Poezi nga HALIL TEODORI (New York, USA)

735

Hoxhë Hasan Muglica
(Vrare nga serbi me 15 korrik 1915)

Vinë asqerët anës malit
Drejt Muglicës me urdhër t’ krajlit;
Kët’ dibran, burrë me nam
Ka vendos shkau me e xanë.

Shkau Hasanit i ka kërkue
Dibrën tonë me e coptue,
Ka ngrit dorën, ka çuar zanin
Jo, kurrë nuk e ndaj vatanin.

Hasan Muglica ngrije ballin,
Të pret mexhlisi t’ marrish fjalën;
Çfar ka thanë Hoxha, ka mbet
E pagoi me gjakun e vet….

Gjith’ Dibra e ngriti zanin,
Kush na e vrau Hoxhë Hasanin?
E vrau shkjau te shpija,
Se s’pranoi t’ndahet Shqipëria.

Ju që rritur jeni n’ djepa,
Ju që vini nëpër breza,
Për çdo ditë e mot për mot
Ju bekoftë Hoxhë Muglica.
Ju bekoftë i madhi Zot!

Dëbora që ra
Flokët e dëborës
që bien sot,
me flokët e tua, më ngjajnë.
Më bien mbi fytyrë
e më sjellin lot.
Si portretin tënd,
dëborën,
sot e dua.

S'KA KOMENTE