Poezi nga MARTIN CUKALLA

234

Re-mnaje

frymon dëshirë rruzaverdhë, frymon,
ca re si trishtim kam mbi kokë,
tej meje dy sy si yj xixëllojnë,
qerpikët qënkan xhelozë!
më thotë dikush: qyteti i dashurisë a vjeshta
unë them që: është Tetori,
shtegtojnë nga largësitë re e mjellma
hedh shtat dhe çfarë shtati humori…
qëndrojnë roje, roje natë, roje ditë qëndrojnë
sytë e përsosur dhe… hëna.
edhe pse meket dielli, ngrohja është e ngrohtë,
trishtim elegant ka dhe moti.
i vjedh trolli në kopësht gjethet e arta që bien
që gjirit të vet të tretë ar.
të zhurmshme udhët, shtigjet të zhurmshëm
magji, dashuri larg e në prag.

thashethem kryqëzimesh, brohorimë, kurreshti
trokitja e dyfishtë e zemrës,
tinguj dhe gjethe, dehje paprerë e pa cak dhe shi,
shërohen dhimbjet e tokës.
do vijë Nëntori dhe ndarjet do vijnë,
do ikin dhe mjellmat diku,
diku dhe retë sërish do të ngrijnë,
do përlotet qerpiku dikur …

S'KA KOMENTE