Në gjuhën tonë të bukur, shqip Si duhet të shkruhet, “dëgjoj” apo “ndëgjoj”?

474

Agim DEMIRI

Në  të  folmën  e  Bulqizës  kjo  fjalë shqiptohet  “ngjoj”- që  përfaqëson  dhe  “dëgjoj”. Në  këtë  të   folme kjo  është  një  fjalë  bashkë  me  familjen  e  saj ;- ngjim , ie ngju:, ngju:s, e ngjumja  që  ka tingullin ”gj” jo  të  zbutur,   po  njësoj  si  e  gjuhës  letrare . (Khs- ngjoj -”gj” – si  i  gjuhës  letrare  (khs- gja:l, gja:th )   dhe  “gjak”- një  tingull  i  një  lloji  tjetër  – rrëshqitës  i  afërt  me  “zh”. ). “Ngjoj”  paraqitet  në  këte  të  folme  edhe  si  ndryshore  e  “dëgjoj “ . Krahas  saj   është  sinonime  me  të  “ndiej”( Shih:  (ndiej >ni>naj  në  të  folmën  e  Bulqizës dhe  nëpër  të  folme të  tjera   )  që shpjegohet: – “ndiej – ndjeva -ndier-  1) Kap  me  anë  të  shqisave  ngacmimet  dhe  dukuritë  e  botës  së  jashme   pasqyroj  në  vetedije  ndijimet ; ndijoj. 2) Kap  tinguj  me  vesh;  dëgjoj,   3) Provoj  në  të  gjithë  trupin, ose  pjesë  të  tij  një  gjendje  fizike të  caktuar; 4) Kap me anë të shqisave dhe të  intuitës një dukuri  të  botës  që  na  rrethon. vë  rë; 5) Provoj  një  ndjenjë  a  gjendje  shpirtërore  të  caktuar ; 6) kuptoj pasojat  e  një  veprimi;   7)  jam  në  gjendje  të  shijoj  të bukurën;  8) Kuptoj  me  anë  të  intuitës – parandiej …  Kuptimin  i   dytë  i   kësaj  fjalë  është sinonim  me  “dëgjoj” ;  Të  lidhura  me  të  janë  dhe  fjalët : ndjehem  “ ( Fjalor  T. 1980 fq.- 1215)  si  dhe  “marr vesh “= dëgjoj , marr  njoftim  për  diçka  ( Fjalor T . 1980 fq.- 1063). Në  këte  të  folme  dhe  në  disa   të  tjera  përdoret  edhe  fjala  “dëgjesë   dhe  “dëgjoj”    dhe  me   pjesëzat   “nuk”  dhe  “s’” përpara –   ka  kuptimin – nuk    pyet   për   diçka,   nuk   pranon … (khs- Nuk  ngjo (= nuk  pranon )  t’ shkoje !”.  Edhe  në  Bulqizë  kjo  fjalë  është   me  të  njejtat   kuptime  .  Edhe  “ie  ndier ”-  (= ie  dëgjuar ) –  në   Bulqizë  përfaqësohet  nga “i  ngju: , e  ngju:me ” – mbiemër  që  tregon cilësinë e  një  njeriu  që  është  berë i  njohur. – me  këte kuptim  nuk  e  ka  fjalori ; Asht  ba njeri  i  ngju  aj  teshtaj ;   “ndjesë” – një  lloj  gjendje  që  ka  një   njeri  kur  është  i  detyruar   për vetë vendin  që  ka  të  rrijë  urtë  patjetër – kuptim  ky që  nuk e ka  fjalori. . ( Hizmeqarët    ene  rra:jn   m’i  o:d  me  burrat  e  shpajs , po  njesun (= zërin , të  dëgjuarën, zhurmën )    e  kan  t ‘ ult.).  Janë  pranuar  në  gjuhën  letrare  edhe    familja  e  kësaj  fjale ” :- ie  dëgjuar,  dëgjim ,dëgjues , i dëgjueshëm , dëgjueshmëri, që  shqiptohet   në   Bulqizë  në formën :   – ngjim , i ngju: , e ngju:me , i ngju:shum,  e  ngju:shme;   ngju:s  me  të  njëjtat   kuptime.   Në  formën  “ngjoj “, ngjim , e tj –  kjo  fjalë  nuk  përdoret  vetëm   në  Bulqizë,  por  edhe  nëpër  vende të  tjera  të Shqipërisë .  – Kështu  është   regjistruar  edhe  te  Anonimi  i  Elbasanit (dhe  e  dëgjuar  në  Elbasan ) ;”nigjesë”  edhe    në   të  folme  të  Tiranës  e tj. –  Në  të  folmet    rreth  Bulqizës   përdoret   fjala  “gjegj “  që   e  folmja  e  Bulqizës nuk  e  ka  në  këtë  formë, por në formën  -”përgjegj, përgjigj-em”,   siç  e  ka   dhe    gjuha   letrare .     (Khs-  “U  gjegj ( = përgjegj )  Sala  n’ tjetrun  qoshe …” ).  Fjala “ përgjigj , përgjigj-em”  është   sinonime  me “gjegj, gjegj-em.”  dhe   në  gjuhën  letrare  ka  kuptimin :- “   1)-shpreh   dikujt  mendimet  e  mia  për  diçka  pasi  më  ka  pyetur  dhe  më  ka  kërkuar  diçka;   jap  përgjigje ;  2)   them   mësimin;    3) tregohem  i  gatshëm  të  marr  pjesë  në  një  gje që  me  kërkohet;    4) kundërveproj ; 5) mbaj qëndrim  ndaj  ndjenjave  të  dikujt. …” .   Duke  u  nisur  nga   “përgjigj-em “ ( krahaso : për+gjigj-em)   ne  mendojmë  së  është  shumë  i  drejtë  mendimi  i  Prof.  Demirajt  ku  te  vargu i  “Eposit  të  Kreshnikëve “ “A po m’ gjegjesh ( = dëgjon )  , more  Diell ?” apo  “ As  nuk  gjegjet (=dëgjon -me kuptimin -pranon )   travinën  me  ma  la” se  “gjegjem”  ështe  një  fjalë  e  vjetër  e  përdorur   shpesh  te  Cikli  i  Kreshnikëve , që  e   gjejmë  edhe  te  Buzuku  në  shumë  raste  (Khs-  Buzuku -Neve  na ndinjo me  u   gjegjunë.( = dëgjuar) .. As nuk gjegji (= dëgjoi )  … ) ,  me   një  kuptim  të  humbur  të  saj  (=dëgjoj ),  duke  marrë  më pas     kuptimin  e  fjalës “ përgjigjem “, kuptim  që  e  ka  edhe  tani .   Më  vonë  me  këte  kuptim  të  saj  të  humbur  të foljes “gjegj, gjegj-em”  është   përdorur  folja   tjetër  “dëgjoj “. (Khs-   “…A  po  m’ gjegjesh (=dëgjon ) , more  Diell ? “ …”As  nuk  gjegji ( =dëgjoi )” ). Ose ( “As nuk gjegjet ( =  dëgjon>pranon ) , travinën  me  ma  la”… që  analizon  Demiraj ; ose “… Gjith  e  gjegjne (=dëgjuan ) e s’u  përgjegjnë  ”)  që  i  shtojmë   ne  po  nga  autorët  e  vjetër .    Një   gjë  të  tillë  e  mbështet  fakti  se    me  ketë  kuptim   të  humbur –  “ kap  tinguj  të  ndryshëm  kryesisht  me  organet  dëgjimore”,  por  edhe  kuptime  të  tjera  të  njejta  me  të ,  fjala  “gjegjem”    gjendet  edhe  te  Arbëreshët  e  Italisë  (khs- Sontenith   me  di  ore  natë |gjegjej(= dëgjohej)  një  rënkim  i  gjatë…”), të  autorët  tanë   të   vjetër   Buzuku (“ …E  tue  pasunë  gjegjunë (=dëgjuar)…”; A  kini   gjegjunë    (=dëgjuar)  qish   tha:n   anshtë… );  Anonimi  i  Elbasanit : “…e  gjofsha  (=dëgjofsha ) se …”).   Folja  “dëgjoj”  dhe  familja  e  saj   qysh   në  të  kaluarën    përdorej   në  mënyrë  të  kufizuar ;  Të  N. Frashëri  psh  te “Bagëti e Bujqësi”(“…Papo bariu shum’  ahere  ve re  dhe    mba  vesh  e  dëgjon…”)  si  dhe  në  përralla   të  mbledhura ( “…Kush  e  dëgjoftë,  e  dëgjoftë  ( përrallën  AD) ,  ene  mastaj  mos  e  kallxoftë,   u  thaftë   në  brez  e  taposhtë…”)  Megjithatë  është  paraqitur   në  gjuhën  e  sotme  letrare  si  fjalë  e  saj- në  formën   “dëgjoj”, në  një  kohë  kur     në  të   folme    shqiptohet  “ndëgjoj”, nigjoj >ngjoj  bashkë   me  fjalët  e  formuar  prej  saj  (nigjesë >ngjesë  e  tj. ).
