ZGJIDHJE PËR ZGJEDHJE TË LIRA

728

Nënkryetar i Degës PD-së Bulqizë, z. EDMOND ISAKU, njëherësh anëtar i këshillit bashkiak të bashkisë së qytetit minator dhe ish- shtatë komunave të këtij rrethi, konfirmon mbështetjen e demokratëve bulqizakë për strategjinë e opozitës. Në këtë intervistë ekskluzive ai shpreh bindjen se Qeveria Teknike është e vetmja alternativë që garanton një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm. I angazhur tashmë në politikën aktive të partisë më të madhe elektorale në vend, z.Isaku analizon në detaje ecurinë dhe suksesin e padiskutueshëm të protestës tashmë afër një mujore të opozitës, e cila do të finalizohet me arritjen e objektivit kryesor: qeveri teknike, si e vetmja alternatiovë e zgjidhjes për zgjedhje të lira.

-Zoti Isaku, si nënkryetar i Degës së PD-së Bulqizë, si e vlerësoni ecurinë e protestës afro njëmujore të opozitës shqiptare, para selisë kryeministrore?
Duke ndjekur sutuatën politike mendoj se  po thellohet çdo ditë e më tepër kriza në vend.
Protesta e opozitës ka hyrë në muajn e saj të dytë.   Mes  reagimeve të përditshme  vihet re një angazhim më i madh i autoriteteve  ndërkombëtare që përgjithësisht kërkojnë bashkëpunim.  PD-ja është e vendosur që të mos tolerojë. Ajo mbështetet edhe nga partitë e tjera opozitare dhe nga personalitete të rëndësishëm ndërkombëtarë.  Pavarësisht kësaj, kreu i PD-së, Lulzim Basha, i vendosur,  është shprehur  në mënyrë permanente se opozita nuk do të tërhiqet nga sheshi.  Çadra gumëzhin nga qindra pjesëmarrës të protestës që ndërrojnë turnet ditë-natë. Një protestë sipas mendimit tim e paparë ndonjëherë në përvojën tonë pluraliste.   E qetë, paqësore, e qartë në kauzën e saj dhe e vendosur për një ndryshim cilësor të politikës shqiptare. Synohet të krijohet një standart i ri zgjedhor, si themel për një shoqëri të drejtë e pluralistë me zgjedhje të lira dhe të ndershme për një rend cilësor politik apo reformë politike e thellë që të ndahemi nga tranzicioni i gjatë politik dhe të themelojmë siç thuhet shpesh “ Republikën e Re”.

-Si e ka mbështetur dega e PD-së Bulqizë protestën opozitare për zgjedhje të lira ?
Protesta madhështore e opozitës u bë një simbol shprese dhe për qytetarët e Bulqizës. Kam konstatuar se një entuziazëm i ri ka përfshirë dhe Bulqizën nga alternativa e PD-së. Një mbështetje të gjërë konstatoj nga të gjitha shtresat sociale. Kemi mbështetje dhe afrim nga njerëz të shquar të biznesit dhe të intelektualëve. Megjithëse  duhet theksuar se presioni politik mbi ta është mjaft i madh. Mjaft të rinj të diplomuar po anëtarësohen në PD.  Ky fluks pranimesh po ndihet në të gjitha zonat e Bashkisë së Bulqizës. Kjo sidomos pas protestës dhe them se ka një kuptim të madh, pasi pohon për besimin, frymën dhe garancinë që jep opozita politike shqiptare si e vetmja alternativë zhvillimi që do t’i hapë rrugë ekonomisë së tregut të lirë pa korrupsion dhe krim, pa klientelizëm dhe manipulime. Dega e PD-së Bulqizë tashmë është përfshirë në një ristrukturim të seksioneve duke i shtuar radhët dhe duke sjellë një frymë të re rinore. Nga të gjitha zonat kemi patur përfaqësues që mbështesin protestën në mënyrë të vazhdueshme dhe pa u lodhur.  Ata janë të varfër dhe të pa punë por me shpirt dhe zemër të mbushur me shpresë se një ditë drejtësia në këtë vend do të vijë, do të hapen vendet e punës, do të gjallërohet tregu i lirë dhe ekonomia e vendit, do të ulen taksat dhe të vendosen rregullat dhe standartet e demokracisë dhe të shtetit ligjor. Këtë shpresë ato e shikojnë vëtëm te Partia Demokratike dhe Aleanca e Djathtë që sa vjen e zgjerohet dita-ditës.  Demokratët e Bulqizës të vjetër dhe të rinj, po bëhen pjesë e protestës duke e ndjekur atë të vendosur deri në fitoren e kauzës së shpallur: zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ne besojmë fort se më në fund me një qeveri që të vendosë në ekuilibër procesin zgjedhor, do të arrijmë një proces transparent që të prodhojë një parlament që t’i shërbejë me përkushtim përparimit dhe zhvillimit kombëtar shqiptar dhe të punojë në dobi të shqiptarëve kudo që ndodhen. Për neve mbetet parësore edhe kërkesa për ndërtimin e Rrugës së Arbërit si koridor i rëndësishëm zhvillimi për verilindjen e Shqipërisë dhe integrimin rajonal e kombëtar të shqiptarëve.

