Shëndeti si barazpeshim i funksionit të të gjitha organeve

116

 

Nga Agim Demiri

Flitet shpesh për probleme mendore:- shqetësime mendore, edukim mendor, punë mendore etj., sikur këto të jenë një anë e veçantë e problemeve të përsonalietit. Kohët e fundit është shtuar interesi për këte anë, sepse problematika që lidhet me to është zgjeruar shumë dhe shtuar shumë. Ajo që bie në sy në këte çështje është “ndarja” në mënyrë të tejskajshme e tyre nga tërësia e anët tjera të personalitetit. Një gje e tillë bie ndesh me parimin e mjekësisë, i vendosur nga Hipokrati, që mësonte që në Antikitet se “… organizmi është një masë e bashkuar që funksionon si e tërë dhe jo “një shumë organesh…” . Funksioni i njerit po u prish, pothuajse çrregullon gjithë të tjerët. Shkenca mjekësore që në krye të herës ka bërë të kuptohet se sëmundja u quajt një “thyerje” e harmonisë së funksinimit të organizmit si një e tërë. Shëndeti vlerësohet si barazpeshim i punës së gjithë organeve dhe sëmundja si prishje e këtij barazpeshimi. Në përgjithësi që nga Hipokrati në Antikitet është vlerësuar se nuk lind trup “i sëmurë”, por ai bëhet i tillë gjatë jetës duke e “shpërdoruar “ shëndetin, duke e përdorur trupin keq në rrethana të caktuara të jetës. Për fat, për këtë Zoti i ka dhënë njeriut një dhuratë të çmuar – dhimbjen. Mbi bazën e saj mjekësia ka arritur të shohë shkakun e saj dhe të përcaktojë llojin e sëmundjes dhe përgjithësisht të bëjë shëndoshjen. Por, ka raste që disa organe të trupit “sëmuren” dhe mund të shkaktojnë edhe ndërprerjen e jetës “fshehtas” – pa këte “dhuratë”. Kështu psh, – të pushon papritur zemra pa pasur më parë asnjë dhimbje; ose funksionimi i punës së gjendrave të ndryshme e në mënyrë të veçantë atyre tiroide, që pa ndonjë dhimbje të veçantë për to, çrregullojnë dhe bëjnë të dhembin organet tjera si zemra, mushkëria etj. dhe të fillojë përpjekja për të shëruar ato me mënyra të ndryshme, duke i dëmtuar më keq, sepse ato nuk kanë nevojë për shërim, sepse janë të shëruara, por dhimbjet e tyre janë për shkak të tiroideve (a gjendra të tjera).
Kjo “hyrje” vlen për të kuptuar më mirë natyrën e sëmundjeve mendore, që ishin llojë të ndryshme çrregullimesh që “nuk kanë dhimbje fizike”, por, të një natyre tjetër që është bërë zakon të quhen “dhimbje shpirtërore”. Duke folur për epilepsinë (e ashtuquajtura sëmundje e Tokës), që të ishte sëmundje e tillë që ishte tipike “mendore” dhe që të humbte vetëdijen “duke të përplasur për tokë” ku të ndodheshe, Hipokrati shprehej se ka natyrë “fizike”, që lidhej me çrregullime të trurit dhe të funksioneve të tij .
Cilat ishin problemet që kishte shpirti në rastet që vlerësohet si dhimbje e tij, që quhen “çrregullime mendore”?

