Themelohet Shoqata “Gryka e Vogël”, Dibër

426

Me datë 17 shkurt 2017 u themelua Shoqata “Gryka e Vogël”, Dibër. Grupi nismëtar I themelimit të kësaj shoqate janë:   Shpëtim Cami;  Gëzim Dumani; Hamdie Beqiri; Tufik Kurti; Vehbi Xheka; Roland  Muka dhe Shehat Cami.
Të mbledhur në zyrën e avokatit të nderuar z.Tufik Kurti, grupi nismëtar, unanimisht themeloi shoqatën, duke e emëruar “Gryka e Vogël” Dibër, me inicialet e saja SHGVD. Grupi nismëtar miratoi statutin e shoqatës dhe të gjithë dokumentacionin procedurial që shoqëron një shoqatë, duke përcaktuar edhe fushën në të cilën do të ushtrojë aktivitetin e saj kjo shoqatë: shoqatë atdhetare, kulturore, historike.
Duke u mbështetur në këto kolona, ecja e shoqatës do të jetë në shina të vërteta. Do të luftojmë për të ruajtur parametrat atdhetare, kulturore e historike.
Dibra ka kaluar shumë luftëra, por shumica e tyre ka filluar nga ‘’Gryka e Vogël”. Ne këtë do mundohemi ta promovojmë duke e vendosur në vendin që e meriton.
“Gryka e Vogël”  është një thesar i folklorit, traditave e zakoneve. Është një pasuri e jashtëzakonshme ujore, me burime,  me peizazhe mahnitëse, me prodhimet e gjithëllojshme perimtarie e frutikulture.

MISIONI
“Gryka e Vogël”,  kahistori kuvendesh, luftërash e bese. Për këto e të tjera do të punojmë pa u lodhur.
Në Statutin e Shoqatës përcaktohen objektivat e kësaj shoqate, mënyra e antarësimit, mënyra e financimit, e organizimit, e funksionimit, si dhe organet drejtuese të saj.
Shoqata “Gryka e Vogël”, Dibër do të ketë logon, vulën dhe gazetën e vet. SHGVD është joqeveritare, jopolitike, jofitimprurëse. Selia qëndrore e saj do të jetë në Tiranë, kurse degë do të ngrihen brenda e jashtë Shqipërisë, kudo ku ka dibranë nga Gryka e Vogël dhe janë të interesuar për një gjë të tillë.

OBJEKTIVAT
Objektivat e SHGVD janë konkrete, të thjeshta, të rëndësishme, të zbatueshme.
SHGVD do të kujdeset të inkurajojë dhe të promovojë trashëgimninë, kulturën dhe historinë e krahinës Gryka e Vogël, Dibër. Të forcojë dashurinë, respektin dhe shpirtin e sakrificës e të ndihmës për njëri-tjetrin. Të ruajë dhe të forcojë marrëdhëniet dhe bashkëpunimin me organizatat e shoqatat e tjera lokale, kombëtare apo ndërkombëtare. Të ruaj një jetë të gjallë shoqërore, kulturore, artistike dhe sportive të anëtarëve të saj. Të ruaj dhe të forcojë marrëdhëniet midis brezave. Të ngrejë lart punën vetmohuese dhe traditat e mira të të parëve tanë, emrin e mirë  që ata kanë krijuar me punën, sjelljen dhe qytetarinë e tyre dhe t’i çojë ato përpara.
SHGVD, me statutin e saj, kërkon të krijojë një model disi më ndryshe të funksionimit të një organizate jofitimprurëse. Në fillim kjo është sfida me vetëveten, pastaj me tëtjerët. Kemi miratuar me statut, që kryetari i SHGVD ka një mandate dyvjeçar dhe të drejtë rizgjedhje vetëm një herë. Ne kërkojmë dhe do të luftojmë për këtë, që SHGVD të jetë:
-përfshirëse – ku çdo fshat i kësaj krahine të ketë një përfaqësues anëtar të shoqatës;
– gjithëpërfshirëse – ku të mos ketë kufizime krahinore, ngjyrë, fetare apo politike;
-fleksibël – të reagojë shpejt, të veprojë në kohën e duhur, të përshtatet me situatën. Sigurisht që të realizohen këto objektiva, kërkohen projekte e programe. Që projektet e programet të jenë të suksesshme, ato duhet të jenë përfshirëse, gjithëpërfshirëese, fleksibël, të përgjegjëshme e këmbëngulëse. Projektet e programet e suksesshme veprojnë në mjedise që i trimërojnë njerëzit për të ndërtuar marrëdhënie të fuqishme, të bazuara në besim e respekt të ndërsjelltë. Ne jemi nisur, të bindur e të vendosur në misionin tonë. Zoti na ndihmoftë.

GRUPI NISMETAR  I SHGVD
Hamdie Beqiri, Shpëtim Cami, Tufik Kurti,
Roland Muka
Gëzim Dumani,Vehbi Xheka, Shehat Cami

S'KA KOMENTE