Gazeta “BULQIZA”, promovuese e trashëgimisë kulturore

1727

NAFIJE  JELLA

Është promovuar një spektër i gjerë vlerash historike, patriotike, atdhetare, shkencore  e kulturore, të trashëgimisë natyrore, trashëgimisë kulturore, materiale dhe shpirtërore, të trashëgimisë kulturore, të mjedisit dhe turizmit kulturor, të dhënë në mënyrë periodike nga kjo gazetë

Gazeta Bulqiza, si tribunë e mendimit të lirë erdhi si nevojë e një rëndësie të veçantë,  ku në të pasqyrohen arritjet dhe problematikat e qytetit dhe të trevave të saj. Është meritë  e atyre intelektualëve nga fusha të ndryshme të jetës dhe individë që janë të shumtë, që po japin një kontribut të rëndësishëm me shkrimet e tyre për gamën e tematikave që trajtojnë, duke u bërë kontribues në promovimin e vlerave të kësaj treve, që është një thesar i vyer ndër breza. Është promovuar një spektër i gjerë vlerash historike, patriotike, atdhetare, shkencore  e kulturore, të trashëgimisë natyrore, trashëgimisë kulturore, materiale dhe shpirtërore, të trashëgimisë kulturore, të mjedisit dhe turizmit kulturor, të dhënë në mënyrë periodike nga kjo gazetë.
Ruajtja dhe promovimi i këtyre vlerave është kthyer tashmë në një traditë në  realizimin e mjaft aktiviteteve që nxisin përfaqësimin e qytetarëve në ruajtjen e këtyre vlerave.
Bulqiza ka një histori me ngjarje të shumta, zakone e tradita me natyrë të mrekullueshme si, liqenet, pyjet, minierat, qyteti, fshatrat, kultet shpirtërore, që përbëjnë një potencial të rëndësishëm, që kanë zënë vend në faqet e gazetës “Bulqiza”.
Gazeta ka qenë dhe është promovuese e talenteve krijuese dhe veprave të tyre, e kapaciteteve intelektuale në fushën e artit, kulturës, studimeve që e kanë thënë me dinjitet fjalën dhe mendimin për promovimin e vlerave për trevën e Bulqizës.
Prezantimi dhe ideimi i mjaft projekteve në mbrojtje të këtyre vlerave, në mbështetje të artit,  kultures, turizmit, gatimeve tradicionale, etnografisë së zonës, në realizimin e mjaft aktiviteteve nga QK e bashkisë, grupet lokale, shkollat dhe OJF-të, dëshmojnë për mbajtjen gjallë të këtyre traditave. Kjo gazetë i ka dhënë shumë lexuesit dhe të gjithë atyre që shkruajnë në faqet e kësaj gazete, se ata janë kontribues e vlerësues të rëndësishëm në promovimin e kulturës,  ku nëpërmjet rubrikave të tyre të shprehin mendimet dhe të jenë përcjellës të vlerave kulturore,  për artin, ekonominë, biznesin dhe sektorë të tjerë jetik .
Të promovosh këto vlera është një gjest fisnik dhe patriotik, pasi mban të ndezur dëshirën për t’i promovuar dhe prezantuar këto vlera brezave të rinj. Brezat e rinj ia përcjellin njëri -tjetrit këto pasuri pa kufi të identitetit tonë kombëtar.
Të gjithë së bashku të jemi kontribues dhe vlerësues në ruajtjen e këtyre traditave, në promovimin e kulturës së trevës së Bulqizës. Kjo, falë mbështetjes dhe përkushtimit të drejtorit të gazetës “Bulqiza”,  Z.Edmond Isaku, kryeredaktorit, Z.Halil Rama, stafit të gazetës, kontribuesve që shkruajnë në këtë  gazetë, që me profesionalizmin e tyre promovojnë vlerat e kësaj treve.

S'KA KOMENTE