Duke  u  nisur  nga  paraqitja  te  autorët   e   vjetër : (Buzuku = ndiglonj :- ”U  të  ndiglonj”; te  Epos  i  Kreshnikëve= ndigiuet  -A ndigiuet? -ahave po  u  thotë …;  prof.  Demirajt  mendon  se  folja  “dëgjoj”, që  ka  zëvendësuar  kuptimin  e  fjalës “gjegj, gjegj-em” .  ka  ardhur    nga           lat. intelligo >intelligere . Ai  e  mendon  të  ardhur   në  formën :-intelligo >intelligere> ndëgloj > ndiglonj> dëgjoj .  Por,  në  qoftë  se  mbështesim  mendimin  e  Demirajt  për  humbjen e kuptimit “dëgjoj “  të  fjalës  “gjegj, gjegj-em “  që  shpjeguam  më  sipër, prejardhjen  e  foljës  “dëgjoj “ nga  fjala  lat.   intelliego     e  gjejme  të  pambështetur  sepse :
1)    Fjala  lat. “intelliego”- ka  kuptimin  e diçkaje që  është  lehtësisht  e  kuptueshme ; e qartë
Mbi  bazën  e  saj  janë  formuar  fjalët ”inteligjent “ – që  ka   aftësi  mendore  të  kuptoje  realitetin që  e  rrethon ; “inteligjence”- terësia  e  njerëzve  që  me  aftësinë  mendore  dhe  shkollimin  ka mundësinë  të  merret  me  punë  të  tipit  mendor, shkencor  e tj.,  kurse  kuptimi  i  foljës  “dëgjoj”  është  tjetër  gjë ;
2)Në  gjuhën  italiane  kuptimin  e  fjalës  “dëgjoj”   e  ka:  “sentirë”- =dëgjoj , ndiej ; Pra   kjo gjuhë  nuk  përdor  me  këtë  kuptim  ndonjë  fjalë  që  të  mendohet  e  ardhur  nga  lat.  “intelliego”  , por “ sentire =ndiej” ; kuptim  që   e  ka    edhe  gjuha  shqipe . (khs- dëgjoj = ndiej  në  njerin  nga  kuptimet  e  saj ). Si  mund  të  ndodhe  që  fjala  “dëgjoj”  në  gjuhën  shqipe  të  këte  ardhur   nga  lat. “intelliego” dhe   këtë  fjalë  të  mos  e  këte  kështu  italishtja  që  është  drejtpërsedrejti   bija  e  saj?
