Qytetarët festojnë ndërrimin e viteve në “Restorant Bulqiza”

397

Nata e ndërrimit të viteve, për të parën herë në qytetin e Bulqizës u festua nga familje të këtij qyteti, në një nga ambientet e mrekullueshme të Godinës së re multifunksionale  “Restorant Bulqiza”. Dhjetra familjarë festuan hareshëm në një ambient komod e bashkëkohor me të gjithë aksesorët e duhur, duke kaluar vërtetë një mbrëmje sa familjare aq edhe kolektive e të magjishme, mbresëlënëse për të mos u harruar kurrë. Muzika, argëtimi, tryezat e begata me ushqime të gatuara me profesionalizëm të lartë nga kuzhinierët, me një kombinim perfekt mes tradicionales dhe kuzhinave perëndimore, ngritja e shëndeteve me anë të dollive, bënë që pjesmarrësit të gëzojnë e të mos harrojnë kurrë këtë mbrëmje të magjishme deri në orët e para të mëngjezit të datës 1 janar 2017.
Ndërkohë, në orën 00.00 të ndërrimit të viteve Bashkia Bulqizë organizoi një spektakël të vërtetë shpërthimi fishekzjarresh, ku qielli mbi qytetin e Bulqizës, llamburiti nga lumenj shumëngjyrësh dritash, që u shoqërua nga dhjetra banorë të qytetit. Festimet kaluan në atmosferë gazmore, krejt pa incidente, falë kjo edhe masave shtesë të marra gjatë kësaj nate nga policia, ndërmarrja elektrike dhe spitali. Në ditën e tretë të Vitit të Ri 2017 qyteti filloi të gjallërohej dhe qytetarët dolën për të vazhduar ritualin e përditshëm, dikush në punë, dikush shëtitje, ku gjithkund shkëmbeheshin urimet për këtë vit që sapo ka nisur.

S'KA KOMENTE