Fitorja e Trump, mësim i çmuar demokracie që SHBA i dhanë botës

176

Kandidati nga radhët e Partisë Republikane do jetë presidenti i 45-të i SHBA pas një fitoreje befasuese ndaj rivales demokrate

•    Presidenti Trump do të ketë edhe mbështetjen e dy dhomave të kongresit që do të jenë nën kontrollin e republikanëve, të cilët arritën të ruajnë shumicën në të dyja këto dhoma në zgjedhjet e së martës. Kjo nënkupton që republikanët do të mbushin vendet boshe në Gjykatën e Lartë me kandidatë që pritet të sjellin pikëpamje më konservatore

Surpriza ka ndodhur!
Biznesmeni Donald Trump, kandidati nga radhët e Partisë Republikane që fitoi zgjedhjet e 58-ta në SHBA, arriti të bëjë befasi të madhe duke u bërë presidenti i 45-të i SHBA-ve.
Procesi i 58-të zgjedhor i cili filloi me zgjedhjet preliminare më 1 shkurt 2016, përfundoi me zgjedhjet që u mbajtën më 8 Nëntor 2016 në 50 shtete dhe në Washington DC. Trump fitoi të drejtën për të hyrë në Shtëpinë e Bardhë duke e lënë prapa konkurrenten e tij me përvojë, ish-Sekretaren e Shtetit Hillary Clinton, dhe në këtë mënyrë arriti të bëhet personi i parë pas 60 vitesh merr postin presidentit pa patur paraprakisht karrierë politike duke bërë një befasi të madhe.
Trump, i cili merr detyrën në moshën 70-vjeçare, njëkohësisht do ta mbajë epitetin e presidentit më të moshuar në historinë e SHBA-ve.

Kush është Donald Trump?
Trump ka lindur më 14 qershor 1946 në Një York, si fëmija i katërt nga pesë fëmijët e Frederick dhe Mary MacLeod. Ai është nipi i biznesmenit amerikan me origjinë gjermane Frederick Trump. I inspiruar edhe nga babai i tij i cili merrej me pasuri të patundshme, Trump qysh në moshën e rinisë shprehu interesim në fushën e pasurive të patundshme. Në vitin 1968, Trump u diplomua në Universitetin e Pennsylvanias në drejtimin e ekonomisë.
Në vitin 1971, ai mori kontrollin e kompanisë së babait të tij dhe emëroi atë në “Trump Organization”.
Qendrën e kompanisë Trump e zhvendosi në Manhattan. Për një kohë të shkurtër ai arriti të bëhet i njohur me hotelet që i ndërtoi. Ndërkaq, prgrami televiziv “The Apprentice” (Praktikanti) që filloi ta realizojë në vitin 2004 në kanalin amerikan NBC, i ndihmoi tutje në ngritjen e famës së tij.

Pasuria e tij 3.6 miliardë dollarë
Trump, i cili në vitin 2016 hyri në listën e “400 njerëzve më të pasur në botë” nga revista Forbes, thuhet të ketë pasuri prej 3.6 miliardë dollarësh.
Gjatë fushatës parazgjedhore, tatimet e vjetra të Trump-it u bënë shpesh herë temë diskutimesh, ndërkohë që u pohua se ai nuk ka paguar tatimet në 18 vitet e fundit.

Kandidat për Çmimin Nobel për Paqe
Trump, i cili u kritikua për retorikën e tij islamofobike në SHBA, në vitin 2016 ishte nominuar për Çmimin Nobel për Paqe për “paqen e tij të fuqishme nëpërmjet ideologjisë së forcës, e përdorur si një armë parandalimi kundër Islamit radikal, DEASH-it, Iranit bërthamor dhe Kinës komuniste”, megjithatë nuk e fitoi atë. Ndërkaq, zv/presidenti i Trump, Mike Pence, ka kryer detyrën e guvernatorit të Indianas.
Ai ka pesë fëmijë nga tre martesa. Trump që nga viti 2005 është i martuar me Melania Trump.
Pasi fitoi të drejtën për t’u bërë presidenti i 45-të i SHBA-ve, Trump do ta marrë zyrtarisht detyrën nga presidenti aktual Barack Obama në ceremoninë që do të mbahet më 20 janar 2017.

 

 

S'KA KOMENTE