-Parë nga ky këndvështrim, si e shihni impaktin e kësaj proteste? Sa e motivuar është opozita në kërkësat e saj?
Thirrja e Bashës pati një impakt të fuqishëm dhe gjeti mbështetje. Degët e PD-së në rrethe shprehën mbështetje të gjërë, aleanca e djathtë po ashtu dhe pas mitingut madhështorë që organizoi opozita në shkurt 2017,  frymëzoi  një zgjim të ri të vetëdijës reaguese.
Kreu i opozitës, Lulzim Basha fton në një front të gjërë publikun , intelektualë dhe çdo deputet të bashkohet  me protestën. “Në këtë tendë,  nisi punimet Parlamenti i ri shqiptar.  Në këtë tendë  Z. Basha, ftoi çdo deputet jo të lidhur me krimin, pa rekodre kriminale, të vijë në këtë aulë të vërtetë të demokracisë, sepse ky është Parlamenti Shqiptar. Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike e ka transferuar foltoren e parlamentit në Çadrën e Lirisë ku zhvillohen seanca  me qytetarët. Deputetët e opozitës janë të gjithë në unison: Qeveri teknike për të krijuar infrastrukturën e nevojshme për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Me këtë qeveri nuk ka zgjedhje të lira. Argumenti është se krimi dhe korruosioni është instaluar në sistem dhe duhet patjetër të ndahemi nga krimi dhe droga që ka mbuluar Shqipërinë. Në një vijë është rreshtuar edhe gjithë fronti opozitar. Shoqëria civile ka filluar të reagojë dhe është në mbështetje të opozitës politike. Në këto kushte dorëheqja qeveritare është e vetmja alternativë që do t’i hapë rrugë bashkëpunimit politik dhe institucional. Shoqëria shqiptare ka nevojë për ekuilibër politik  që të mos thellohet më tej kriza. Kjo alternativë po mbështetet edhe nga deputetë të majtë që duan drejtësi dhe mirëkuptim shoqëror.  Çadra e protestës para kryeministrisë po zhndërrohet në Parlamentin e vërtetë të demokracisë direkte, në shembëlltyrën e auolës së fjalës së lirë qytetare.   PD e logjikon vendimin e marrë për qeveri teknike me arsyen e disa argumentave bazë, ku një prej tyre, është edhe mbjellja e drogës në të gjithë vendin nga Veriu në Jug dhe nga Lindja në Perëndim. Vendi është shndërruar në një plantacion kanabisi dhe me një plantacion të tillë, vendi nuk mund të shkojë në zgjedhje.  Milionat e fituara nga droga do të përdoren për të blerë zgjedhjet, bashkë me to, në terren do të dalin edhe bandat e krijuara për të terrorizuar qytetarët  dhe për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve.
Një arsye tjetër është dhe krimi politik.  Kriminelë të veshur me pushtet apo të trimëruar nga përkrahja e shtetit janë rrezik për zgjedhjet e lira dhe të ndershme në vend. “Kryeministri nuk ka një ekip ekonomik ndaj  e ka zhytur vendin në varfëri ku 200 mijë shqiptarë jetojnë me 2500 lekë të vjetra në ditë, e thotë banka botërore. Ky mandat 4-vjeçar, këtë varfëri me dhunë ndaj shqiptarëve ku janë prishur 9 mijë shtëpi dhe biznese në të njëjtën kohë kur shqiptarët janë larguar më shumë se sirianët. Mandati i ri qeverisës i kësaj qeverie nga do dali, nga droga, krimi?

