Dega e PD-së Bulqizë, përgatitje intensive për zgjedhjet e 18 qershorit

202

• Nënkryetari i Degës së PD z.Edmond Isaku, mbështetur në udhëzimin e kreut të PDSHsë, Basha, shprehet për domosdoshmërinë e pëfaqësimit me kandidatë dinjitozë, që të kenë performancë pozitive, integritet moral dhe mbështetje reale nga demokratët dhe shumica e qytetarëve të Bulqizës

Demokratët e Bulqizës janë të angazhuar për të arritur rezultatin e pritshëm në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit 2017. Ky angazhim u konstatua edhe në mbledhjen e  radhës që kryesia e Degës së PD-së Bulqizë zhvilloi në ambjentet e selisë së saj në qytetin e Bulqizës.
Kjo mbledhje u fokusua në zbatim të udhëzimeve të Kryetarit të PDSH-së, z.Lulzim Basha për përgatitjen për zgjedhjet parlamentare të këtij viti
Mbështetur në këto udhëzime  u diskutua për takimet me antarësinë për marrjen e mendimeve dhe propozimeve, për kandiditatët për deputetë në ngjedhjet e ardhshme. Fjalen e hapjes e mbajti kryetari i degës së PD-së,  z.Defrim Fiku, i cili bëri të ditur se një ndër pikat më të rëndësishme është përcakitmi i datave të mbledhjeve të grupseksionve të PD. Më pas fjalën e mori deputeti i PD për rrethin e Bulqizës z.Roland Keta. Ai u shpreh se në bazë të Udhëzimit të PDSH-së do të jenë qytetarët të cilët do të japin propozimet e tyre për kandidimet për zgjedhjet parlementare. Në vazhdim fjalën e mori edhe nënkryetari i Degës së PD z.Edmond Isaku. Mbështetur në udhëzimin e kreut të PDSH-së, Basha, z.Isaku u shpreh për domosdoshmërinë e pëfaqësimit me kandidatë dinjitozë, që të kenë performancë pozitive, integritet moral dhe mbështetje reale nga demokratë dhe shumica e qytetarëve të Bulqizës.

S'KA KOMENTE