Grupi i Lobimit organizon Forumin “RRUGA E ARBËRIT, QEVERIA RAMA DHE SHTETI SHQIPTAR”

103

“Katër vjet pas nisjes së Peticionit për Rrugën e Arbërit, gjendja është po njëlloj. Qeveria e drejtuar nga Kryeministri Edi Rama, si disa qeveri më parë, nuk e mbajti premtimin për nisjen e punimeve. Ndërkohë partitë politikë në qeverisje dhe opozitë kanë nisur sërisht që ta kthejnë Rrugën e Arbërit në një temë elektorale”, ky është konkluzioni i Forumit  “RRUGA E ARBËRIT, QEVERIA RAMA DHE SHTETI SHQIPTAR”, që u organizua nga Grupi i Lobimit në Tiranë më 17 Prill 2017.
Në Forumin e hapur të organizuar nga Grupi i Lobimit, nismëtarë i Peticionit Online për Rrugën e Arbërit, u diskutua veçanërisht se: Përse Kryeministri Rama nuk e mbajti premtimin për Rrugën e Arbërit? Përse qeveria ka refuzuar kategorikisht të pranoj peticionin e përkrahur nga më shumë se 11,000 vetë, si dhe çdo përpjekje të Grupit të Lobimit për dialog konstruktiv me Qeverinë? Çfarë duhet të bëjnë intelektualët dhe shoqëria civile në këto rrethana? Po elektorati dhe rinia dibrane si duhet të veprojnë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare? Cili duhet të jetë qëndrimi ynë në rast se Qeveria vendos të fillojë punimet para zgjedhjeve? Çfarë pritet nga Qeveria e re dhe opozita pas qershorit në lidhje me këtë çështje?
Me propozimin e Dr Gëzim Alpion, që ka udhehur me kurajo qytetare Grupin e Lobimit, u vendos që të organizohen protesta masive, nëse edhe premtimet e fundit të qeverisë rama do të përdoren thjeshtë për fushatë elektorale. Po ashtu do të përdoren të gjitha format e protestës për ët nxitur reagimin qytetar ndaj këtij mashtrimi të pambarimtë
Rruga e Arbërit është rrugë në ndërtim e sipër e cila do të lidhë Tiranën me Dibrën në Maqedoni me një gjatësi prej rreth 75 kilometra. Ky aks rrugor që shkurton distancën mes Tiranës dhe Dibrës, sipas vendimit të fundit të qeverisë rama parashikohet të përfundojë i gjithi në 2021. Rruga që e ka origjinën nga Periudha Romake, do të kalojë në 10 zona dhe do të shkurtojë me rreth 70 kilometra rrugën e sotme nga Burreli. Ky variant i shmanget në mënyrë të ndjeshme lartësive mbi 900 metra mbi nivelin e detit si dhe është varianti me kushte më të mira gjeologo-inxhinierike e hidrologjike.

S'KA KOMENTE