Poezi nga NATASHA ÇERA (Duriçi)

379

Me akrepat fluturova
Në anë të akrepave u rrotullova sot,
Rri urtë, i thashë vetes
Rreth botës sot rrotullohu në paqe
Dhe pa pyetje..pse ?
Dhe mbarë nisa,
Me akrepat fluturova
Dhe si një tik tak i lumtur
tingëlliva fushës .
Më ndriti syri
Tek më qeshi ky rrotullim ore
në këtë ditë dhjetori.
Më deshi më tepër se e desha
Dhe ..kur sosi më erdhi keq
të ikja ashtu,
Ndaj u ktheva mbrapsht ta rijetoja.
Dhe u theva keq…
Në dymbëdhjetë copa ore
dhe në tri akrepe.

Të pi një gllënjkë dashuri
Dashuria po ma sos shpirtin,
Në kupë argjendi..po ma pi.
Dhe dolli ngre djallëzisht
me timin shpirt
dhe gota boshatis .
Dhe mua mu thanë buzët
të pi një gllënjkë dashuri.

S'KA KOMENTE