Këte   fjalë  – jo  në  formën  “ dëgjoj “ por  “ndëgjoj”  në  e  biem  të  prejardhur  nga  përngjitja  e  foljes  “ndiej”   dhe  “ gjë” – që  shqiptohet   me  hundorizimin   “gja”   apo “  gjo”. Humbjen  e  kuptimit  “gjegj , gjegj-em”– në  kuptimin  “dëgjoj “ e  në  fillim   ka  zëvendesuar   folja  “ndiej” ( khs  nij , naj ,  n-jej ),  që  është  shumë  e  gjallë  nëpër  të  folme,  në  të  Bulqizës  dhe  në  gjuhën  letrare. Psh   në  të  folurën  e  Pukës  ku  është  treguar  “kanuni” si  i  zbatuar  prej  shekujsh   (Shih:- Meçi, Xh,-Kanuni i Lekë Dukagjinit (Varianti i Pukës )T. 1997)   në  të  cilin   lexojmë :  “  Neni 112. …Me  ta  fillue  kajkën  (-krushqit   AD) , çika  fillon  me  kajt  me  “eh, eh, eh” sa  ku  me  ndie (=dëgjuar)  krusht …; ( fq.-59);   Neni  148 “ …E  pyeti  kush (= njerëzit e shtëpisë) ,  përgjigjet  (= bëhët  fjalë  për  një  njeri që  ka  shkuar diku  për  mik   për  problemet  që  dallon  te  shtëpiakët-   AD) . S’e  pyeti  kush , ban  sikur  s’ shef  e  s’ ndin ( =dëgjon) …”. (fq.-69). Po   kështu  nëpër   rrapsoditë   që  tregojnë  bëmat  e  Kreshnikëve   lexojmë:     -”Pa  ndij (= dëgjo)  çka  bani njaj  Gjeto  Basho  Muji …”    Më  vonë  në  rrjedhen  historike  të  saj ,   gjuha  e  ka  ndier  se  “ndiej” ka  si  kuptim    një  “veprim  psikologjik”  që  lidhet  me  pasqyrimin  në  vetëdije  të  gjithë  ngacmuasve  dhe  nuk   përcakton  ato  që  “janë  në  formë  tingujsh , zhurmash  e tj.”,  që  kapen  me  vesh  në  veçanti ,   prandaj  ka  ndier  nëvojën  e  “të  ndierit “ të  diçkaje  më  të  përcaktuar  ndaj  ka  krijuar  në  fillim  “ndiej  ndjenjen” (= të ndjerën – atë  që  ndjehet ) , që   është  shprehur  në  formën  e  togut  “ndiej  gjë  >gja > gjo ”( khs- Ndiej  gjë. A  ndien  gjë ? …) mbi  bazën  e të  cilit  është  krijuar: – “ndiegje:(n)”> ndi:gjo >ndëgjo . Sipas  të  folmeve  në  zona  të  ndryshme  dhe   kohë  të  ndryshme  kjo  fjalë  është  përgjithësisht  “ndëgjo-j”  që  pavarësisht  se  shkruhet “dëgjoj “ në  të  gjitha të  folmet  si  dhe  në të  folurit bisedor  të  intelektualëve   shqiptohet “ ndëgjoj “. Kështu   në  të  folme  të  Jugut  dhe  gjuhë  letrare- “dëgjoj”  (= shkruhet “dëgjoj” – por  shqiptohet  dhe   dëgjohet  “ndëgjoj” ) ; “nigjoj”, “nëgjoj” “nëgjuam”; Në   të  folmën  e  Elbasanit  , edhe   te  Anonimi  i  Elbasanit  shkruhet  -”do të ngjosh “; Te  të  folmët  e  Tiranës , sipas  Q. Haxhihasanit   është  shënuar  si  fjalor “nigjesë” dhe   nëgjesë ( khs-”ndëgjesë”); Përgjithësisht, në  të    folmet  e    Gëgërishtes  Qendrore – “ngjoj” , nigjesë;  edhe     të   Budi – është  gjetur -“ndëgjuom”- ( “…Aj  qi  rri me  ja  ndëgjuom…”);  Në  zona  me  në  Veri  kjo  fjalë  paraqitet –  “ndigiuet “(>nigiuet); ( “… A nigiuet  ça  u  ba?” (=nigiuet-  gi>g-j dhe  më  poshte  gl =  ndryshore   historike   të  bashkëtingëllorës “gj – Krahaso: edhe   në  disa  të  folme Veriperëndimore -nig-jo :- Nig-jo (=dëgjo ), or  mik!  