KLUBI ATDHETAR “BASHKIMI” I DIBRËS SË MADHE DHE ROLI I TIJ PER PERHAPJEN E ARSIMIT SHQIP DHE PER PAVARËSINE E VENDIT

377

Nga Sakip CAMI

Më 19 Shtator 1908, në Dibër u formua  Klubi patriotik “Bashkimi” i cili ndikoi në hapjen e 250 shkollave shqipe në Dibër dhe Shqipërinë verilindore Në fund të dhjetorit 1908 në Dibër të Madhe, klubi atdhetar « Bashkimi », i themeluar që në shtator të atij viti,  u vendos me zyrë e qendër në hotelin e Haxhi Rexhës afër shatërvanit të papuçinjve. Ky klub ka patur një këshill administrativ me kryetar Hafiz Sherif Langun. Fillimet e këtij klubi janë në vitin 1907, kur Hafiz Ismet Dibra themeloi organizatën « Bashkim dhe Përparim » dhe në kryesi të tij ishin Hafiz Sherif Langu, Riza Rusi, Ismail Strazimiri dhe Rushit Kusari. (Haki Stërmilli, « Dibra në prag të historisë » dorëshkrim, 1940)  Në vitin 1908 fill pas Kongresit të Manastirit, Klubi « Bashkimi » zhvilloi një veprimtari të gjërë për përhapjen e gjuhës shqipe dhe hapjen e shkollave shqipe. Në Kongesin e II të Manastirit , Klubi « Bashkimi » mandatoi Ibrahim Jegenin që t’i përfaqësonte.

Hafiz Sherif Langu, kryetar i Klubit Patriotik Bashkimi, Dibër

Me këmbënguljen e Hafiz Sherif Langut, Eqerem Camit dhe të Ismail Strazimirit u bë e mundur që në gjimnazin e Dibrës të mësohej shqip dhe mësues të caktohej Shefqet Daiu nga Elbasani. Hafiz Sherif Langu dhe Shefqet Daiu dhanë provim para autoriteteve të kohës në Manastir për të marrë të drejtën e mësimdhënies në shkollat shqipe. Shefqet Daiu, mësuesi i parë i shkollës shqipe të Dibrës së Madhe strehohej në fillim tek Hafiz Sherif Langu dhe më pas tek Riza Rusi.
Klubi pati  në përbërjen e tij 65 anëtarë dhe një këshill administrativ prej shtatë vetash ku bënin pjesë : Hafiz Sherif Langu, Kadri Fishti, Riza Rusi, Ibrahim Xhindi, Eqerem Cami, Abdurrahman Tërshana dhe Ibrahim Jegeni. Prof. Mahmud Hysa f. 289, Studime 6,  duke ju referuar kujtimeve të Haki Stërmillit « Dibra në prag të historisë » na jep pothuajse
Bashkëpunimi me patriotët Vehbi Dibra, Shaqir Daci, Kadri Fishta, Hoxhë Hazis Lila, Hoxhë Voka (Said Najdeni), Aqif Pashë Elbasani, Hoxhë Hasan Moglica, Dan Cami, Mersim  Dema, Eqerem  Cami etj ishin baza e veprimtarisë patriotike dhe e përhapjes së arsimit shqip të Klubit Patriotik « Bashkimi » të Dibrës.

ROL KRYESOR PËR ORGANIZMIN E KONGRESIT TË DIBRËS, KORRIK  1909
Kongresi i Dibrës u mbajt nga data 23-29 korrik 1909. Tubimi i korrikut 1909 dëshmoi se Dibra e Madhe (Shehri) jo vetëm  kishte qenë, por dhe kishte mbetur një nga vatrat më të rëndësishme të lëvizjes kombëtare shqiptare. Turqit harruan se pikërisht në Dibër në korrik 1844 me ekspeditën e Hajredin Pashës lanë jo pak por 12 mijë forca në fushën e luftimit se më 1 nëntor të vitit 1878, pas Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, u mblodh Kuvendi i Dibrës për të gjetur terrenin e zbatimit të vendimeve të kësaj lidhjeje që jo rastësisht kishte kryetar një dibran të madh, patriotin Iljas Pashë Dibra (Qoku). Edhe në vitin 1880 kemi përsëri një kuvend mbarëkombëtar në Dibër të Madhe. Në mars të vitit 1899, pas kuvendit të Pejës në janar të vitit 1899, mblidhet Kuvendi i Dibrës.
Krahas përpjekjeve të vazhdueshme për shkollën  shqipe, së bashku me aktivistë të tjerë Klubi patriotik  “Bashkimi “ i drejtuar nga Hafis Sherif Langu luan një rol të rëndësishëm në organizimin e Kongresit të Dibrës të 23 korrikut 1909.
Pra ky ishte terreni patriotik që kishte në fakt Dibra, por që disa nëpunës dhe pashallarë të shitur përpiqeshin tja servirnin Dibrën, portës së lartë të Stambollit, si proturke.
Në kongres morën pjesë delegatë nga të katër vilajetet shqiptare, Janinës, Manastirit, Kosovës dhe Shkodrës. Kishte edhe delegatë nga vilajeti i Selanikut. Parë në këtë plan ky kongres ishte jo vetëm mbarëshqiptar por edhe ballkanik sepse morën pjesë përveç shqiptarëve përfaqësues nga Stambolli, serbë, maqedonas, grekë, bullgarë, arumunë (vllehë) etj. Kryetar i Kuvendit ka qenë Vehbi Dibra, i cili me 28 nëntor 1912 do të ishte kryetar i Pleqësisë (parlamentit). Pritja nga qytetarët e Dibrës ka qenë madhështore.
Në kongres u aprovua versioni i ndryshuar që përmbante një varg kërkesash ekonomike dhe kombëtare si:
1) ndërtimi i hekurudhave dhe tharja e kënetave moçalike
2) mësimi i njohurive moderne
3) Hapja e shkollave fillore dhe të mesme me mësim në gjuhën shqipe
4) ndarja e shkollës nga kisha dhe xhamia, zhvillimi i ceremonive fetare në gjuhën amtare
5) njohja e zakoneve dhe e gjuhës shqipe nga ana e pushtetit shtetëror
6) vendosja e regullit në sistemin e rekrutimit në ushtri.

