“Gjoka Konstruksion” merr përsipër përfundimin e “Rrugës së Arbërit”

1719

Tërhiqen kinezët, oferta e tyre nuk pranohet nga qeveria shqiptare: “Rruga e Arbërit” në udhëkryq

Kompania kineze “China State Construcion” ka tërhequrofertën e bërë në qeverinë shqiptare në lidhje me ndërtimine Rrugës së Arbërit” shkruan revista Monitor, e specializuarpër lajmet në fushën e ekonomisë, më 28 tetor 2016. Sipas revistës, “kjo lëvizje e papritur duket se do të vërënë vështirësi premtimin e qeverisë shqiptare për të nisurpunimet në pranverën e vitit 2017”.
Burimet zyrtare kanë thënë për “Monitor” se zyrtarët kinezëtkanë 6 muaj që janë shprehur se nuk do të ndërtojnëkëtë rrugë, pasi dhe vetë pala shqiptare këmbënguli në uljene kostos së ndërtimit.
Për ndërtimin e 27 kilometrave të rrugës së Arbërit, kinezëtdhanë një ofertë prej 300 milion dollarësh, e cila nëse nukarrihej të përfitohej nga taksa e rrugës, do të subvencionohejnga buxheti i shtetit”.
Revista thekson më pas se tani “qeveria shqiptare duhet t’i drejtohet Kuvendit për të shfuqizuar kontratën e nënshkruar gati një vit më parë”.
Në këto kushte ekzekutivi duhet të marrë në konsideratë angazhimin e firmave shqiptare.  Mësohet se kompania “Gjoka Construction” ka propozuar të përfundojë të gjithë pjesën e mbetur të rrugës së Arbrit, dhe jo vetëm 27 kilometra tësaj, për një vlerë prej 190 milion dollarësh. Një komisioni ngritur në Ministrinë e Transporteve është duke marrë në shqyrtim këtë ofertë, e cila me sa duket do të jetë fituesja e ndërtimit të Rrugës së Arbërit. Me anë të një emaili në adresën zyrtare të kompanisë“Gjoka Konstruksion”, redaksia e gazetës “Rruga e Arbërit” kërkoi më shumë informacionrreth ofertës së tyre.
“Kompania jonë operon në infrastrukturën e qarkut Dibër dhe veçanërisht ka qenë e angazhur në ndërtimin e Rrugëssë Arbrit prej më shumë se 7 vitesh”, shkruan një përgjigjepër gazetën Erind Gjoka, drejtor i përgjithshëm i GjokaKonstruksion.
“Deri më tani ne kemi ndërtuar rreth 16 km të Rrugës së Arbërit, pavarësisht vështirësive financiare të atyre viteve”, shkruan Erind Gjoka. “Dëshira jonë ka qenë dhe vazhdon të jetë, që pavarësisht se kush do jetë kompania që do e marrë përsipër, ajo rrugë të përfundojë dhe të vihet në operim. Si rrjedhojë e kësaj dëshire të madhe, ne i kemi bërë një propozim qeverisë Shqiptare para disa muajsh, për ndërtimin e plotë të të gjithë pjesës së mbetur të Rrugës së Arbërit. Koha e realizimit tëpunimeve 3 vjet dhe me një kosto shumë më të ulet se ajo e kompanisë kineze dhe standard më të lartë teknik”.
Lidhur me kërkesën e redaksisë së gazetës “Rruga e Arbërit”  për më shumë informacion, Gjoka shkruan se “Ne e kuptojmë kërkesën tuaj ku donitë dini sa më shumë detaje, por ne duhet të ju informojmëqë në këtë fazë nuk mund të japim më tepër detaje. Ajo qëduhet të theksojmë është që, sipas mendimit tonë, shansetqë pjesa e mbetur e Rrugës së Arbërit të fillojë para pranverës 2017, janë më të mëdhaja se asnjëherë”. Gjoka Konstruksion është duke ndërtuar tashmë dy lote të Rrugës së Arbrit nga ura e Vashës deri në Bulqizë. Ajo ka operuar edhe në ndërtimin e veprave të tjera në Dibër, si në rrugës Maqellarë – Peshkopi, ndërtim sistemi të furnizimit me ujë të fshatrave Melan, Grevë, Trenë, Pekë, Pjeçe dhe vepra të tjera të infrastrukturës në Qarkun e Dibrës, si dhe po ndërton me koncension Hidrocentralin e Okshtunit.
Sipas revistës Monitor, “vetëm në vitet 2013-2015 qeveria aktuale ka investuar 6 miliard lekë, ndërkohë që kërkohen edhe mbi 200 milion euro për të përfunduar segmentin kryesor prej 26.7 km të kësaj rruge”.
Ky projekt është iniciuar në vitin 2008, dhe parashikon një gjatësi prej 72 km nga Tirana në Dibër të Madhe, krahasuar me lidhjen e vjetër ekzistuese që është rreth 140 km dhe ka një gjerësi të planifikuar prej 10.5 m.
Deri më sot janë investuar nga kjo qeveri 6 mld lekë, nëvitin 2013 është investuar në vlerën e 3 miliardëve duke paguar dhe borxhet, 2014 janë investuar 1,4 mld dhe në 2015 shifra shkon në 1,34 mld lekë”.

Kush është “Gjoka Konstruksion”
“Gjoka Konstruksion” sh.a është themeluar në vitin 1994 nga Rrok Gjoka , administrator dhe aksioner i vetëm”, shkruhet në profilin e kompanisë në Ëeb.
“Aktiviteti i saj ka filluar në 1994 me seli në qytetin ePukës. Gjoka Konstruksion sh.a në fillimet e saj ka realizuarobjekte me vlerë të vogël, duke marrë parasysh edhe vështirësitë e asaj kohe. Me kalimin e viteve kjo kompani e vogël por e vendosur fitoi eksperiencë duke marrë përsipër projekte të ndryshme të infrastrukturës në sektorin civildhe industrial. E gjitha kjo, duke shtuar fuqinë punëtore, parkun e mjeteve teknologjike dhe transportuese, kapacitetet ndërtuese dhe duke rritur cilësinë e punimeve në çdo sektor”.
“Në vitin 1998 selia e shoqërisë zhvendoset në Tiranë. Rritja e vazhdueshme dhe suksesi solli edhe projekte më të mëdha dhe më të komplikuara. Ndër të parat ishte përfundimi i Unazës së Re, në vitin 2000”.
“Gjoka Konstruksion sh.a ka përfunduar një shumëllojshmëri të gjerë projektesh. Nga rindërtimi i rrugëvedhe autostradave, deri të urat dhe ujësjellësit. Pavarësisht nga projektet dhe vështirësitë që kanë, ne mbetemi të angazhuar për të dhënë më të mirën. Nga pronari, Rrok Gjoka, deri te menaxherët tanë te projektit, ne punojmë së bashku për t’u kujdesur për çdo detaj. Si rezultat, ne e kthejmë vizionin në realitet”.
“Ne krenohemi me ekipin tonë të punës i cili është i përbërë vetëm nga profesionistët e ndërtimit më të talentuardhe më me përvojë në këtë industri”, shkruhet në profilin e kompanisë.

S'KA KOMENTE