në të cilin zgjedhin të kalojnë. Strukturat shoqërore mund ta lehtësojnë procesin e pjekurisë por mirëfilli ato dashur pa dashur mund të shndërrohen në burim problemesh dhe vështirësish për të përballuar sfidat që pritet të vijnë në të ardhmen.  Nuk dua të fokusohem shumë tek ky fenomen, por tek rutina e përditshme e tyre ose më saktë e dy lloje kategorish :
Vendin e parë që unë mendova se duhet dhe meritojnë ta posedojnë janë pikërisht ata të rinj që përpiqen për t’iu ardhur në ndihmë familjeve të tyre duke punuar tek – tuk në ndonjë vend, të cilët kanë admirimin tim të plotë, dhe pastaj vjen ai stad që unë e mendova si të detyrueshme që patjetër duhet të shkruaj për to, janë ato të rinj që as nuk e marrin mundimin për realizimin e fjalëve të sipërpërmendura pasi sipas tyre kanë kohë me bollëk për ta përmbushur. E pikërisht justifikohen me fjalët se është “detyrimi i prindërve” të tyre e nuk kanë përse të përpiqen ndonëse e kanë kaluar moshën madhore. Do të ishte më mirë sikur të justifikoheshin me idenë se janë të pafatë për të gjetur një punë se sa shprehja e lartpërmendur.  Jo e nderuar rini, jeni gabim pasi edhe siç e cakton ligji, mosha madhore për të vepruar është 18 vjeç, pavarësisht se prindërit shpesh herë nuk e zbatojnë këtë me idenë se fëmijët e tyre janë akoma të vegjël. Në fakt, gjithmonë kam qenë kundra këtyre ideve se rinia nuk duhet të punojë. Rinia po nuk arriti të gjejë e të sigurojë pak të ardhura në moshën 18-25 vjeç, kur do të mundet xhanëm?! Gjithçka është në nivele të ulta, nuk e di përse ndodh kjo, ndoshta sepse është në principet e individit apo imponohet edhe nga vetë mjedisi, situatat ku ai bëhet pjesë apo edhe nga personat që ka përkrah në jetën e përditshme. Është shumë e thjeshtë të thuash që po emancipohemi sepse megjithë papunësinë e tyre, shohim djem të vishen ekstavagantë me të ardhurat e prindërve të tyre padyshim.  Por kjo nuk tregon superioritet pasi ndonjëherë aparenca e jashtme të gënjen dhe një fakt i tillë nuk tregon emancipim. Po të hedhësh një sy përreth do kuptosh se rinia mendon vetëm për instiktin e çastit dhe jo pasojat e rritjes së viteve dhe mos pasjes së një pune për të kaluar një jetë më të mirë ekonomikisht. Shumica e vjedhjeve, grabitjeve dhe sidomos trafiku dhe përdorimi i lëndëve narkotike, zhvillohet nga të rinjtë e sotëm. Kemi në përgjithësi një degradim të përgjithshëm tek të rinjtë, si për nga mënyra e të sjellurit në jetën e përditshme, në atë familjare dhe në vende dhe mënyra që ato preferojnë.  Kështu mund të kalosh këto ditë por nuk është e largët koha kur do shfaqësh shenja pendese për ato mosmundime të bëra në kohën kur kishe diçka në dorë. Nesër do të jetë ditë e re dhe shpresojmë që të jetë një ditë e shënuar me një “mendje të thirrur” për të vepruar sa të jemi në kohë, pasi gjithçka ecën me kohën…

S'KA KOMENTE