1. Shpirti vlerësohej si një masë madhështore, si një demon, brenda një trupi me përmasa normale njerëzore dhe në mjaft raste edhe nën normalen. “Veprimtarinë” e shpirtit e udhëhiqte pasioni, ndërsa fizikisht kësaj i përgjigjej veprimtaria fizike, që ishtë përgjithësisht e kufizuar. Pikërisht pamundësia për të qenë një raport i drejtë midis pasionit dhe veprimtarisë faktike fizike, bënte që shpirti të ndjehej “ngushtë” brenda trupit dhe, kur ky raport kishte tejskajime krijoheshin ato që quheshin “dhimbje shpirtërore” apo ethe, siç i quan Platoni. Pasioni, që udhëhiqte shpirtin, duke qenë kështu “ethe” e tillë, i krijon trupit gjendje të tillë që e kalon në një gjendje të veçante psikike që në gjuhën shqipe quhet “marrëzi”, dhe karakterizohet nga ngazëllime të fuqishme. Sipas Tomasos (Tommasso, M -1477-1535), te vepra e tij “Utopia” pasione të shpirtit janë :- dashuria (e kundërta, urrejtje); dëshirat (që nuk është e mundur të realizohen dhe të “arratisin” nga mjedisi ku ndodhesh), gëzimi ( me të kundërtën e tij, trishtimin); shpresa (humbja e shpresës). Këto anë të pasionit të shpirtit mbeten në errësirë, brenda vetvetës së personit. Për to nuk do t’ia dije kush. Edhe kur në një mënyrë a në një tjetër, përsoni të flet për to, apo merren vesh, paragjykohen, ndrydhen dhe shtypen, duke krijuar “dhimbje të forta shpirtërore” dhe rezultat i saj, çrregullime të llojeve të ndryshme. (Të mendohet psh se çfarë problemi i del njeriut, kur i “humb” shpresat). Ata duhen njohur dhe vlerësuar për çdo rast dhe në mos krijohet mundësia për t’i berë të realizueshme, të paktën të mos bëhet e kundërta të poshtërohen, të ndrydhen dhe të shtypen apo të bëhen objekt talljeje.

2. Problemi tjetër janë humorët. Sipas rastit ato vlerësohen nga njëra anë si pasqyrë e gjendjes shpirtërore, por kanë ndikim shumë të fuqishëm në përjetimet e llojeve të ndryshme që krijon pasioni me problemet e tij, që sapo folëm. Ndryshe i përjeton “ethet shpirtërore” i njejti njeri me të njejtat pasione në një ditë me humor të mirë dhe ndryshe në një ditë me humor të keq. Për të mos thënë pastaj për përsona të ndryshëm, që kanë edhe temperamente të ndryshme. Por, këto nuk njihen as nuk mendohet për t’u njohur. Këtu duhet shmangur një keqkuptim; nuk është fjala që t’i bëjmë prindërit “psikologë”, që ata të dinë si i ndan dhe përshkruan psikologjia që nga Hipokrati llojet e temperamentit (sanguin, kolerik, flegmatik dhe melankolik – me nënndarje të tjera të tyre, dhe të ndarë për arsye metodike, sepse nuk ka temperamente të “pastra”,) dhe përshkrimet e tyre, sepse kjo do të ishte një gjë e mrekullueshme, por çdo prind të paktën për femijet e tij, të dije gjëra që lidhen me karakterin dhe tipin dhe të bazohen në to. Të dinë në përgjithësi dhe në çdo rast gjendjen shpirtërore të tyre. Ndërsa për mësuesit dhe shkollën ata duhet të dinë jo vetëm teorikisht këto gjëra që duken si të psikologjisë, por të mbështesin punën e tyre në njohjen psikologjike të çdo nxënësi, ndër të tjera të humoreve të tyre. Por, në përgjithësi njerëzit kujtohen rreth kësaj çështje, kur “dhimbja shpirtërore” ka sjellë dukuri të çrregullimeve të rënda psikologjike të tipit: – trishtim, ankth, depresion etj. Atëherë thotë populli “e ka kaluar lepuri kodrën” dhe çfarë mund të bëjë, bën psikologu me këtë të sëmurë . –

3. Problemi tjetër është i pastrimit shpirtëror. Një rol të rendësishëm në këtë drejtim luan feja dhe besimi, të cilat bëjnë që njeriu nëpëmjet lutjes dhe llojeve të tjera të veprimtarive fetare, të bëjë një “pastrim” të ditëpërditshëm dhe shumë të nevojshëm, por këtë lloj “pastrami” duhet ta bëjnë të gjithë. Secili njeri ka çfarë largon nga vetja prej mendimeve, pasioneve, veseve etj., që nuk janë të mira.
Në këto shëime, ndonëse disi “teorike”, jemi përpjekur të shtrojmë disa probleme psikologjike që lidhen kryesisht me punën parandaluese të çrregullimeve psikologjike.
Nuk janë vetëm këto, por janë një mori gjërash që lidhen me një mënyrë a një tjetër me mënyrën e jetësës, familjen, shoqërinë etj., – me mënyrën se si punon, pushon, ushqehesh etj., – në gjithë veprimtarinë duke i bashkërenduar dhe barazpeshur gjërat me njëra tjetrën.

S'KA KOMENTE