Përurohet godina e re multifunksionale e TV Bulqizës

1944

Presidenti i TVBulqizës dhe njëherësh edhe i rrjetit të Televizioneve lokale shqiptare, Edmond Isaku, së bashku me bashkëshorten e tij, Mentien, kanë organizuar përurimin e godinës së re multifunksionale të Televizionit, ndërtuar në qendër të qytetit të Bulqizës.
Në këtë event që u organizua në pragun e ndërrimit të viteve morën pjesë kryetari i Bashkisë Bulqizë, Melaim Damzi, kryetari i këshillit bashkiak, Gazmend Kënga, anëtarë të këshillit bashkiak, drejtues të institucioneve, biznesmenë, si dhe drejtues të radio-televizioneve lokale Mat, Lezhë dhe Kukës. Mes duartrokitjeve të të pranishmëve shiritin e përurimit e preu pronari i godinës Edmond Isaku, së bashku me kryebashkiakun Melaim Damzi. Më pas të pranishmit e shumtë në këtë event bënë vizita në ambientet e brendëshme multifunksionale të godinës ku përfshihen; TV valor dhe kabllor, bar-kafe, restorant dhe hoteleri, të gjitha ndërtuar e arreduar me arkitekturë bashkëkohore europiane, duke u ofruar e dhënë kështu mundësi banorëve të komunitetit të Bulqizës, por jo vetëm, edhe vizitorëve vendas dhe të huaj, si dhe shoqatave, institucioneve dhe individëve të veçantë të shijojnë e ndjekin veprimtari kulturore e shkencore në salla konferencash, për të marrë shërbime cilësore, efikase e komode, plot shije e elegancë të kohës.
Për pjesëmarrësit u organizua edhe një koktejl ku përshëndeti pronari Edmond Isaku, kryetari i bashkisë, Melaim Damzi, nënkryetari i rrjetit të televizioneve lokale Lutfi Meçka dhe kolegë drejtues të mediave, pjesëmarrës në këtë eveniment.

S'KA KOMENTE