Kërkesa të tilla si ajo që nëpunësit të dinin gjuhën dhe zakonet e vendit, futja e gjuhës shqipe në shkollat shtetërore, hapja e shkollave në gjuhën shqipe, kryerja e shërbimit ushtarak në vend nuk përbënin një fitore të vogël për Lëvizjen Kombëtare Shqiptare. Kongresi atyre iu dha një forcë vendimore me peshë shumë të madhe, sepse në të përfaqësoheshin të gjitha krahinat e vendit dhe të gjitha forcat politike shqiptare të të  gjitha krahëve. Që nga Lidhja e Prizrenit, asnjë tubim masiv i tillë i shqiptarëve në vend nuk kishte arritur t’i parashtronte kërkesa të tilla me karakter të theksuar politik autoriteteve osmane.
Atdhetarët dibranë me Vehbi Agollin (Dibrën)  në krye dhanë ndihmesën e vet në kthesën që morën punimet e Kongresit si dhe për vendimet e rëndësishme që u morën aty. « E gjithë Shqipëria nderon dhe përulet me respekt përpara atdhetarëve si Hafiz Ali Korça, Abdyl Ypi, Qenan Manastiri, të cilët qëndruan në ballë të debateve të ashpra që u zhvilluan në Kongres. Duke pasur përkrah dhe Rexhep Vokën  e Haxhi Ali Elbasanin e të tjerë, me luftën e tyre të vendosur, e bënë Kongresin e Dibrës arenë të luftës së mendimit më të përparuar atdhetar të shqiptarëve për atë kohë, kundër  qëndrimeve reaksionare dhe antishqiptare të xhonturqve dhe të elementëve turkomanë. Këta atdhetarë të mbështetur nga Dervish Hima, Ibrahim Temo, Sotir Peci, Loni Logori, Ferit Ypi, Fehim Zavalani e plot të tjerë që nuk morën pjesë drejtpërsëdrejti në mbledhjet e komisionit të ngushtë të Kongresit, bënë që kongresi të shndërrohej në tribunë luftarake për shpalosjen e kërkesave të mirëfillta politike të shqiptarëve, të kërkesave më të përparuara të rretheve atdhetare shqiptare.

Kongresi i Dibrës  parashtroi me vendosmëri:  
“Ndër ato fshatra ku s’ndodhen shkolla fillore medoemos të çelen edhe ndër gjithë shkollat e Shqipërisë gjuha  kombëtare të këndohet… Megjithatë, në Shqipëri kur tërë gjuhët mësohen gjuha e jonë përse të mos mësohet?”. Mendimet e Hafiz Aliut u mbështetën dhe nga Abdyl Ypi, i cili foli në gjuhën shqipe. Fjala e tij u prit me duartrokitje dhe me miratimin e shumë vetave, sidomos nga delegatët Seidi, Murad Jakova, si dhe nga Jusuf Bej Karahasani.
Ai, (Jusuf Bej Karahasani),  deklaroi me vendosmëri: “Nuk heqim dorë nga gjuha jonë”.

Lista e anëtarëve të Klubit patriotik «BASHKIMI» i DIBRËS SË MADHE  

1.    Shyqyri Iljas Pashë Qoku (Dibra), i biri i Iljas Pashë Dibrës
2.    Qamil  Daci
3.    Vehbi Xhidri
4.    Tefik  Xhuglini
5.    Hafiz Mehmet Kodra
6.    Esat  Hajdaraga
7.    Ali  Zeqo
8.    Azis Menzelxhiu
9.    Abdurrahman  Xhunglini
10.    Tafçe  Isaku
11.    Zeqir  Hutani
12.    Avdi  Hatibi
13.    Eqerem   Cami
14.    Ramadan (Dan)  Cami
15.    Aqif  Uruçi
16.    Nurçe  Xhuglini
17.    Izet  Basriu
18.    Izet   Pitarka
19.    Haki  Xhuglini
20.    Vehbi  Hatibi
21.    Gani  Begolli
22.    Murat  Daci
23.    Ferit  Hatibi
24.    Rakip  Pitarka
25.    Hamdi  Fuat Hajredin  Aga
26.    Hysen  Qylafku
27.    Haxhi  Mulla Mahmudi
28.    Jashar  Zeraliu
29.    Muharrem  Ternova
30.    Abdulla  Hatibi
31.    Shaban  Cami
32.    Tafë   Tërshana
33.    Riste   Pasinka
34.    Qazim Tufçe
35.    Hamdi   Daci
36.    Izet  Maqellara
37.    Sherif  Zeqir  Berberolli
38.    Kadri  Verzivolli
39.    Dervish  Zylyfqari
40.    Fiqiri  Mersini
41.    Hafiz  Meta
42.    Raif  Nallbani
43.    Hysein   Kodra
44.    Ismail  Strazimiri
45.    Maliq  Daci
46.    Abdurrahim Shemsi  Beu
47.    Hafiz  Muharrem  Kodra
48.    Rifat  Nurçe
49.    Kadri  Fishta
50.    Riza   Rusi
51.    Shaban  Pepa
52.    Hajredin   Varvarica
53.    Hafiz   Muhameti
54.    Hafëz  Mahmudi etj.

S'KA KOMENTE