Rama: Nuk do të ikë nga detyra e kryeministrit pa mbaruar Rrugën e Arbërit!

455

Gjatë një aktiviteti në qytetin e Dibrës për të falënderuar mbi rezultatin e zgjedhjeve të pjesshmë për kryebashkian e ri, kryeministri Edi Rama dha lajmin se punimet për Rrugën e Arbrit do të nisin para zgjedhjeve të 2017-ës.
“S’kam ardhur në Dibër për një periudhë të gjatë pas zgjedhjeve të 2013, se kam thënë do shkoj po ça t’u them? Dhe e kam takuar ambasadoren kineze më shumë seç kam takuar ambasadorin amerikan për reformën në drejtësi”.  Kreu i ekzekutivit shqiptar tha se qeveria e tij nuk do të  bëjë ndonjë mrekulli as për Dibrën as për Shqipërinë, por do bëjë atë që s’e ka bërë asnjë tjetër, do i përkushtohet edhe më shumë Dibrës.
Të njejtin premtim e pati përsëritur edhe në mitingun e mazhorancës në Dibër për prezantimin e kandidatit për kryetar Bashkie kur deklaroi se nuk do të ikte nga detyra e kryeministrit pa mbaruar Rrugën e Arbërit. Por duke e ditur se kjo rrugë nuk mbaron edhe dy vite, kohë kur pas një viti janë zgjedhjet e reja parlamentare, ai pohoi se nuk kishte ndërmend të ikte nga kryeministër edhe mandatin tjetër, gjithnjë nëse fiton e majta.

Mashtrimet për Rrugën e Arbërit

“Sot rruga e Arbërit do të ishte ende një fantazmë në fushata elektorale dhe jo një projekt tashmë i financuar, i votuar nga parlamenti dhe gati për të filluar puna dhe për ta finalizuar lijnën e shumëmunguar, të Dibrës me Tiranë e gjithë Shqipërinë përmes një rruge siç e meritoni”.
Po të mos i kesh ndjekur premtimet e Edi Ramës në fushtat elektorale, këtë të mësipërmin do të dukej sikur e ka dhënë këto ditë në Dibër.
Në fakt ky ishte premtimi i radhës që ai u bëri dibranëve në qershor të 2015 –ës në krah të Shukri Xhelilit.
Një vit më pas ai u kthye duarbosh, ashtu si në 2015 –ën. Dibranëve iu kishte premtuar edhe në 2013 se për 5 vjet Tiranën do ta kishin 1 orë e gjysmë larg.
Sot atyre u duhet të udhëtojnë për afro 4 orë në rrugën më të amortizuar që ka Shqipëria.
Justifikimi i kryeministrit në Dibër, “nuk dal nga zyra e kryeministrit pa bërë rrugën e Arbrit”, është kthyer në anekdodë.
Dibranët e përsërisin tavolinave e konaqeve duke qeshur. Por humori që u ka sjellë ajo çfarë u tha kryeministri në gusht të këtij viti gjatë prezantimit të kryebashkiakut të ri të Dibrës, ia lë vendin boshllëkut të pashpresës kur pyesin:  edhe sa vjet mendon Edi Rama të rrijë në krye të qeverisë?
Në 3 vjet qeveria e tij ua ka premtuar rrugën dhjetëra herë.
Projekti i nisur dhe i papërfunduar nga qeveria Berisha u rigjallërua kur qeveria socialiste rinisi negociatat me kinezët.
Banka kineze “Exim Bank” premtoi financimin e rreth 200- 300 milionë dollarëve për kompaninë shtetërore kineze ““China State Construction Company”.
Disa muaj më vonë pasi qeveria kishte miratuar një ligj të posaçëm banka u tërhoq.

Arsyet nuk u shpjeguan kurrë.
Në atë kohë, deputeti i zonës Sherefedin Shehu, hodhi dyshime se pas tërheqjes së “Exim Bank” qëndronte një plan që e kushtëzonte ndërtimin e rrugës së Arbrit me koncesione të tjera, si hidrocentrali i Skavicës apo Porti i Shëngjinit.
Në dhjetor 2015 kryeministri Rama ishte i pranishëm në firmosjen e një memorandmi me “Exim Bank”.
“Rruga e Arbërit, fryti i parë i një epoke të re. U nënshkrua memorandumi i bashkëpunimit me ‘Chinese Exim Bank’ për hapjen e një kantieri projektesh në Shqipëri me financime kineze. Projekti i parë që do të çelë siparin e një epoke të re bashkëpunimi mes Shqipërisë e Kinës do të jetë Rruga e Arbrit, e cila do të nisë vitin e ardhshëm”, shkruante kryeministri në “Facebook”.
Kur pritej të nisnin punimet, ministri i Transporteve Haxhinasto tha në parlament se paratë mungojnë dhe fati i rrugës nuk dihej.
Mungesa e parave qëndron pas shtyrjes në kohë për vite me radhë të këtij projekti që i mban dibranët më larg kryeqytetit se çdo zonë tjetër e vendit.
Opozita thotë se pas largimit të kinezëve qëndrojnë tentativat qeverisë për të marrë rryfshet.
200 milionë dollarët e munguar, – thotë PD, – janë vetëm një pjesë e parave të korrupsionit në dogana e tatime, apo e koncesoneve korruptive që ka dhënë Rama në shëndetësi.
Në rrugë nuk punohet më prej më shumë se 1 viti. Traseja e hapur pranë shkallës së Tujanit në Tiranë vetëm sa ka shëmtuar peizazhin. Nuk i shërben as zonës.
Do të duhen edhe disa zgjedhje të tjera që kjo vepër, që u paraqitet dibranëve në 3 fushata elektorale brenda 3 vitesh, të mos jetë më në listën e premtimeve të politikanëve.
Tre vjet përllogaritet se do të zgjasin punimet. Sikur ato të fillonin këtë vit, dibranët do t’i dëgjojnë angazhimet politike edhe në të paktën dy fushata elektorale, në 2017 dhe 2019.
Deri atëherë, zhgënjimi mund t’ia  këtë lënë vendin revoltës.

S'KA KOMENTE