-Nga ana tjetër  reagimi që vjen nga qeveria është krejt i kundërt duke e justifikuar situatën se fenomeni i marijuanës apo hashashit ka qenë i përhapur edhe para vitit 2013. Sipas tyre, qeveria teknike është një absurditet pasi PD-ja është rrëzuar me 1 milion shuplaka. Sipas jush a do të ketë një tërheqje të opozitës, pas këtij qëndrimi kokëfortë të lidershipit qeveritar?
Nuk tërhiqemi nga alternativa jonë këtë tashmë e ka bërë të qartë disa herë  z.Basha. Kemi mbështetje nga SHBA dhe BE.  Kreu i PD-së, Lulzim Basha  me elokuencë po frymëzon  mbështetësit që protestojnë para kryeministrisë. Vendosmëria e z.Basha është frymëzuese për protestuesit.  Ne nuk tërhiqemi. Republika e krimit, republika e kanabisit do të marrë fund.
Ndryshe nga sa kanë deklaruar  zyrtarë të BE-së për kthimin e opozitës në Kuvend, Basha  ka marrë mbështetje nga SHBA dhe BE për kauzën e PD-së për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Kreu i Kuvendit, Ilir Meta në  një prononcim për mediat,  tha se darka me Ramën ishte një takim rutinë pune dhe se në fokus të dsikutimeve ka qenë reforma në drejtësi.
Por edhe Meta  kërkon klimë dialogu dhe bashkëpunimi. Negociatat nuk hapen pa u zbatuar në mënyrë korrekte ligji i vettingut dhe pa u realizuar zgjedhjet me standarde të larta në 18 qershor.  Meta pohoi se të gjithë duhet të punojmë që 18 qershori të japë standardin më të lartë të zgjedhjeve|. Ky ka qenë një qëndrim konstant i deritanishëm i Metës dhe forcës politike që ai përfaqëson.
Parlamenti në radhë të parë është i opozitës, mazhoranca ka edhe qeverinë. Është e mirëpritur që të çojë përpara kërkesat e saj. Parlamenti pa opozitën nuk ka kuptim. Duhet të rritet besimi i shqiptarëve tek zgjedhjet dhe të përmirësohet klima politike”. Këto kanë qenë mesazhe të mirëstudiuara të Metës.

-Protestuesit në Çadrën e lirisë duket se entuziazmohen më shumë kur pranë tyre ndodhet lideri historik i PD-së, Berisha. Sipas jush, cilat janë efektet e deklaratave të tij?
Ish-kryeministri Sali Berisha reagoi ndaj deklaratave të bëra nga eurodeputeti, Knut Fleckenstein, lidhur me ndikimin e fondacionit Soros në Shqipëri. Ai tha se Berisha duhet t’i jap fund “përrallës me Sorosin. Por Berisha e cilëson këtë deklaratë të eurodeputetit si të nxituar dhe duke u shprehur për Xhorxh Soros tha se ai përfaqëson sot miliardierin që ka korruptuar më shumë se kushdo tjetër  politikanë, personalitete lokale dhe ndërkombëtare në vendet ishkomuniste por edhe në vende të tjera. Ai ka korruptuar gjithashtu individë dhe grupe në institucione serioze ndërkombetare të vendosura në kryeqytete të vendeve të ndryshme përfshi këtu Berlinin!  Në këtë kontekst, mendoj se jo hedhja poshtë me apriori apo paragjykime të zërave që kërkojnë të nxjerrin në shesh një të vërtetë tronditëse, por hetimi me transparencë nga parlamenti europian dhe parlamente të vendeve të interesuara duhet të ishte përgjigja e duhur dhe respekti i detyruar nga e vërteta, theksoi z. Berisha.
Në Shqipëri vizita e Federica Mogherinit ka një tjetër kontekst, pasi lidhet direkt me situatën politike në të cilët ndodhet vendi. Mogherini  takohet me drejtuesit kryesorë politikë në vend, në kërkim të një zgjidhje të pranueshme për palët.  Po kështu Komisioneri europian për zgjerimin, Johannes Hahn,  shprehi keqardhje për bojkotin e parlamentit nga opozita, duke theksuar se bashkëpunimi mes qeverisë dhe opozitës është shumë i rëndësishëm për integrimin e vendit. Debatet dhe reagimet sa vijnë e tensionohen. Ndërkohë që Eurodeputeti Knut Fleckenstein, gjatë një konferencë për shtyp, mes të tjerash i kërkoi ish-Kryeministrit Berisha, që të mos flasë më për “përralla sorosiane”, ish-kryetarja e kuvendit, z.Topalli, ka replikuar. me eurodeputetin. Nga Çadra e Lirisë, Jozefina Topalli reagon: “Mendoj që jetojmë në liri dhe askush nuk duhet t’i thotë dikujt çfarë duhet të thotë, këtë e kemi kaluar në kohën e Enver Hoxhës”.
Intervistoi:
Edison BALLA

S'KA KOMENTE