Myrteza Gjoka, i respektuar nga të gjithë

977

Myrtezai ishte një njohës dhe dashamirës i shquar i kulturës dhe artit, duke ruajtur një përvojë të gjatë menaxhimi kulturor dhe duke bashkëpunuar në mënyrë shembullore me drejtues të këtij Institucioni si Hysen Dervishi, Xhelil Ymeri, Hajri Mandri e Pëllumb Dervishi

 

Në vitet 80-të një djalë i imët shëndetlig që punonte në Minierën e kromit si ndihmës mekanik vinte dhe aktivizohej te Pallati i kulturës së qytetit Bulqizë. Me një dashamirësi amatoreske aktivizohej në bandën e qytetit, si solist, prezantues dhe actor në teatrin  e estradës dhe varieteve. Në kohën kur konkuronin grupët artistike të ndërmarrjeve filloi të dalë në pah figura dhe roli i një djali të talentuar me një inteligjencë të shumëfishtë dhe të lindur, që e thërrisnin Myrteza Gjoka. Këngëtar, menaxher dhe asistent i skenës, Myrtezai u bë njeriu i duhur i aktiviteteve dhe lëvizjes kulturore të qytetit sa ishte i kudogjendur dhe i kudondodhur. Myrtezai ishte një njohës dhe dashamirës i shquar i kulturës dhe artit, duke ruajtur një përvojë të gjatë menaxhimi kulturor dhe duke bashkëpunuar në mënyrë shembullore me drejtues të këtij Institucioni si Hysen Dervishi, Xhelil Ymeri, Hajri Mandri e Pëllumb Dervishi. Myrtezai u kujdesua në mënyrë të vazhdueshme për kualifikim professional dhe për shkollimin e tij. Pasi mbaroi arsimin e mesëm në Bulqizë, Myrtezai specializohet për bibliotekist dhe punon për një kohë të gjatë pranë pallatit të kulturës si përgjegjës i bibliotekës së qyteti duke e shëndërruar atë në një institucion të standarteve të larta për shfrytëzimin e librit dhe afrimin e një shërbimi cilësor dhe me përkushtim human dhe qytetar. Myrteza Gjoka tani punon pranë televizionit “Bulqiza” si shef i sektorit të teknologjisë me një erudicion të admirueshëm në fushën kulturore , të gazetarisë gje diçitalizimit. Vazhdon me po atë përkushtim rinor të përkushtohet në median lokale TV Bulqiza në shumë funksione si teknik transmetimi, montazhier, redaktor, operator dhe funksione të tjera. I respektuar dhe me një sjellje shembullore gëzon një respect dhe reputacion në gjithë qytetin dhe bashkinë e Bulqizës.
Sali IMERI

S'KA KOMENTE