AD)) ; Te    Buzuku   ( besohet  në  Veripërendim  të  Shqipërisë )  është  shkruar  disa  herë – “ndiglonj” (…Ti  të  më  ndiglojnsh;  Kush  zgiedh   të  ndiglonje…) ; Në  tregimet  e  malësorëve  të  Tropojës  se  pse  quhen “Bjeshkët  e  Namuna” pasi  shpjegohet   se  “…Omeri  i  Mujit  u  vra  kur  kaloi  Grykën  e  Dragobisë… “ vazhdohet  të  tregohet  se “ …  Populli  i  mallkoi  duke  i  quajtur  “Bjeshket  e Namuna”. Më  pas  tregohet  se  “edhe   sot   nuk   ngohet  (=khs  me   ndigiuet   dhe nig-jo   AD)   qyqja  në  to(= në vendet  ku  quhen “Bjeshkët e Namuna”  AD), as  nuk  ngohen  të  këndojnë  zogjtë  në  pyll…”
Me  një  fjalë  në  mendojmë  se  kjo  fjalë  është  pranuar  si  fjalë  të  gjuhës  letrare –“ dëgjoj, dëgjohem,  ( ie)  dëgjuar,  dëgjim, i  dëgjueshëm, dëgjueshmeri,   dëgjues  e  tj”.  – që  në  rastin  e  saj  shqiptohet  në  çdo  vend  “ndëgjoj “- ndëgjim , i ndëgjuar, ndëgjues e tj.  Edhe  po  të  mendohet  , se   folja  “ndëgjoj”    është   një   formë  e  vjetër  që  ka  kaluar  më  pas  në  “dëgjoj “ ,    ( khs- nd>d -ndëgjoj>dëgjoj )  në   këtë  rast  ”nd”    është   një  grup  bashkëtingëllor    që  në  shumicën  e  rasteve  ,   nëpër  të  folme  ka  kaluar  në “n” (khs- ndal -nal; ndez -nez  e tj.)  dhe    në ndonjë  rast  të  rrallë  në  “d”  (khs- ndaj >daj ,ndorësh>dorësh, drishk (ndryshk )> drishk  drishkoj  (ndryshkoj ) e  tj  – Eshtë  e  vërtetë se  në  të  folme  diku   dëgjohet  edhe  :-dëgjesë  apo  digjesë, pra   me “d” , por  në  të  shumtën   në  “n”, siç  kemi  paraqitur  në  shembujt  e  mësipërm.   Por  në gjuhën  letrare   , ndryshe  nga  të  folmet   ruhet  grupi “nd”  i  plotë.  Prandaj   për  mendimin  tonë    duhet  të  shkruhej   “ndëgjoj “ dhe  jo  “dëgjoj”.   Por,   në  ndryshim   nga  supozimi  i  mësipërm , siç  thamë,   ne   nuk  e  shohim   një  grup   të   thjeshtë   a  të  rastësishëm  “ nd”  në  trastin   “ndëgjoj “  , por   një  përngjitje  të  “ndij +gjo” .  Përveç  kësaj  vetë  pjesa  e  parë   kësaj  përngjitje – ndiej  në  asnjë  rast  nuk  ka  dhënë *dij – për “ ndiej”.,  por  ni>nij- për  “ndiej” .
Në  këto  kushte   ne   mendojmë  se  “dëgjoj”  dhe  gjithë  familja  e  saj :- dëgjim , i dëgjuar ,
i  dëgjueshëm ,  dëgjues     duhet   të   shkruhet     “ndëgjoj” , ndëgjim, i   ndëgjueshëm , ndëgjues siç  shqiptohet, aq   më  tepër  që  kështu  bën  një  afrim  më  të  madh  të  formës  së  shkruar  me gjuhën  e  folur.

S'KA KOMENTE